Mësimi online ka transformuar dhe revolucionarizuar arsimin, duke ofruar një mënyrë të përballueshme dhe fleksibël për studentët që të hynë në një shumëllojshmëri materialesh dhe burimesh në çdo kohë.
Një nga avantazhet më domethënëse të të mësuarit online është se ai e vendos arsimin në dispozicion të të gjithëve, pavarësisht nga vendndodhja e studentit.
Përveç kësaj, kjo mënyrë e të mësuarit u lejon nxënësve të mësojnë me ritmin e tyre, gjë që mund të jetë veçanërisht e dobishme për ata që duan të ndërtojnë mbi njohuritë dhe aftësitë e tyre, ose të bëjnë një transformim të caktuar të karrierës gjatë një angazhimi pune.
Në këtë blog, biseduam me katër nga studentët tanë me prejardhje të ndryshme karriere, të cilët përjetuan nga përfitimet e mësimit online dhe ndoqën Akademinë e Data Science nga Tenerife, Gjermania, Holanda dhe Kavadarci.
Në vijim, lexoni më shumë rreth përvojave të studentëve tanë
Përshëndetje! Ju jeni studentë që keni qenë pjesë e Akademisë së Data Science dhe keni ndjekur në mënyrë aktive leksionet online. Ndani diçka më shumë rreth vetes?
Sanja: Përshëndetje, unë jam Sanja, një ekonomiste e diplomuar me më shumë se 10 vite përvojë pune. Data Science është “porta” përmes së cilës hyra në botën e IT-së, dhe vendosa për të sepse është e lidhur ngushtë me analizën e të dhënave, vizualizimin dhe parashikimin e saj, me mjete të sofistikuara të IT-së.
Dragana: Pershendetje te gjitheve, une jam Dragana, me prejardhje nga Kumanova. Jam diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup dhe po në të njejtin fakultet kam kryer edhe studimet e master-it. Aktualisht punoj në fushën e kontrollit të rrezikut dhe kam më shumë se 14 vite përvojë pune. Tani, pas përfundimit të Akademisë, jam në një periudhë tranzicioni në Data Science/analysis si një pozicion i ri pune. Unë u regjistrova në këtë Akademi sepse për një kohë të gjatë mendoja se do të ishte shumë bukur të kombinoja përvojën time të gjatë në analizë dhe raportim me aftësi të reja në IT, të ndryshme nga Excel-i, dhe nëpërmjet kësaj të mësoja gjëra të reja që do të rezultonin në një nivel më të lartë kompetence.
Ivana: Përshëndetje, unë jam Ivana dhe vij nga sektori ndërkombëtar i zhvillimit si menaxhere programi dhe specialiste në monitorimin dhe vlerësimin e projekteve ku mblidhen një numër i madh i të dhënave. Jam një mbështetëse e madhe e idesë së të mësuarit gjatë gjithë jetës, dua të zbuloj dhe eksploroj gjëra të reja. Data Science dhe përdorimi i saj në shoqërinë moderne është në fokusin tim.
Zhivka: Përshëndetje! Punoj në burimet njerëzore në një departament kompensimi dhe përfitimesh. Punoj me të dhëna çdo ditë. Akademia më bëri të jem edhe më e aftë në profesionin tim dhe fitova më shumë respekt nga kolegët e mi.
Mësimi online ka përfitime të mëdha dhe njëri prej tyre është të mësosh nga rehatia e shtëpisë sate, pavarësisht se në çfarë vendi je. Është interesante që të gjithë jetoni në vende dhe qytete të ndryshme. Na tregoni më shumë për vendet ku i ndëgjuat leksionet?
Sanja: Shumica e leksioneve i dëgjoja në shtëpi, zakonisht në fundjavë kjo gjë ndryshonte dhe gjatë vikendeve leksionet i degjoja në liqenin Tikveshko, Shkup ose në veturë.
Dragana: Kur fillova Akademinë, filluan edhe shumë ndryshime personale dhe ndërkombëtare për mua, nga martesa në emigrim, udhëtime përpara-dhe-prapa, ku do të jetojmë, etj.Çdo gjë ndodhi spontanisht, kur vendosëm të shkonim në Tenerife për muajin e mjaltit dhe kuptuam se aty ishte vendi ku donim të ishim. Disa herë udhëtova në relacionin Maqedoni-Tenerife, për ta përgatitur edhe veten time dhe macen me të cilën jetonim (e mora edhe atë 🙂), për të zhvendosur plotësisht pas 2-3 muajsh. Leksionet online më ndihmuan shumë për të mbajtur gjurmët e materialit në lëvizje dhe kjo ishte me vlerë të paçmuar për mua.
Ivana: Akademinë e ndoqa nga Gjermania, ku jetoj me familjen time. Ndodhte që të ndiqja mësimet edhe nga vende të tjera, për shembull në Maqedoni kur ktheheshim në shtëpi për pushime. Kur shikoja programe dhe akademitë të ndryshme për përmirësim, mundësia për të ndjekur mësim online ishte një element shumë i rëndësishëm për mua.
Zhivka: Mësimet i ndoqa nga disa vende. Për mua ishte shumë e rëndësishme të kisha një kompjuter me mua dhe internet. Për shumicën e rasteve, mësimet i ndoqa në ambiente të shtëpisë. Përpjekja për të dëgjuar nga vende publike pati disa tentativa, por ato gjithmonë përfundonin me rihallim të të njëjtave.
A mund të na tregoni për përvojën tuaj me platformat apo mjetet e mësimit online? A i keni përdorur disa prej tyre në të kaluarën apo jeni takuar për herë të parë në Akademi? A ishin efektive për stilin tuaj të të mësuarit?
Sanja: Përveç Zoom, të gjitha mjetet e tjera si Rocket Chat, platforma e Brainster dhe të ngjashme ishin të panjohura për mua. Unë jam e kënaqur me platformën. Më jep mundësinë për të ndjekur suksesin personal, pastaj disponueshmërinë e materialeve dhe mundësinë në çdo kohë për të shkarkuar ndonjë material ose për të parë një video të leksioneve.
Dragana: Ishte gjithçka e re për mua dhe “për herë të parë” u takova në Akademi. Ishte një sfidë e dyfishtë të zotërosh si sistemet, ashtu edhe materialin në të njëjtën kohë. Edhe sot e kësaj dite, ende ndërtoj mbi pothuajse të gjitha mjetet e mësuara të akademisë, dhe sa për platformën Brainster, më pëlqen opsioni për të rishqyrtuar të gjitha leksionet e kaluara, tek të cilat mund të kthehem gjithmonë, dhe kjo është ajo që bëj, sepse ato janë mjaft interaktive dhe instruktorë të shkëlqyer.
Ivana: Në të kaluarën, unë kam ndjekur kurse dhe webinarë të tjerë online, si Coursera, Udemy, nëpërmjet mjeteve që ju përmendët, dhe jam gjithashtu Moodle developer e çertifikuar profesionalisht, kështu që njoh edhe platformat e të mësuarit. Ajo që më pëlqeu tek Brainster ishte ajo që përmendën kolegët – disponueshmëria e materialeve dhe veçanërisht videove nga leksionet dhe ushtrimet që i kam shqyrtuar disa herë.
Si po qëndronit të organizuar dhe të motivuar gjatë studimit online? A keni përdorur ndonjë metodë apo teknikë specifike për të menaxhuar më mirë kohën tuaj dhe për të qenë të fokusuar në material?
Sanja: Nuk përdorja metoda të veçanta, shikoja vetëm për t’u izoluar në një dhomë me kufje, kafe dhe ujë. Instruktorët dhe vetë klasat janë mjaft interesante dhe dinamike, kështu që nuk kisha asnjë problem me përqendrimin.
Dragana: Për mua, organizimi dhe disiplina ishin sfidat më të mëdha. Në fillim, gjatë kohës së shkurtër që isha në Maqedoni gjatë Akademisë, ishte e lehtë, dimër, ftohtë, kështu që mësimi, leskionet pas punës ishin një ide e shkëlqyer. Por në mes të dimrit, kur erdha në Tenerife ku ishte praktikisht pranvera dhe “të gjithë” ishin me pushime, ishte vërtet sfiduese në fillim dhe disi e vështirë për mua të izolohesha dhe të përqendrohesha te materiali, por më pas krijova një ritëm. Mendoj se kurioziteti për gjithçka që u ofrua si material, instruktorë të shkëlqyer dhe mbështetje nga burri im ishin çelësi për të ngulmuar deri në fund.
Zhivka: Mendoj se motivi im më i madh ishte se sinqerisht doja të dija më shumë dhe të përmirësohesha. Materiali është gjithashtu interesant. Ndjenja që përfitohet pas një kodi të shkruar me sukses ose detyra të analizuara me sukses është e domosdoshme. Nuk kisha ndonjë teknikë të veçantë dhe definitivisht nuk isha e motivuar deri në fund. Gëzohem pasi që mundem t’i kthehem materialit dhe të dëgjoj atë që më duhet.
A mund të përshkruani një situatë ku duhet të kishit bashkëpunuar me studentë të tjerë apo të kishit punuar në një projekt në grup në një mjedis online? Çfarë sfidash keni hasur dhe si i keni kaluar ato?
Sanja: Ishim super grup, kishim komunikim të rregullt, dhe po ashtu socializoheshim edhe në Shkup. Ne gjithmonë ndihmonim njëri-tjetrin me çdo problem, dhe për këtë arsye pa vështirësi ne zotëruam projektet dhe hackathon-et që kemi punuar në grup. Lindën miqësi të reja që besoj se do të zgjasin shumë.
Dragana: Isha me të vërtetë me fat që punoja me kolegë të mrekullueshëm për hackathon dhe projektet, të gjitha në një mjedis online. Komunikimi i rregullt, ndarja e mendimeve/qasjeve të ndryshme, qasja aktive nga mentorët, të gjitha këto ishin sa më të mundshme online. Aty e kuptova me të vërtetë se sa e rëndësishme është puna në ekip, sidomos kur punon me kolegë që janë vërtet kuriozë dhe këmbëngulës në detyrën e dhënë.
Ivana: kishim edhe punë në ekipe edhe pse ishim në distancë dhe në vende të ndryshme. Komunikimi i rregullt përmes kanaleve të ndryshme (duke përfshirë grupin Viber) ishte shumë i rëndësishëm për punën e suksesshme – dhe sigurisht, fakti që kam punuar me shumë kolegë profesionistë dhe të motivuar.
Së fundmi, çfarë do të kishit ndarë për të gjithë ata që në një farë mënyre janë “skeptikë” në lidhje me mësimin online?
Sanja: Nëse ka dëshirë dhe vullnet të madh për të pasur sukses, asgjë nuk është e vështirë. Gjatë Akademisë, u përballa me shumë sfida, mbi të gjitha, duke kufizuar mënyrën e ndryshimit të kohës, për t’u kushtuar kohë të mjaftueshme fëmijëve, familjes, punës dhe shtëpisë. Por me më pak gjumë, sakrificë nga koha e lirë, përsëritje materialit, frekuentim të rregullt të klasave, zgjidhjen e brendshme dhe pjesëmarrjen e projekteve dhe hackathon-eve, suksesi është i pashmangshëm.
Dragana: Mësimi online, ashtu si puna në internet, po bëhet gjithnjë e më shumë një realitet dhe po shkon në një trend rritës. Unë personalisht shoh shumë avantazhe në këtë. Duke filluar nga fakti që jemi shumë më të relaksuar në një atmosferë shtëpiake (mund të jemi edhe në pizhama gjatë gjithë ditës), fokusi është kushtuar ekskluzivisht ndjekjes së materialit që për shumëkënd ishte diçka e re, koha nuk humbet në përgatitje dhe udhëtimin në hapësirat e Akademisë dhe kthim. Kjo kohë e kursyer shtesë është e rëndësishme për një menaxhim më të mirë të kohës. Për mua, vetë opsioni online ishte në disa mënyra “vendimtar” për të filluar me Akademinë dhe unë falënderoj Brainster për të.
Ivana: Mësimi online kërkon po aq punë dhe përkushtim sa mësimi klasik. Pjesëmarrësit duhet ta dinë këtë dhe të marrin kohën e duhur për mësim. Mësimi online është madje një avantazh që materialet mund të jenë të disponueshme gjatë gjithë kohës (video nga vetë leksionet, p.sh.) dhe platformat e reja të të mësuarit vërtet i lejojnë pjesëmarrësit të kenë një përvojë të mirë dhe të fitojnë njohuritë dhe aftësitë që u nevojiten.
Zhivka: Nëse nuk do të kishte mësim online, nuk do të kisha qenë në gjendje të ndiqja asnjë akademi. Në fakt, ishte një kusht për mua që të regjistrohesha. Disponueshmëria e materialeve në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është një avantazh dhe liri e pazëvendësueshme. Edhe pse online, mbaj lidhje me kolegët nga Akademia dhe ndjehem afër për t’u drejtuar atyre për çfarëdo që më duhet, madje edhe për miqësi.
Nëse doni të përmirësoni aftësitë dhe njohuritë tuaja dhe opsioni i mësimit online ju duket mahnitës, regjistrimet për Akademitë Brainster janë duke u zhvilluar.
Caktoni një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe detaje rreth programeve!