Misioni kryesor i Brainster-it është të përgatisë individët për një karrierë të shekullit të 21-të duke zotëruar aftësitë dgjitale dhe disa gjëra tjera, në mënyrë që të mbeten relevante në botën e re të teknologjisë..
Çdo punonjës i Brainster-it është plotësisht i angazhuar në këtë mision dhe bën gjithçka për të ndihmuar studentët të arrijnë një karrierë të begatë nëpërmjet arsimit.
Në këtë blog të serialit Ne Jemi Brainster do të takoni Azra Ymeri – Content Marketer në ekipin e marketingut të Brainster Albania.
Zbuloni se çfarë ka për të ndarë me neve rreth asaj se si kalon dita e saj në punë, çfarë e bën atë të ndihet e përmbushur dhe çfarë e motivon, por edhe se si Brainster e ndihmon atë që të arrijë të njejtën edhe në fushat tjera.
Përshëndetje, mund të ndash më shumë detaje rreth pozicionit tënd të punës dhe çfarë përfshinë puna jote?
Hello guys! Unë jam Azra Ymeri dhe në Brainster punoj si Content Marketer dhe jam pjesë e Marketing team-it. Puna ime përfshinë perkthimin e teksteve, po ashtu krijimin e content-ve, merrem me pjesen e rrjeteve sociale dhe bëj postime rreth Brainster Albania ne Instagram, Facebook dhe Linkedin. Kjo punë është dinamike dhe kërkon shumë përkushtim pasi që duhet t’i identifikoj segmentet e tregut.
Si është dita jote tipike në punë?
Dita ime tipike në punë është challenging, por kjo është ajo që më bën të jem e motivuar në çdo sekond. Unë e filloj ditën duke bër planprogramin, dhe shënuar task-et që duhet t’i përfundoj brenda një dite. Pasi e bëj analizën ditore dhe e organizoj atë në kokën time un po ja nis me përkthime të teksteve dhe editimin e tyre. Dita tipike e një Content Marketer kalon duke imagjinuar contente të reja dhe po ashtu duke i bërë ato realitet. Instagram, Facebook dhe Linkedin postimet gjithashtu janë pjesë e dites sime tipike në punë. Honestly, kaloj ditë të bukura dhe interesante në punë!
Çfarë bën në kohën tënde të lirë? Ke ndonjë hobi?
Koha e lirë është pjesa më e bukur e jetës sime ku unë kam hapsirë të merrem me veten time. Unë jam një “nature lover” me plotë kuptimin e fjalës dhe në kohën time të lirë bëj hiking. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, un po ashtu jam e pasionuar ndaj sportit dhe luaj volejboll. Gjithashtu, unë e shfytëzoj këtë kohë me shoqërinë time duke bërë aktivitete të ndryshme. Nuk dua ta kaloj këtë pjsë pa përmendur librat të cilat janë pjesë e pandarë e jetës sime dhe pasionin që kam për të vizituar shtete të reja.
Nga këndvështrimi jot, sa nga përfitimet që ofron Brainster të ndihmon të balancosh jetën tënde private dhe profesionale?
Brainster është një organizatë që i vlerëson shumë punonjësit dhe po ashtu ndihmon në balancimin e jetës private me atë profesionale. Kjo është një ndër gjërat më befasuese dhe të bukura që ofron Braisnter, prandaj jamë shumë e lumtur që jamë pjesë e një organizate të tillë. Brainster përveç asaj që na ndihmon në rritjen profesionale, luan një rol të rëndësishëm edhe në rritjen personale në shumë mënyra të ndryshme. So, who doesn’t want to be a part of Brainster?
Së fundmi, çfarë do të na thuash për Brainster-in si kompani dhe mënyrën se si të mbështet?
Të jesh pjesë e Braisnter-it do të thotë të kesh mbështetje në çdo hap! Më befason fakti se sa shumë mbështetje ofron Brainster-i për punonjësit e tij. Unë personalisht kam një përvojë të mrekullueshme me Brainster dhe kolegët e mij.
Brainster është vazhdimisht në kërkim të kolegëve të rinj që do të bashkohen me ne në never-ending journey për të vazhduar të ndërtojmë një komunitet të dedikuar në produktet, shërbimet dhe përvojat më të mira të studentëve tanë.
Nëse mendoni se ky është vendi i duhur për ju, kontrolloni pozicionet e lira në organizatën tonë KËTU.