Hello December! 🎄🎅

Si është duke u afruar fundi i vitit 2023, shumë persona po shqyrtojnë një karrierë dhe arsimim të ri. Fundi i vitit çdoherë me vete sjell disa mendime të reja dhe dëshirën për ndryshim. 

Për ne,  muaji Nëntor ishte shumë i rëndësishëm dhe ne si Brainster punuam shumë vetëm që studentët tonë të jenë të kënaqur dhe të kenë një fillim të mbarë. 

 

Zbuloni më shumë rreth përditësimeve më të fundit nga komuniteti Brainster



  • Studenët tonë në Maqedoni krijuan një aplikacion për të ndihmuar në luftimin e ndotjes së ajrit

Në Hackathonin e dytë të AirCare u përfshinë 150 studentë të Akademive për Programimin Front-End, Programimin Full-Stack, Data Science, Software Testing dhe Project and Product Management, si dhe studentë të programit të Inxhinierisë softuerike dhe Inovacionit nga Brainster Next College. Në këtë Hackathon studentët tonë ishin ata që fituan dhe e prezentuan zgjidhjen më të mirë. Ne jemi krenarë me studentët dhe u dëshirojmë suksese të mëtejshme!



 

  • Bursat Brainster – Ishin të hapur gjatë muajit nëntor!

Siç e dini, ne mes të muajit tetor ne promovuam Bursat Brainster që do të ishin të hapur deri në mes të muajit nëntor. Gjatë nëntorit, intresimi për Bursat Brainster ishte shumë i madh dhe të gjithë ata që ishin në kërkim të një profesioni të ri fitimprurës aplikuan për Bursat Brainster. Bursat ishin njjë mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata që planifikoshin të bejnë transformim të karrierës. 

 

 

  • Shtyrja e Bursave Brainster 

Gjatë muajit nëntor, ne kishim një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë ata që ishin të interesuar për Bursat Brainster. Për shkak të interesimit shumë të madh ne vendosëm që të shtym afatin e aplikimeve për Bursat Brainster dhe t’ju mundësojmë më shumë personave të përfitojnë nga kjo mundësi. Pas lajmërimit, ishte shumë e qartë që ne kishim bërë hapin e duhur pasi që aplikuan edhe shumë njerëz tjerë pas këtij lajmi të mrekullueshëm. 

 

 

  • Të mundohemi të jemi të mirë me natyrën!

Për të edukuar më mirë fëmijët dhe familjet e tyre rreth disa prej kafshëve më të rëndësishme për gjithë eko-sistemin, bletët e egra dhe breshkat e kuqe-intestinale, studentët e Brainster në Maqedoni janë riangazhuar në një mision të ri fisnik me zhvillimin e një projekti të vërtetë. Dy nga studentë e akademisë së Graphic Design në Maqedoni ishin fituesit e të dy postereve të krijuara të cilët do të vendosen në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Krenohemi me studentët!

 

 

Deri muajin tjetër!

Ekipi Brainster Albania ❤️

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë