Misioni kryesor i Brainster-it është të përgatisë individët për një karrierë të shekullit të 21-të duke zotëruar aftësitë dgjitale dhe disa gjëra tjera, në mënyrë që të mbeten relevante në botën e re të teknologjisë..
Çdo punonjës i Brainster-it është plotësisht i angazhuar në këtë mision dhe bën gjithçka për të ndihmuar studentët të arrijnë një karrierë të begatë nëpërmjet arsimit.
Në këtë blog të serialit Ne Jemi Brainster do të takoni Engjellushe Haxhi – Student Admission Coordinator në ekipin e Brainster Albania.
Zbuloni se çfarë ka për të ndarë me neve rreth asaj se si kalon dita e saj në punë, çfarë e bën atë të ndihet e përmbushur dhe çfarë e motivon, por edhe se si Brainster e ndihmon atë që të arrijë të njejtën edhe në fushat tjera.
Përshëndetje, mund të ndash më shumë detaje rreth pozicionit tënd të punës dhe çfarë përfshinë puna jote?
Përshëndetje, unë jam Ëngjëllushe Haxhi, përgjegjëse për pranimin e studentëve në Akademinë Front-End në Brainster Albania. Puna ime fokusohet në përzgjedhjen e studentëve të motivuar, të zellshëm, pasi kontrolloj nëse profili dhe aftësitë e tyre përputhen me atë që synon Brainser përmes Akademive të tij.
Si është dita jote tipike në punë?
Një ditë e zakonshme pune fillon me hapjen e programit në të cilin Student Admission kontrollon nëse ka një aplikim të ri në Akademi. Më pas mund të marr pjesë në takime të ndryshme me fokus thellimin e njohurive të mia në fushën e Front-End apo edhe njohjen më tej rreth përgjegjësive të një Student Admission. Përveç kësaj, unë gjithashtu mund të lexoj ndonjë libër për të mundësuar rritjen time në të ardhmen si profesioniste.
Çfarë bën në kohën tënde të lirë? Ke ndonjë hobi?
Koha e lirë është shumë e çmuar për mua dhe preferoj të shfrytëzoj çdo sekondë të saj. Kryesisht preferoj shëtitjet në natyrë ose të kaloj kohë me njerzit e mi të dashur, shoqërinë dhe të bëj gjëra që më japin adrenalinë dhe më argëtojnë.
Ndër hobit e mia do të përmendja sportet e ndryshme që më pëlqen të praktikoj, përfshirë volejbollin dhe pingpongun. Unë jam gjithashtu një person që jam shumë e dhënë pas leximit të librave, nuk i rezistoj dot leximit të një libri të mirë klasik, për më tepër një hobi tjetër që dua të zhvilloj është hiking.
Nga këndvështrimi jot, sa nga përfitimet që ofron Brainster të ndihmon të balancosh jetën tënde private dhe profesionale?
Mund të them me bindje të plotë se fleksibiliteti, liria dhe mënyra se si organizohen gjërat në Brainster, ruajtja e një ekuilibri mes jetës personale dhe asaj profesionale nuk ka qenë kurrë më e lehtë për mua. Brainster me mundësitë që ofron duke filluar që nga opsioni i punës remote por mbi të gjitha fakti që kjo kompani në misionin dhe vlerat që përcjell synim është produktiviteti dhe jo kontrolli mbi punonjësit kjo e bën shumë më të thjesht rrugëtimin tim në Brainster. Gjithashtu këtu dua të përmend faktin se përmes Brainster kam mundësinë të rritem si person dhe si profesioniste.
Së fundmi, çfarë do të na thuash për Brainster-in si kompani dhe mënyrën se si të mbështet?
Unë do ta nisja udhëtimin tim në Brainster me një fjali “Think Big Think Brainster”.
Mbështetja ka qenë shumë e ngrohtë dhe e vazhdueshme, duke filluar nga stafi fantastik i Brainster.co dhe duke vazhduar me mbështetjen në rrugëtimin tim për të qenë një Student Admission në lartësinë e duhur, këtu dua të falënderoj veçanërisht Ivana Andnovskën për punën e saj të palodhur dhe të vazhdueshme me mua. Ajo cfarë unë vlerësoj më së shumti në Brainster është fakti që asnjëherë nuk je vetëm dhe gjithmon është dikush i gatshëm për të të mbështetur në vendimmarrje.
Brainster është vazhdimisht në kërkim të kolegëve të rinj që do të bashkohen me ne në udhëtimin tonë pa fund për të vazhduar të ndërtojmë një komunitet të dedikuar për produktet, shërbimet dhe përvojat më të mira të studentëve tanë.
Nëse mendoni se ky është vendi i duhur për ju, kontrolloni pozicionet e lira në organizatën tonë këtu.