Ne mbështesim talentët nga sektori i IT- së – Bursat Brainster janë të hapur tani!

Ne me kënaqësi ndajmë me ju se ofrojmë bursa për t’u regjistruar në Akademinë tonë të Programimit Front-End, me qëllim që të mbështesim studentët e talentuar nga Shqipëria për kryerjen e një arsimi cilësor me qëllim punësimin në industrinë e IT-së.

 

Nëpërmjet këtyre bursave, ne ofrojmë dy lloje të ndihmave financiare:

  • Bursa e parë është e plotë, me mbulim të plotë të tarifës shkollore. Kushti kryesor është që kandidatët të jenë të regjistruar si të papunë në institucionin shtetëror të punësimit. 
  • Bursa e dytë është pjesërisht, me mbulim 50% të shpenzimeve të Akademisë dhe është e destinuar për të rinjtë që dëshirojnë të fillojnë një karrierë të re.

 

Për të përfituar nga bursat Brainster, të interesuarit duhet të aplikojnë në faqen tonë të internetit. Pas aplikimit, përfaqësuesit tanë do t’i kontaktojnë menjëherë për të biseduar dhe caktuar një takimi informativ. Qëllimi i takimit është që të interesuarit të njihen më mirë me organizatën tonë, por edhe që ne të mësojmë më shumë për ta – cili është sfondi dhe motivimi i tyre për të filluar mësimin e programimit Front-End. Pas takimit, do të kemi një ide më të mirë, nëse qëllimet tona përputhen me qëllimet e të interesuarve.

 

“Me anë të kësaj fushatës kemi tre qëllime që duam të realizojmë. Së pari, të ofrojmë akses më të gjërë në arsimin cilësor në sektorin e IT dhe mos të lejojmë që kushtet financiare të jenë pengesë për individët më të talentuar dhe të motivuar të cilët kanë synim për të nisur një karrierë në programimin Front-End. Së dyti, besojmë thellësisht në potencialin e pamanifestuar të rinisë shqiptare. Duke u ofruar programe për aftësi dhe njohuri të nevojshme, investojmë në liderët dhe inovatorët e ardhshëm të sektorit të IT-së në Shqipëri. Dhe së treti – ne jemi këtu për të ofruar mbështetjen tonë për vetë sektorin e IT-së, sepse në kohë afatgjatë presim që ky aktivizim të rezultojë në një shkallë të rritjes të inovacionit, krijimin e më shumë startup-eve dhe ngritjen e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme e IT në rajon”, thotë Stefan Smiljanoski, CEO i Brainster Albania.

 

Në Tiranë, disa muaj më parë u hap zyra jonë. Fillimisht ne ofrojmë Akademinë e Programimit Front-End, përmes së cilës studentët do të njihen me aftësitë e nevojshme për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e IT-së. 

 

Leksionet në Akademinë e Programimit Front-End do të nisin në fillim të muajit Dhjetor të këtij viti. Gjatë 12 muajve të akademisë, ekipi i instruktorëve do të përbëhet nga ekspertë të njohur të sektorit të IT-së në Shqipëri, të cilët do të transferojnë njohuritë dhe përvojën e tyre tek studentët përmes punës në projekte reale për kompani të vërteta. Pas përfundimit të akademisë, studentët më të dalluar do të kenë mundësi për praktikë ose punësim në kompanitë partnere të Brainster Albania.

 

Aplikimet për bursat Brainster do të jenë të hapur për një muaj e më shumë, duke filluar me datë 16 Tetor dhe do të zgjase deri më 30 Nëntor 2023. Vendet për regjistrim në Akademi janë të limituara dhe tashmë grupi i parë është plotësuar dhe vendet për grupin e dytë plotësohen shpejt, prandaj ne po presim aplikimet tuaja sa më shpejt. 

 

Më shumë informacion rreth akademisë si dhe aplikimit në Akademinë mund të gjeni këtu.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!