Adrenalinë dy ditëshe e ekipit Brainster – përvoja të reja, njohuri dhe studentë të lumtur

Fundjavën e kaluar, në ambientet e Brainster-it u mbajt live hackathon-i më i madh, në partneritet me SCIDEV Albania, ku morën pjesë studentë nga 5 akademi të Brainster-it – UX/UI, Front-End, Full-Stack, QA & Project & Product Management). Ajo që është interesante të theksohet është se për herë të parë këtë vit, studentëve të Brainsterit i’u bshakngjitën edhe studentët nga Brainster Next College. 

Ata të bashkuar në 8 ekipe, punuan për zhvillimin e një web platforme edukative, e cila si zgjidhje përfundimtare do të jetë platforma e vetme e këtij lloji për studentët. 

 

140 pjesëmarrës, dëshira e shumtë për progres profesional dhe karrierë, por edhe për fitore

Hackathon-i u hap nga Jana Todorovska, drejtuese e ekipit të Partnerships në Brainster. Ajo theksoi se ky është live hackathon-i i parë i vitit, dhe gjithashtu hackathon më i madh i Brainster-it dhe në përgjithësi në rajon.

“Ky është hackathon-i i parë për akademitë teknike të Brainster-it dhe ne jemi veçanërisht të kënaqur që për herë të parë u bashkuam me studentët e Braisnter Next College si një përforcim i ekipeve të Akademijëve. Studentët tanë punuan për krijimin e një web platforme që sjell me vete vlera të mëdhaja arsimore, pra kjo platformë do të kontribuojë në lehtësimin dhe automatizimin e procesit të krijimit të ngjarjeve të fokusuara në arsim. Me fjalë të tjera, nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit, së bashku me studentët tanë, ne promovojmë arsim duke krijuar një zgjidhje teknologjike për të. Me vetëm dy, tre klikime, çdo përdorues do të jetë në gjendje të krijojë një ngjarje për më shumë se 200 njerëz njëkohësisht,” tha Jana.

Çfarë na thanë studentët tanë?

Dinamike, sfiduese, emocionuese dhe plot adrenalinë… Këto ishin fjalët që ndëgjuam nga pjesëmarrësit.

Qindra talentë u mblodhën në një vend, secili me njohuri dhe specialitete të ndryshme teknike, por të gjithë me të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë për t’i dhënë fund hackathonit më të pasur me një përvojë të re, por edhe miqësore.

Në shumë prej tyre, nga bisedat e bëra vërejteëm që mbizotëronte ngazëllimi, uria për njohuri të reja, por edhe vendosmëria për të dhënë më të mirën nga vetja dhe ekipi. Ajo që dominoi në këto 48 orët ishin njerëzit e buzëqeshur, përkushtimi ndaj projektit dhe entuziazmi. Pavarësisht se shumica e pjesëmarrësve theksojnë se ishin këtu për të mësuar diçka të re, për të takuar njerëz të rinj dhe për të përmirësuar njohuritë e tyre, dëshira për të fituar ishte e dukshme dhe e pranishme në çdo ekip dhe kompetenca mes ekipeve ishte pikërisht ajo që e bëri këtë hackathon edhe më interesant dhe emocionues.

Biseduam edhe me disa nga pjesëmarrësit në ekipe.

Slavço Temelkovski është pjesë e Akademisë së Project&Product Management dhe, së bashku me bashkëlojtarët e tij, siç thonë të gjithë njëzëri, ka vënë në të gjitha forcat për të siguruar fitoren, por për të arritur tek fitorja, do të duhet të ballafaqohen edhe me 7 ekipe të tjera që po ashtu duan fitore.

“Disa ditë para hackathon-it, ne u organizuam dhe koordinuam për të ndarë detyrat tona. Patëm një fillim të mbarë dhe tashmë jemi plotësisht të fokusuar në punë. Sigurisht që ka sfida, por e gjithë kjo është normale dhe nuk ka vend për panik. Ideja e nënshkrimit të hackathon u nxit nga dëshira për të ndjerë atmosferën dhe për të bërë një networking të mirë. Jam në fund të studimeve në Fakultetin Ekonomik, dhe jam edhe president i Unionit Studentor në UKIM. Akademia e përfunduar avancoi aftësitë e mia në pjesën e zhvillimit të produktit, dhe projekti im final pas përfundimit të akademisë u përdor edhe për akademi të tjera. Nga të gjitha sferat teknike, back-end më tërheq më së shumti dhe besoj se këtu do ta thelloj përvojën time në disa segmente,” na tha Slavço.

Për Sandra Davçevsk-ën nga Akademia për UX/UI design, ky nuk është hackathoni i parë, por siç thotë ajo, hackathoni i parë live.

“I gjithë organizmi është me të vërtetë i shkëlqyeshëm. Puna në ekip dhe diversiteti në specialitete teknike lehtëson procesin e shkëmbimit të mendimeve dhe gjetjes së ideve të reja. Një mundësi vërtet e madhe për të gjithë ne për të mësuar diçka të re nëpërmjet qasjes dhe metodologjisë praktike” tha ajo.

 

Disa studentë e kaluan gjithë natën duke punuar

16 studentë të studimeve të ciklit të parë në Software engineering and Innovation në Brainster Next College punuan bashkërisht dhe me shumë entuziazëm me studentët e akademive.

Atanasia Gjorgievski është student në Brainster Next College. Vitin e kaluar ai u diplomua nga Akademia Full Stack e Brainster-it, dhe menjëherë më pas u regjistrua në kolegjin. Atanasia është shumë i kënaqur nga Brainster dhe Brainster Next College.

“Në ekip, ne i ndamë detyrat dhe angazhimet sipas asaj që do të na përshtatej më së shumti. Kisha mundësinë të punoja edhe si dizajner, por programimi është sfera ku unë jam më i mirë. Me ekipin, po ia dalim super, i tejkalojmë të gjitha pengesat në kohë dhe punojmë në gjërat e reja të projektit për të bërë një produkt përfundimtar cilësor. Më pëlqeu shumë organizmi, kam marë pjesë edhe në shumë të tjera por ky është hackathon-i im i parë live, dhe ndryshimi është me të vërtetë i madh. Është ndryshe kur punon në mënyrë ekipore në detyra reale dhe me shumë njerëz. Për mua personalisht dhe nga ajo që shoh nga kolegët e tjerë të kolegjit, të gjithë mësojmë shumë. Çdo njohuri e re, veçanërisht e këtij lloji, është e mirëpritur dhe mund të ndihmojë për më tej, kur të kthehemi në lëndët e kolegjit,” na tha Atanasia.

Gjatë ditës së dytë, lodhja e studentëve lexohej nga fytyrat e tyre, pyetjet drejtuar mentorëve u frekuentuan dhe kur i pyetëm nëse gjithçka ishte në rregull, na u përgjigjën afirmativisht, për të mos na shqetësuar. U habitëm kur na thanë se disa nga pjesëmarrësit mbetën pa gjumë gjithë natën, duke punuar mbi detajet.

“Arrita të flej vetëm një orë, në karrige,” u përgjigj Kostadin Veselinov, pjesë e ekipit 1 dhe student në Brainster Next College.

 

Mentorët si mbështetje e fortë gjatë gjithë procesit 

Olga Pujaz Petrushevska, Instruktore e Akademisë për Project&Product Management, në të njëjtën kohë, mentore e njërës prej skuadrave e konsideron pjesëmarrjen në hackathon si një sfidë në vete nga shumë aspekte, kryesisht për shkak se ekipet përbëhen nga njerëz që nuk njihen më parë dhe duhet të bshkëpunojnë brenda 48 orëve dhe të krijojnë një produkt që do të përmbushë pritshmëritë e klientëve. 

“Studentët fillimisht mund të vërejnë një ndjenjë ngazëllimi dhe konfuzioni dhe kjo është normale, pasi që shumica përballen për herë të parë me një sfidë të tillë. Me kalimin e kohës, tek të gjithë mund të shohim entuziazëm, përkushtim dhe dëshirë për të kontribuar në realizimin e aktiviteteve të tyre, duke i dhënë kështu ekipit të tyre një avantazh mbi pjesën tjetër. Ne mentorët jemi këtu për t’u dhënë atyre drejtim dhe për t’i inkurajuar ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të arritur potencialin e tyre individual dhe ekipor. Në përgjithësi, këshillat e mia kishin për qëllim përmirësimin e aktiviteteve të menaxhimit të projekteve, si planifikimi, koordinimi, kontrollet e shpeshta të statusit të projektit, optimizimi i burimeve etj., për të qenë të përqendruar në produktin përfundimtar, për të qenë e thjeshtë në prezantimin final dhe sigurisht për të shijuar organizimin”, thotë Olga.

Kompania partnere për të cilën studentët bënë një aplikacion web është nga Shqipëria, vendi ku Brainster hapi së fundmi zyrën e saj. Jana thotë se është me të vërtetë një nder të bashkëpunojmë me një partner nga Shqipëria këtë herë, ku ekipi ynë po punon aktualisht për të zbatuar modelin identik inovativ të edukimit, i cili do të krijojë një themel për një arsimim dhe të ardhme më të mirë karriere për të rinjtë në Shqipëri. 

“Në të njëjtën kohë, vizioni për këtë platformë është të rritet ky go to mjet që do të lehtësojë mësimin dhe koordinimin dhe punën ndër-ekipore, jo vetëm për ato të Brainster-it por edhe për të gjitha organizatat, po ashtu edhe jashtë, të cilët po përpiqen të kontribuojnë në arsim dhe përmirësimin e tij për të gjithë,” thotë Jana.

Brainster aktualisht organizon hackathon-et më të mëdhaja në vend dhe me çdo hackathon pasues kemi më shumë synime dhe pritshmëri, jo vetëm përmes prizmit të numrit të pjesëmarrësve, por edhe të zgjerimit të partnerëve me të cilët punojmë.

“Ky lloj hackathoi është praktika e vazhdueshme dhe ne i organizojmë ata për të përmirësuar përvojën e studentëve tanë dhe për të përmbushur nevojat e partnerëve tanë,” thotë ajo.

Ajo që ishte interesante në lidhje me këtë hackathon është zyra për User Interview, si një lloj UX metodologjie kërkimore gjatë së cilës kërkuesi i bën një pyetje përdoruesit në një temë të veçantë në interes të tij. Është pjesë përbërëse e punës së një UX dizajneri. Intervistat japin informacion mbi atë që përdoruesit mendojnë për faqen, aplikacionin, produktin dhe procesin.  Ata mund të tregojnë diçka që është mbresëlënëse, se si ndihen përdoruesit dhe japin ide për të përmirësuar përvojën e përgjithshme.

Pjesëmarrësit gjatë hackathon kishin gjithashtu një Quiet Room, ose dhomë të qetë, si një vend për përqendrim dhe negociata me njëri-tjetrin dhe me mentorët e tyre.

Me pjesëmarrjen në hackathon, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një çertifikatë, ndërsa fituesit do të marrin Achievements çertifikatë. Studentët në fund të ditës së dytë, edhe pse të lodhur nga puna e madhe, ri-prezantuan projektet e tyre përfundimtare me entuziazëm të madh.

Zgjidhjen e ekipit fitues do ta mësojm së shpejti, ndërsa detajet rreth përvojës dhe aplikacionit web që do ta aplikoj klienti do t’i kuptojmë nga fituesit.

 

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!