Pas 7 viteve të suksesshme pune në Maqedoni, organizata EdTech Brainster hap zyrat në Shqipëri. Misioni i tyre për një arsim cilësor për profesionet më të kërkuara të shekullit të 21-të do të transmetohet edhe në tregun shqiptar, duke ofruar në fillim Akademinë për programim Front-End.

Ideja është që në të ardhmen e afërt të vendosen në dispozicion edhe programet e tjera të arsimit kreativ dhe teknik, të cilat u mundësuan më shumë se 11,000 studentëve nga disa shtete të kualifikonin apo të rikonvertonin aftësite e tyre,duke ofruar mundësi punësimi në industri që janë gjithmonë në rritje.

Fillimi i Brainster!

Brainster është një organizatë e themeluar në vitin 2015 nga sipërmarrësi dhe inovatori Petar Ninovski, e cila filloi si një histori startup-i, por që në kohë të shkurtër arriti të pushtonte tregun me arsim cilësor dhe ta kthejë në  misionin kryesor,  i cili tanimë është një qëllim i përbashkët i të gjithë anëtarëve të organizatës.

“Me të gjitha njohuritë tona, novacionet dhe shumë punë, ne u mundësojmë individëve të zhvillojnë  karrierën, nëpërmjet mjeshtërisë digjitale dhe aftësive të tjera të rëndësishme në botën e re të punës. Vizioni ynë është të mbështesim transformimin digjital global dhe gjatë gjithë këtij procesi të krijojmë një të ardhme më të mirë për shumë persona” shprehen nga Brainster.

Nga një kompani e vogël me vetëm 3 punonjës, Brainster sot ka më shumë se 70 punonjës, mbi 100 instruktorë, një rrjet komuniteti me më shumë se 11,000 studentë dhe gjithashtu 100 kompani partnere të industrisë. Që nga viti i kaluar, Brainster ka filluar gjithashtu me arsimin zyrtar në Maqedoni, duke themeluar fakultetin e pare praktik të IT-së ‘’Brainster Next College’’.

“Ne ndryshojmë arsimin që ju të ndryshoni botën.” 

Fillimi i organizatës është i lidhur me vizionin e Ninovskit, i cili deklaron se në kohën e sotme, nevojitet të mësohet në një mënyrë tjetër për të tejkaluar problemin që tashmë është e qartë se do të bëhet edhe më serioz në të ardhmen – hendeku i madh midis aftësive të nevojshme në tregun e punës dhe njohurive të fituara në arsimin aktual.

“Ne arritëm të krijojmë diçka ndryshe, një proces edukativ në të cilin studenti është në qendër të vëmendjes, si dhe programe akademike që i plotësojnë nevojat arsimore të brezave të rinj, por edhe nevojat e kompanive që gjithnjë e më shumë kërkojnë staf të kualifikuar për të punuar në industrinë digjitale. Kjo sigurisht që nuk mund të arrihet pa një ekip të mirë dhe të përkushtuar dhe unë jam mirënjohës që mund të mbështetem në çdo individ në ekip në çdo kohë. Jam i kënaqur që e gjithë ajo që kemi mësuar gjatë viteve do të jetë në gjendje të zbatohet edhe në Shqipëri dhe të ndihmojë sa më shumë njerëz ta gjejnë veten në karierat e shekullit të 21-të,” thotë Ninovski.

Ekip i dedikuar për të mësuarit e vazhdueshëm dhe përmirësimin e përvojës së studentëve

Ekipi i vogël i Brainster që në fillimi kishte si qëllim të ndryshonte mënyrën e të mësuarit dhe marrjen e njohurive dhe aftësive të reja në një nga fushat më sfiduese – sektori i IT-së. Tani, po të njëjtin qëllim e kanë të gjithë punonjësit në ekip.

“Ne vazhdimisht mësojmë dhe përshtatemi, gjithashtu jemi të përqëndruar në mënyrë të vazhdueshme në studentët tanë, duke përmirësuar shpesh proceset tona, rinovuar dhe eksperimentuar. Ne jemi të sigurtë dhe modestë, duke punuar si një ekip i vetëm dhe duke thënë gjithmonë të vërtetën, kemi arritur të realizojme punë të jashtëzakonshme. Eshtë interesante të përmendet se shumica e punonjësve tanë janë studentë nga Akademitë e Brainster-it, gjë që tregon se sa shumë besojmë në programet tona arsimore dhe aftësitë e fituara nga studentët,” pohon Stefan Smiljanoski, drejtor i marketingut në Brainster.

Instruktorët e Brainster-it formojnë brezin e ri të udhëheqësve

Përveç punonjësve të punësuar, në realizimin e premtimit të kësaj organizate, më të merituarit janë instruktorët, profesionistë të vendosur për të ndarë dijen dhe përvojën e tyre praktike nga industria, për të cilët studentët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Mbi gjitha, ata janë mentorë, të bashkuar me një qëllim – për t’i ndihmuar studentët të marrin aftësitë e nevojshme për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Ata na ndihmojnë të formojmë një brez të ri udhëheqësish në fusha të ndryshme, por edhe të trajnojmë profesionistët se si të kapin hapat me aftësitë e shekullit të 21. Bashkë me ta, ne përmbushim misionin tonë kryesor – të përmirësojmë arsimin dhe mënyrën se si njerëzit mësojnë aftësi të reja të nevojshme për industri të digjitalizuar “, thonë nga Brainster.

Nga veterinerët dhe farmacistët, deri te programuesit, dizajnerët dhe marketuesit.

Braisnter thotë se studentët janë arsyeja pse ekzistojnë, kështu që e gjithë vëmendja e tyre është përqëndruar tek ta. 

“Në cdo moment  jemi të përqëndruar tek studentët dhe jemi të lumtur kur dëgjojmë se kemi arritur të krijojmë për ta këtë aventurë si një përvojë të shkëlqyer. Çdo histori suksesi që kemi publikuar për studentët tanë aktualë ose për një nga komuniteti i alumnive përmban disa fjalë kyçe: dëshira, mësimi, puna, investimi, guximi, ndryshimi, përkushtimi… Kjo nuk është rastësi, pasi për të qenë student në akademitë e Brainster-it, është e nevojshme të kesh një dëshirë të madhe për të mësuar, për ndryshime, dëshirë për përparim dhe të jesh maksimalisht i angazhuar në zhvillimin e karrierës dhe përfitimin e aftësive që do t’ju hapin shumë dyer”, thotë Brankica Vasileva, udhëheqëse e ekipit të Suksesit të Studentëve.

 

Farmacistë, veterinerë, ekonomistë, bankierë, gazetarë, aktorë… Në akademitë e Brainster-it regjistrohen njerëz nga profesione të ndryshme, të gjithë me qëllim të përbashkët – për të fituar aftësi të reja që do t’i ndihmojnë të fillojnë një karrierë të re ose të avancojnë në atë aktuale.

“Interesi i madh për regjistrimin në të gjitha akademitë apo arsyet pse njerëzit besojnë tek ne dhe vendosin të edukohen ose të fillojnë një karrierë në një fushë të re, tregon se tregu i punës është i mbipopulluar nga kandidatë që nuk kanë aftësitë e nevojshme. Duke punuar në projekte reale dhe duke fituar njohuri praktike me ndihmën e instruktorëve të dëshmuar si ekspertë, ne u mundësojmë individëve të gjejnë sfida në fusha të tjera, ndërsa kompanive u mundësojmë të gjejnë personel të kualifikuar”, thonë nga Brainster.”

Më shumë se 100 partnerë të industrisë

Çfarë e bën Brainster ndryshe është sigurisht sistemi i zhvilluar i partneriteteve me kompanitë dhe sektorin e biznesit. Studentët në akademitë e Brainsterit marrin mbështetje të madhe nga kompanitë e industrisë gjatë mësimit të tyre, por edhe pas përfundimit të akademive. Kjo është e mundur përmes programit tonë unik dhe inovativ që udhëhiqet nga ekipi i Partnerships.

“Të njëjtën eksperiencë pozitive me partnerët e industrisë do ta transmetojmë edhe në Shqipëri. Përmes programit të bashkëpunimit, do t’u mundësojmë studentëve angazhim në projekte reale gjatë mësimit në të gjitha akademitë e Brainster-it. Përveç projekteve reale, ne organizojmë edhe hackathons dhe shumë sfida që u mundësojnë studentëve një zbatim praktik të asaj që kanë mësuar në akademi. Realizimi i projekteve reale ofron studentëve një përvojë të vlefshme, sepse ata mësojnë si të komunikojnë me klientët, si t’i transmetojnë kërkesat e tyre në projekt dhe si t’i tregojnë të gjitha njohuritë që kanë fituar në mënyrë praktike. Gjithashtu, ata janë gjithmonë të udhëzuar nga mentorët e tyre. Sigurisht, një proces i rëndësishëm është punësimi i studentëve tanë më të mirë”, thotë Jana Todorovska, drejtuese e ekipit të Partnerships.

 

Hiring Partnership, është një proces dytësor ku kompanitë marrin studentët e talentuar, të zgjedhur me kujdes dhe në përputhje me kerkesat dhe nevojat. Studentët menjëherë pas përfundimit ose gjatë akademisë kanë mundësinë për praktikë apo punësim.

Hapja e Brainster, jo vetëm në Maqedoni, do të sigurojë mundësi karriere më të mira për të rinjtë në Shqipëri, përmes një sistemi në të cilin studentët gëzojnë mësimdhënien dhe punonjësit dhe instruktorët kryejnë punën e tyre me kënaqësi.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!