Me zhvillimin e teknologjisë AI, parashtrohet një pyetje kyçe për profesionet: A mund të zëvendësojë AI profesionin tim?

Nëse kjo pyetje të vjen shpesh në mendje, atëherë të rekomandojmë të plotësosh këtë kuiz. Janë gjithsej 10 pyetje, të cilët do të të ndihmojnë të kuptosh nëse AI do të zëvendësojë profesionin tënd.

 

 

Disa nga profesionet më aktuale sot, të cilat përfaqësojnë një kombinim të kreativitetit dhe teknologjisë, janë dizajni grafik, dizajni UX/UI dhe marketingu digjital.

Në këtë blog, do të fokusohemi në këto profesione dhe do të shpjegojmë në detaje nëse AI mund të jetë një mik apo armik për këto profesione.

 

 

Dizajnerët Grafikë dhe UX/UI
Ne e pyetëm një nga mjetet më të përdorura të AI-së, ChatGPT, “A mund të zëvendësojë AI profesionet e dizajnerëve grafikë dhe UX/UI,” dhe kjo ishte përgjigja e tij:

Konfirmimi vjen edhe nga vetë mjeti AI. Disa arsye kyçe pse AI nuk mund t’i zëvendësojë këto profesione janë:

  • Kreativiteti që zotërojnë njerëzit
  • AI nuk ka empati njerëzore dhe nuk ka njohuri për etikën e një kompanie/klienti
  • Nuk mund të krijojë komunikim efektiv me klientët për të kuptuar vizionin e tyre ose me copywriter-ët, marketerët…

AI mund t’i ndihmojë dizajnerët në mënyra të tilla si:

  • Mund të zgjidhë detyra të përsëritura
  • Mund të bëjë analiza të të dhënave
  • Mund të kryejë detyra të vogla, por jo të krijojë një fushatë të tërë kreative sipas dëshirave të klientit

     

 

Marketingu Digjital
Të njëjtin eksperiment me mjetin AI, ChatGPT, e përsëritëm edhe për profesionin e marketingut digjital dhe morëm këtë përgjigje:

Sipas vetë mjetit, ky profesion është vështirë i zëvendësueshëm nga AI për disa arsye:

  • Ekspertiza njerëzore
  • Mungesa e dallimeve kulturore dhe njerëzore
  • Ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve
  • Zhvillimi i strategjive të plota të marketingut

     

Nga ana tjetër, ky mjet mund të jetë i dobishëm për marketerët digjitalë në mënyra të tilla si:

  • Mund të kryejë analiza të të dhënave
  • Mund të krijojë mesazhe të personalizuara për klientët
  • Mund të krijojë tekste të vogla (email-e, blog-e, përshkrime)

Studimet statistikore kanë bërë krahasime midis kreativitetit njerëzor dhe AI, dhe rezultatet kanë treguar këtë:

Studimet nga “Harvard Business Review” theksojnë se kreativiteti njerëzor është i udhëhequr nga emocionet, përvojat dhe elementet kulturore, të cilat AI nuk mund t’i kapë. Ky element njerëzor është thelbësor për detyra që kërkojnë mendim të thellë kreativ dhe përfshirje emocionale.
Ndërsa nga perceptimi i konsumatorëve kanë ardhur rezultate të tilla:

Studimi i McKinsey tregon se 70% e konsumatorëve preferojnë përmbajtje të krijuar nga njerëzit në vend të përmbajtjes së gjeneruar nga AI kur bëhet fjalë për reklamat dhe materialet e marketingut. Kjo thekson vlerën e vazhdueshme të prekjes njerëzore në krijimin e përmbajtjes që lidhet emocionalisht me publikun.

 

Aplikoni në akademitë tona dhe merrni aftësitë e nevojshme në fushat më të kërkuara të ditëve të sotme.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!