Si sollëm një epokë të re në arsim në Maqedoni me 9 faktorët e Brainster +

Arsim për karrierë në epokën e re! Ky nuk është vetëm një slogan për novacionin tonë më të madh deri më tani – Brainster+, të cilin e lancuam në fund të vitit 2023, por gjithashtu një kategori e re që sollëm në arsimin në Maqedoni. Akademitë tona tani janë të përmirësuara falë kësaj risie, duke i bërë programet tona të edukimit të parat dhe të vetmet në vend që përfshijnë të gjithë 9 FAKTORËT e kërkuar nga industria për punësim!

Brainster+ është kulmi i investimit tonë shumëvjeçar në arsim cilësor, duke i mundësuar studentëve avantazh në tregun e punës.

Por, që të arrijmë në këtë sukses të ri, le të kujtojmë atë që kemi arritur gjatë gjashtë muajve të kaluar. Çdo sukses arrihet me punën e palodhur të një ekipi prej 70+ punonjësish, ekspertizën e 150+ mësimdhënësve tanë, mbështetjen e 150+ partnereve të industrisë dhe sigurisht komunitetin tonë me 12,000+ studentë alumni.

Ju falenderojmë për besnikërinë dhe kontributin e vazhdueshëm!

Vlera e vërtetë e suksesit nuk është vetëm në shkëlqyeshmërinë e idesë apo efikasitetin e proceseve, por tek njerëzit që i drejtojnë ato.

 

 

Fortune befriends the BOLD!

Lancimi i novacionit më të madh në arsimin Brainster+, një numër rekord i studentëve të regjistruar, hackathoni më i madhi në Ballkan, një numër rekord i studentëve të punësuar, fillimi i suksesshëm i Brainster Albania, programi i dytë i akredituar i Brainster Next College, kompani të kënaqura 100% nga projektet reale të realizuara nga ana e studentëve, krijimi i standardit për cilësinë e programeve edukative të Brainster, një listë e gjatë e instruktorëve dhe profesorëve… Këto janë vetëm disa nga sukseset me të cilat Brainster në gjysmën e dytë të vitit 2023 e forcoi pozitën e tij si organizatë udhëheqëse edukative dhe teknologjike në Maqedoni. Ky ishte një gjysmëvjetor me fillime të reja, transformime, optimizime, përmirësime, zgjerime dhe vendime të guximshme!

 

 

Por, të shohim si duken të gjitha këto nëpërmjet numrave dhe fakteve:

  • Në periudhën e regjistrimit në vjeshtë, regjistruam një numër rekord prej 697 studentësh.
  • 64% të studentëve janë të regjistruar nëpërmjet referencave.
  • Ndihmuam në punësimin e 356 studentëve në vitin 2023!!!
  • Organizuam dy hackathon-e AirCare me një total prej 250 pjesëmarrësish.
  • Filluam mbi 70 projekte dhe morëm iniciativa të reja.
  • Hapëm lokacionin e 3 të Brainster dhe tashmë kemi: dy në Kapishtec dhe një në Debar Maalo.
  • Lancuam 2 akademi të reja:  Executive Academy for Leadership & Management dhe Akademia e programimit Front-End në Brainster Albania.
  • Kemi 26 instruktorë të rinj, duke e rritur numrin në mbi 150 instruktorë-ekspertë të industrisë.

 

 

Vazhdojmë me novacione dhe automatizim

Edhe në vitin 2023, ne vazhdojmë të inovojmë, investojmë, digjitalizojmë, optimizojmë dhe krijojmë arsim cilësor për punësim.

Ekipi i Novacioneve dhe të Dhënave ishte i përkushtuar në shumë projekte, duke përfshirë ndërtimin e platformës “I am Next” për mësimin e studentëve në Kolegjin Brainster Next dhe ndërtimin e vazhdueshëm të platformës BrainsterLEARN për mësim në distancë për studentët e akademive. Ata ndihmuan në automatizimin e shumë ekipeve në Brainster, duke përmirësuar efikasitetin dhe duke shpejtuar shumë procese.

Innovations fuel tomorrow, data powers today – together, they pave the path to a brighter future.

 

 

Brainster’s Quality Standard for Educational Programs

Kujdesi për studentët dhe mbështetja janë një nga themelet e programit tonë unik. Faktikisht, kjo është një nga 9 FAKTORËT për punësim që ua ofrojmë studentëve tanë. Për këtë kujdeset ekipi ynë më i madh – Student Success. Rezultatet janë shumë të mira! Gjatë gjashtë muajve të kaluar, kënaqësia e studentëve nga instruktorët dhe se si i transmetojnë njohuritë e tyre është 4,88/5. Kënaqësia e studentëve nga programi, relevanca dhe praktika është 4,84/5.

Ekipi ynë ka qenë i përkushtuar edhe në ndërtimin e Standardit për Cilësi të Programave Edukative të Brainster (Brainster’s Quality Standard for Educational Programs). Ky është një ansambël udhëzimesh, procedurash, metodologjish, sistemesh dhe lloje të ndryshme të dokumentacioneve dhe procesesh që na shërbejnë si një mjet kryesor në përkushtimin tonë ndaj krijimit të një mjedisi arsimor që vazhdimisht tejkalon pritshmëritë dhe mundëson kënaqësi dhe sukses maksimal për studentët tanë, punonjësit, instruktorët, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë.

Me këtë Standard për Cilësi, ne vazhdimisht përmirësojmë programet tona dhe i përshtatemi trendeve dhe nevojave të industrisë.

Improving education is a never-ending process, but we strive to get 1% better every day.

 

 

Partnerships – The True Heart of Brainster

Zemra e vërtetë e Brainster është ekipi i Partnerships! Me çdo puls të tyre, të gjithë përfitojnë: studentët, kolektivi i Brainster, kompanitë partnere, por edhe komuniteti në përgjithësi. Faktikisht, ky ekip siguron drejtpërdrejtë dy fakotrë nga 9 FAKTORËT për punësim, mësim përmes projekteve reale dhe mundësi punësimi!

Me punë praktike gjatë akademive, studentët fitojnë përvojë që do t’ju japë një avantazh më të madh në punësim. Në vitin 2023, studentët e akademive të Brainster dhe të Kolegjit Brainster Next realizuan mbi 200 projekte reale për kompani të vërteta. Dhe përqindja e kënaqësisë nga ana e klientëve për projektet e zhvilluara është 100%!

Në kuadër të programit për punë me projekte reale përfshihen edhe hackathon-et. Me çdo hackathon të ri, ne thyem rekordin tonë për organizim të hackathon-eve të mëdhaja në kohë të caktuar. Kësaj here, ne kaluam rekordin tonë me ngjarjen më të madhe të këtij lloji në Ballkan – hackathon-in AirCare, i cili u mbajt në dy pjesë. Në pjesën e parë kishte 100, ndërsa në pjesën e dytë 150 studentë nga akademitë tona dhe kolegji! Për hackathon-et ka pasur dhe ka një interes të madh në publik. Në fakt, 38 media ndanë informacionin për zhvillimin e hackthone-ve. Për më tepër, kishte 6 transmetime në televozor, ndër të cilat edhe nga shërbimi televiziv italian RAI, ekipi i të cilit bëri një raportazh me fituesit e hackathon-it.

Yeah, we go global!

 

 

Në një vit të mbushur me dorëheqje, ne punësojmë!

Në kohë krize (ushtarake, ekonomike…), kur në nivel global ndodhin në mënyrë masive dorëheqje, mbyllen kompani ose zvogëlohet nevoja për kuadër të ri, dhe kur AI merr një vend të fortë duke zëvendësuar aftësitë njerëzore (dhe vende pune), Brainster shënon një numër rekord të punësimeve të studentëve!

Siç thamë më lart – arritëm të punësojmë 356 nga studentët tanë!

Punësimet këtë vit kanë pasur një shpejtësi të madhe. Pas përfundimit të akademisë, 50% të punësuarve iu duheshin vetëm 1-3 muaj për të filluar punën e tyre të ëndrrave. Deri në 20% e studentëve filluan të punonin gjatë akademisë. Gjithashtu, më shumë se gjysma, ose 53% e të punësuarve, janë gra. 

Rrjeti me partnerë nga industritë, këtë vit u plotësua me +30 kompani dhe tani bashkëpunojmë me mbi 150.

Numri më i madh i punësimeve gjatë kësaj periudhe shënohet nga Pabau – mbi 20 studentë të Brainster. Shumë studentë janë punësuar gjithashtu në Test Dev Labs, Scandiweb, Utest, Sopro, IW Connect, RLD Atix, Piksel, Dept dhe të tjerë. Ne jo vetëm që i ndihmuam studentëve të arrijnë punën e tyre të ëndrrave, por edhe u mundësuam kompanive të punësojnë personel cilësor dhe të kualifikuar, një fitore për të dy palët!

 

 

Dhe kjo nuk është gjithçka!

Këtë vit kemi bërë edhe partneritete mësimore. Partneri ynë i parë mësimor është agjencia digjitale britanike Flowd. Me të organizuam kursin “B2B LeadGen & E-mail Marketing”, në të cilën morën pjesë 15 alumni nga Akademia e Digital Marketing, të cilët ishin ende në kërkim të punës në atë kohë.

We did good, but we need to do better. Good is not enough anymore!

 

 

Brainster Next College me një program të ri të akderituar

Akademia 2023-2024 filloi me lajme shumë të mira – programi ynë i ri në Zbatimin e Teknologjisë së Informacionit – Dizajni Digjital dhe Teknologjitë Interaktive ka marrë akreditim nga MON! Në klasat tona studentore këtë vit u regjistruan 98 studentë:

  • 25 studentë në vitin e dytë të programit Software Engineer and Innovations.
  • 73 studentë të rinj të regjistruar për herë të parë, nga të cilët: 49 në Software Engineer and Innovations dhe 24 në Zbatimin e Teknologjisë së Informacionit – Dizajn Digjital dhe Teknologjitë Interaktive (UX/UI dhe Graphic Design).

 

 

Fakulteti praktik de jure dhe de facto

Brainster Next College është fakulteti i parë i akredituar praktik IT në vendin tonë. Ne e dëshmojmë këtë edhe në praktikë. Përvoja praktike e studentëve tanë, përveç lëndës “Implementimi i zgjidhjeve”, hackathon-eve dhe praktikave verore, po përmirësohet edhe me lëndë nga industria!

  • Këtë semestër, sollëm një lëndë të re nga industria – “Inxhinieria e Produkteve”, e cila është zhvilluar nga ekipi i kompanisë Culturetec, një startup themeluar nga Intertec.
  • Studentët tanë morën pjesë në 2 hackathon-e të organizuar në kohë të caktuar: AirCare dhe Ways2Help.
  • 11 studentë gjatë pushimeve verore përfunduan me sukses praktikën e paguar në kompanitë Trimark, RevelApps (Tabletmenukart), Tantone Trust dhe në Brainster.
  • Organizuam Brainster Next Talks me Filip Arsov, bashkëpronar i Synapse Aviation, kompania krijuese e disa software-ve që përdoren nga Lufthansa.
  • Hapëm dyert e vendit tonë në Debar Maalo gjatë fundjavave për të rinjtë e talentuar në matematikë nga qendra edukative “Zbir”.

 

What’s NEXT?

Edhe në vitin 2024 do të fokusohemi në zvogëlimin e hendekut midis arsimit dhe tregut të punës, pra ndërtimin e një ure përmes së cilës do të përgatisim në mënyrë efektive të rinjtë për kalimin nga bota akademike në atë profesionale dhe do t’i mbështesim që t’i marrin aftësitë dhe njohuritë më të kërkuara nga sfera digjitale dhe teknologjitë e informacionit.

 

 

Brainster Albania – Ylli ynë në ngjitje!

Brainster Albania në vetëm disa muaj arriti nga “nxënësi ri në shkollë” të zhvillohet në Yllin në Ngjitje. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm brenda Brainster, por edhe në komunitetin e IT dhe arsimit në Shqipëri. Gjatë gjashtë muajve të kaluar, kemi shtuar disa gjëra në listën e suksesit:

  • Kompletuam ekipin e instruktorëve për Akademinë e Programimit Front-End.
  • Finalizuam programin edukativ.
  • Regjistruam 43 studentë dhe mbushëm dy grupet e para!
  • Realizuam partneritete me 6 kompani.

 

Dhe si e arritëm këtë?

  • Përmirësimi i faqes dhe blogut në internet.
  • Mbajtëm webinarin e parë.
  • Ishim pjesë e Panairit të Novacioneve, Teknologjisë dhe Edukimit Future2Tech në Tiranë.

 

Progress is a series of baby steps.

 

 

E filluam 2024 me një PLUS të madh

Në vitin 2024, hyjmë me një PLUS të madh në fushën e arsimit. Brainster+ është oferta më e madhe, më e lartë cilësisht dhe më e vlefshme në tregun tonë, nga e cila besojmë se do të përfitojnë mbi 10,000 individë në vitet e ardhshme. Kjo përfshin përmirësimin e programeve të akademive tona, në të cilat ekipi i Brainster ka punuar në 18 muajt e fundit. Në realizim janë përfshirë ekspertët dhe praktikat më të mira nga industritë.

Disa prej tyre tashmë i kemi përmendur, por novacionet e rëndësishme vlejnë të përsëriten dhe theksohen. Këto janë të gjitha 9 FAKTORËT për punësim që kompanitë kërkojnë sot, dhe i mundësojmë ato me paketën Brainster+ e cila tani për tani është në dispozicion vetëm për Brainster Maqedoni. 

  1. FAKTOR – Mësimi përmes projekteve reale: Me punë praktike gjatë akademive, studentët fitojnë përvojë që do t’u japë një avantazh më të madh gjatë procesit të punësimit dhe në të.
  2. FAKTOR – Kujdesi për suksesin e studentëve: Një ekip i brendshëm në Brainster ofron mbështetje për studentët gjatë kohës së tyre të mësimit dhe kujdeset për kënaqësinë dhe suksesin e tyre.
  3. FAKTOR – Programi i përshtatur me industrinë: Një program cilësor i krijuar sipas nevojave të industrisë. Në akademi, mësohen aftësitë që kompanitë po kërkojnë sot.
  4. FAKTOR – Ekipi i instruktorëve ekspertë: Në akademitë tona kemi profesorë dhe instruktorë që ndajnë njohuri praktike, të bazuar në përvojë relevante nga industria.
  5. FAKTOR Çertifikim i dyfishtë: Pas përfundimit të akademive, studentët marrin një çertifikatë e njohur nga kompanitë vendore dhe ndërkombëtare, por edhe një çertifikatë nga institucioni i lartë i akredituar Brainster Next College.
  6. FAKTOR – Mundësitë e punësimit: Studentët marrin mbështetje për punësim përmes rrjetit partner të Brainster, me mbi 150 kompani lokale dhe ndërkombëtare. Në dy vitet e fundit, kemi ndihmuar mbi 800 studentët tanë të punësohen.
  7. FAKTOR – Shkathtësi për punësim: Paketa e 7 kurseve për punësim më të madh. Me to, studentët përmirësojnë shkathtësitë për: komunikim, udhëheqje, mendim kritik dhe analitik, zgjidhje të problemeve, organizim më të mirë të kohës dhe përgjegjësive, kreativitet dhe novacion.
  8. FAKTOR – Aftësi teknike të përparuara: Një program shtesë me mbi 3 kurse teknike të avancuara, që do t’u mundësojë studentëve më shumë mundësi për punësim.
  9. FAKTOR – Aftësi për AI: Studiohen mjetet e inteligjencës artificiale që e lehtësojnë punën, përmirësojnë performancën dhe i bëjnë studentët  të jenë konkurrues në profesionet e epokës së re!

 

Duke u regjistruar në cilindo nga akademitë tona, përveç programit cilësor të arsimit, studentët tani marrin 12+ kurse shtesë për shkathtësi të avancuara që do t’i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës.

Me krenari shprehim sukseset e arritura dhe jemi të përgatitur për edhe më shumë sfida dhe novacione në të ardhmen. Brainster do të jetë këtu për ju, studentë të dashur, duke mbështetur rrugën tuaj drejt karrierës në epokën e re!

The New Era belongs to those who prepare for it today! Happy New Era! 

 

Brainster është një organizatë udhëheqëse në fushën e edukimit dhe teknologjisë me një ekip prej +70 punonjësish me kohë të plotë dhe +150 instruktorë dhe profesorë të bashkuar nga kurioziteti intelektual dhe pasioni për krijimin e produkteve arsimore cilësore. Nëpërmjet akademive dhe arsimit jo-formal, si dhe studimeve të akredituara të ciklit të parë në Brainster Next College, ne ndihmojmë individët të zotërojnë aftësitë më të kërkuara sot duke punuar në projekte reale për klientët e vërtetë dhe duke gjetur punë më të mira dhe me pagë më të larë.

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!