Njihuni me Flavina Cejku – studente në akademinë tonë të programimit Front-End në Brainster Albania.
Përshëndetje Flavina! A mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?
Përshëndetje! Unë jam Flavina, 20 vjeç, nga qyteti i Kukësit. Më lejoni të përshkruaj veten si një person që adhuron natyrën, muzikën dhe udhëtimet e gjata. Kam një pasion për programimin, MakeUp-in dhe po ashtu jam gjithmonë gati të mësoj e praktikoj aftësi të reja, të çdo lloj fushe.
Momentalisht po studioj në degën Inxhinieri Softwerike dhe jam në vit të fundit. Akoma nuk kam zgjedhur se cfarë dua të bëj specifikisht pas mbarimit të studimeve ndaj kjo është arsyeja që gjatë kësaj kohe kam intervenuar me çdo mundësi që më është ofruar dhe do vazhdoj ta bëj derisa të gjej të duhurën për mua. Bëhen gati 3 vite që punoj si mësuese e gjuhës shqipe, matematikës së avancuar dhe gjuhëve të programimit në një website online.
Pse zgjodhët Brainster dhe akademinë tonë të programimit Front-End?
Si studente me një pasion për zhvillimin e aplikacioneve inovative të webit, zgjodha Brainster dhe Akademinë e Programimit Front-End për reputacionin e saj të jashtëzakonshëm dhe kurrikulën e saj gjithëpërfshirëse.
Qasja praktike e akademisë, instruktorët me përvojë dhe përqendrimi në teknologjitë më të fundit përputhen në mënyrë perfekte me qëllimet e mia të karrierës. Jam veçanërisht e intriguar nga mundësia për të punuar në projekte reale dhe komuniteti mbështetës që nxit bashkëpunimin dhe rritjen. Brainster për mua është vendi ideal për të përmirësuar aftësitë dhe për të ndërtuar një themel të fortë për një karrierë të suksesshme në zhvillimin front-end.
A jeni përballur me ndonjë sfidë gjatë kohës që jeni student në akademi, dhe në qoftë se po, si keni arritur t’i tejkaloni?
Edhe thjeshtë te marrësh pjesë në një aventurë të re, ashtu si është dhe vetë akademia, është sfidë më vete . Më pëlqen të sfidoj veten me të panjohurën dhe më pëlqen ta përdor atë për të rritur veten edhe si njeri edhe profesionalisht, deri ne limitet e mia dhe ta shtyj veten përtej tyre gjithashtu. Të them të drejtën, akademia ka sfidat e saj siç është organizmi i kohës, mendimi kritik dhe vetë sfidat që na jepen nga profesorët e akademisë për të testuar veten mbi njohuritë e marra. Por do të gënjeja nëse do thoja që po e kaloj vetë këtë sfide .
Ndihma ime më e madhe kanë qenë dhe janë profesorët e akademisë. S’kanë thënë kurrë jo kur kam kërkuar ndihmë për çdo sfidë që kam hasur, përfshij këtu dhe ndihmën në projekte të mia personale ku kanë krijuar kohë dhe kur kanë pasur një axhendë super të ngarkuar madje gjej rastin t’i falenderoj për durimin dhe mbështetjen.
Nëse ju kërkojmë të përshkruani Akademinë tonë Front-End në një fjali, çfarë do të thuani?
Akademia Front-End është një vend frymëzues ku studentët përfitojnë nga mësimdhënia cilësore, teknologjitë më të fundit dhe një komunitet mbështetës që i ndihmon të rriten dhe të përparojnë në karrierën e tyre në zhvillimin e webit.
Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?
Në kohën e lirë më pëlqen të merrem me veten. Dua të rifitoj qetësinë e humbur nga dita e vrullshme duke bërë palestër, duke qëndruar në natyrë, duke dëgjuar muzikë ose duke shpenzuar kohë me njerëzit që dua. Uuu po, gjithashtu edhe duke rrëmbyer një libër nga bibloteka e vogël që kam në shtëpi e duke kaluar ndër faqe histori pas historie.
Kam pasion programimin dhe MakeUp-in. Gjatë kohës që dua të shkëputem nga realitet thjesht zhytem në botën e teknologjisë duke koduar ose ne botën e artit ku hedh të gjitha mendimet që kam në kokë ne look-e të ndryshme MakeUp-i.
Cilat janë synimet e juaja pasi të mbaroni Akademinë Brainster?
Të them të drejtën kam synime të qarta pas perfundimit të akademisë . Nuk dua të ngec ne kohë dhe të punoj nga ora 9 deri në orën 5 gjatë gjithë jetës time.Sigurisht që të gjithë nisim nga diku dhe më pas rritemi por qëllimi im është që të mos ndaloj së shijuari jetën për shkak të punës. Nuk më pëlqejnë aspak kompromise të tilla. Synoj t’i kem të dyja aspektet në të njëjtën vijë sepse të dyja plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrën më perfekte të mundshme.
Nëse po prisni plane konkrete rreth mënyrës se si do e arrij këtë synim, di t’iu them që do e shikoni por ne kohën e duhur. Gjithmonë kam preferuar të punoj e ta lej punën time të flas. Kur të kem diçka konkrete për t’iu treguar you just need to sit comfortable on your seats and enjoy the show. I am sure you will love it.
Së bashku me 10 kompani po japim 100 kupona nga 1000 euro për Akademinë e Programimit Front End. Aplikoni tani për kuponin tuaj dhe bëhuni student në akademinë tonë.
