Gjashtëmujori i parë – 115 studentë të punësuar

Ne duam të ndajmë me ju një numër të ri – 115 punësime në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kjo do të thotë se kemi ndihmuar 115 studentë nga akademitë e Brainster që përpjekjet dhe orët e gjata të punës e mësimit të shpërblehen.

Kjo do të thotë 115 studentë të dërguar tek kompanitë tona partnere për të kontribuar në komunitetin tonë. Kjo do të thotë 115 studentë, vetëm në gjashtë muajt e parë, të cilët do të marrin pjesë aktivisht në zhvillimin e industrisë kreative dhe të IT-së në rajon.

 

Si i arritëm këto rezultate?

  • Ne zgjedhim të punojmë me kandidatë të jashtëzakonshëm dhe jemi shumë të kujdesshëm në procesin e përzgjedhjes;
  • Nuk e lëmë asgjë në rastësi! Studentët mësojnë në mënyrë praktike nga ekspertë të fushës së tyre;
  • Ne u tregojmë studentëve që në fillim se si do të duket karriera e tyre e re duke punuar në projekte për kompani të njohura lokale dhe ndërkombëtare;
  • Bashkëpunojmë me mbi 200 kompani partnere;
  • Organizojmë ngjarje për networking me kompanitë;
  • Ne përgatisim studentët për të lënë përshtypje të mirë para kompanive dhe punëdhënësve të mundshëm me intervista mock-up dhe i mbështesim në përgatitjen e portofolëve, CV-ve dhe profilit në LinkedIn;
  • Ne i lidhim studentët me kompanitë dhe i ndihmojmë në procesin e punësimit.

     

Këto rezultate na kujtojnë misionin tonë – gjithçka që bëjmë është për studentët tanë dhe për zhvillimin e karrierës së tyre. Ekipi i Student Success është këtu për të ofruar mbështetje individuale në çdo hap të edukimit të tyre, ndërsa ekipi i Partnerships është këtu për t’i ndihmuar me projekte reale dhe punësim.

Ne jemi krenarë për studentët tanë, dhe përkushtimi i tyre, puna dhe dëshira për ndryshim dhe inovacion na motivon që të vazhdojmë me këtë punë.

 

Si arritëm këto rezultate? Lexoni nga përvojat e disa prej studentëve tanë të punësuar:

  • “Mund të them me krenari se, edhe pse ndryshimi im i karrierës nga specialist i prokurimit në testues software ishte i vështirë, me motivim të fortë dhe punë të palodhur arrita që pas përfundimit të akademisë të punësohem dhe të transferoj njohuritë dhe aftësitë e fituara. Puna në Casys është një privilegj i vërtetë, veçanërisht mundësia për të punuar në një kompani që është lider në industrinë e pagesave” – Goran Brnjarçevski, Inxhinier i Sistemeve në Casys.
  • “Mund të them se Akademia më hapi dyer për të cilat nuk e dija se ekzistonin në vendin tonë dhe më dha një perspektivë tjetër për ambientet e punës dhe jetën në përgjithësi. Falë Brainster, gjeta punë në LEORON, punë të cilën e dua dhe ku ndihem mirë në një atmosferë dinamike dhe kreative” – Gabriela Gurmesheviç, Koordinatore e Planifikimit dhe Dizajnit në LEORON Institute.
  • “Do t’i inkurajoja plotësisht ata që janë në dilemë të regjistrohen në akademi, sepse do të bëjnë vendimin e duhur për të ardhmen dhe karrierën e tyre” – Viktor Zafirovski, Inxhinier i Aplikacioneve në Casys.
  • “Mundësitë e zgjerimit të networkut në Brainster më lejuan të lidhem me profesionistë të mendjesh të njëjtë dhe mentorë që më ofruan këshilla dhe mbështetje të vlefshme” – Edita Mela, Themeluese e Sphise.
  • “Akademia e Dizajnit Grafik më dha një drejtim të shkëlqyer se si të përmirësoj aftësitë e mia për t’u zhvilluar si një dizajner i përgatitur për fillimin e një karriere në këtë fushë” – Filip Cvetkov, Dizajner Grafik në AD Value.
  • “Para 7 vitesh fillova transformimin tim të karrierës me Akademinë e Marketingut Digjital, dhe tani jam pjesë e Akademisë për Menaxhim të Projekteve & Produkteve – e dyta për mua në Brainster. Puna si Senior Performance Marketer është dinamike dhe sfiduese, por jam krenare që jam pjesë e një ekipi që gjithmonë gjen zgjidhje për sfidat” – Slavica Stojmenovska, Senior Performance Marketer në Brainster.

 

Fushata është organizuar nga Brainster në kuadër të Aktivitetit të USAID për të rinjtë që krijojnë mundësi, zbatuar nga organizata Avancimi i Ekonomive për Komunitete më të Forta, në partneritet me Forum për Arsim Rinor (MOF) dhe Qendrën për Ndërmarrje dhe Zhvillim të Menaxherëve (CEED Hub) në Shkup. Mendimet e shprehura në këtë faqe janë të autorëve/Brainster dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet e USAID ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

 

Ne po dhurojmë vetëm 100 voucher me vlerë 1000 € për 100 studentë të ardhshëm.

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!