Brainster e kupton rëndesinë e ruajtjes së një ekuilibri të shëndetshëm!

Misioni kryesor i Brainster-it është të përgatisë individët për një karrierë të shekullit të 21-të duke zotëruar aftësitë dgjitale dhe disa gjëra tjera, në mënyrë që të mbeten relevante në botën e re të teknologjisë..

Çdo punonjës i Brainster-it është plotësisht i angazhuar në këtë mision dhe bën gjithçka për të ndihmuar studentët të arrijnë një karrierë të begatë nëpërmjet arsimit.

Në këtë blog të serialit Ne Jemi Brainster do të takoni Orjeta Zylalaj – Office Manager në ekipin e Brainster Albania.

 

Zbuloni se çfarë ka për të ndarë me neve rreth asaj se si kalon dita e saj në punë, çfarë e bën atë të ndihet e përmbushur dhe çfarë e motivon, por edhe se si Brainster e ndihmon atë që të arrijë të njejtën edhe në fushat tjera. 

 

 

Përshëndetje, mund të ndash më shumë detaje rreth pozicionit tënd të punës dhe çfarë përfshin puna jote?

Hello hello. Unë jam Ori dhe punoj si Office Manager për zyrën tonë në Tiranë. Puna ime përfshin aktivitete ditore përsa i përket Financës dhe Administrimit. 

 

Si është dita jote tipike në punë?

Një ditë e imja tipike organizohet me komunikimin e vazhdueshëm me ekipin e kolegëve në Maqedoni dhe mbajtjen e kontakteve me partnerët në Shqipëri. Dita ime përfshin aktivitete si zhvillimin e takimeve,pergjigjen e emaileve, përfundimi i detyrave apo projekteve në kohë, interaktivitet i vazhdueshem me koleget apo klientet lidhur me nevojat e ndryshme të organizatës. 

 

 

Çfarë bën në kohën tënde të lirë? Ke ndonjë hobi?

Kohën time të lirë mundohem ta shfrytëzoj maksimalisht me aktivitete dhe grupe shoqerore me te cilet ndihem mire dhe qe gjithashtu ndaj te njejtat interesa apo hobi. Me pelqejne jashtëzakonisht shumë udhëtimet me makinë dhe asnjeherë nuk them ‘’Jo’’ kur vjen puna tek udhëtimet. Pasioni më i madh që kam është letërsia dhe kinematografia. Hobi im është kopshtaria. 

 

Nga këndvështrimi yt, sa nga përfitimet që ofron Brainster të ndihmon të balancosh jetën tënde private dhe profesionale?

Mund të them që kam fatin të punoj në një kompani që vlerëson ekuilibrin midis punës dhe jetës personale dhe ka disa iniciativa per te mbështetur punonjësit e saj. Brainster e kupton rëndesinë e ruajtjes se një ekuilibri të shëndetshëm dhe në këtë aspekt na inkurajon të marrim kohë pushimi kur është e nevojshme për të rikarikuar energjitë tona. Pervec kësaj, ne ofrojmë mundësi pune nga shtëpia dhe kemi akses ne platforma qe ndihmojnë ne rritjen tonë personale. Një pikë e rëndësishme që dua të theksoj është fakti se Brainster është një organizatë pet-friendly , kështu që katër-putroshët janë gjithashtu të mirëpritur. 

 

 

Së fundmi, çfarë do të na thuash për Brainster-in si kompani dhe mënyrën se si të mbështet?

Ne këndvështrimin tim Brainster është kompania e mundësive per nje rritje te vazhdueshme , qofte nga aspekti profesional apo dhe personal. Vlerat qe Brainster ndan si kompani , misioni dhe vizioni me bejne te ndihem krenare qe jam pjese e ketij ekipi. Suporti nga koleget eshte i pandashem cdo moment. Gjithashtu, ne mund te jemi pjese e akademive te ndryshme qe zhvillohen nga instruktoret tane dhe kjo padiskutim qe eshte mbeshtetja me e madhe per nje formim te vazhdueshem. 

 

Brainster është vazhdimisht në kërkim të kolegëve të rinj që do të bashkohen me ne në udhëtimin tonë pa fund për të vazhduar të ndërtojmë një komunitet të dedikuar për produktet, shërbimet dhe përvojat më të mira të studentëve tanë.

Nëse mendoni se ky është vendi i duhur për ju, kontrolloni pozicionet e lira në organizatën tonë këtu.

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!