Nga një kompani start-up me burime të kufizuara dhe 3 punonjës në vitin 2015, deri te liderët e arsimit në Maqedoni sot. Themeluesi Petar Ninovski shkroi një letër të hapur që shënonte ditëlindjen e 7-të të Brainster-it, e cila gjithashtu reflekton mbi planet e ardhshme të organizatës.
Të dashur studentë aktualë dhe të ardhshëm të Brainster, alumni, partnerë, bashkëpunëtorë, kolegë, instruktorë dhe profesorë.
E shkruaj këtë letër të hapur, sepse me rastin e 7 viteve të Brainster dua t’ju drejtohem dhe të ndaj me ju arritjet tona më të rëndësishme si dhe hapat e ardhshëm.
Udhëtimi deri tani
Ne filluam me një qëllim të thjeshtë – t’ju mundësojmë individëve arsim cilësor dhe mbështetje për të arritur potencialin e tyre të plotë, pavarësisht nga rrethanat në të cilat ndodhen. Nga një kompani e vogël, me burime të kufizuara dhe vetëm 3 punonjës në vitin 2015, ne tani jemi lider në arsim në Maqedoni me një ekip prej mbi 200 profesionistësh.
12 muajt e fundit për ne dhe komunitetin tonë kanë qenë vërtet të jashtëzakonshëm. Ne po forcojmë pozitën udhëheqëse në treg dhe presim mbi 1,250 studentë të regjistruar në akademitë e Brainster dhe Brainster Next College deri në fund të vitit 2022. Kënaqësia e studentëve dhe bashkëpunëtorëve është në nivelin më të lartë. Përveç kësaj, ne presim ta përfundojmë këtë vit me 450 studentë të cilëve ju kemi mundësuar punësim.
Si kurorë e angazhimit tonë për përmirësimin e arsimit gjatë 7 viteve të fundit është themelimi i Institucionit të Arsimit të Lartë Brainster Next College, i cili është akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës – diçka që konsiderohet si forma më e lartë e çertifikatës së cilësisë së mësimdhënies.
Por ajo për të cilën jam veçanërisht krenar është se në Brainster Next College prezantuam përfitimin financiar “Studio tani, paguaj pas punësimit”.
Kjo mundësi është bërë realitet, duke nisur nga vendimi ynë për të investuar 2.500.000 euro nga fondet tona për t’i mundësuar çdo të riu të studiojë në fushën e IT-së pa paguar 1 denarë gjatë arsimimit dhe kthimin e fondeve ( pa kamtë) ta kryejnë pas studimeve ose pasi të jetë punësuar.
Cili është hapi i rradhës për Brainster?
Vizioni ynë është të bëhemi një kompani e njohur botërore deri në vitin 2030, e cila nëpërmjet akademive, fakultetit dhe shërbimeve të tjera do të ndihmojë 10,000 njerëz në vit të edukohen dhe të arrijnë karrierën që duan.
Jam i vetëdijshëm se ky është një qëllim ambicioz, por kam besim se të njejtin mendim e ndajnë edhe të tjerët. Punonjësit, profesorët, instruktorët dhe studentët tanë janë jashtëzakonisht të talentuar dhe të përkushtuar. Në këtë mënyrë,Brainster ka një mundësi të rrallë për t’ju përgjigjur kërkesave të shoqërisë dhe industrisë.
Detyra jonë është të shfrytëzojmë mundësinë dhe të bëjmë ndryshime pozitive në shoqëri dhe në botë, veçanërisht aty ku është e nevojshme – në krijimin e vendeve të reja të punës!
Përveç akreditimit, i cili do të sjellë mundësi të reja për studentët tanë, më shumë partnerë punësimi vendas dhe ndërkombëtarë, më shumë profesorë dhe instruktorë ndërkombëtarë, më shumë bashkëpunime – Brainster vazhdon të fokusohet në atë që e bën këtë organizatë të jetë lider: Të mësuarit përmes punës në projekte reale, asistencës për punësim, bashkëpunimit me industrinë, stafit pedagogjik cilësor dhe më e rëndësishmja fokusi tek studentët.
Çdo punonjës i Brainster e sheh besimin që na kanë dhënë studentët,si misionin e tyre personal dhe unë jam mirënjohës që punoj me kolegë që mendojnë në këtë mënyrë. Mbi të gjitha, ata janë njerëz të mirë, punëtorë dhe të ndershëm, me të cilët i lejojmë vetes të ëndërrojmë për një të nesërme më të mirë!
Së fundmi, dua të ndaj me ju atë që ne besojmë në Brainster . Ne besojmë se njerëzit që kanë pasion dhe janë të angazhuar mund ta ndryshojnë botën për mirë.
Në emër të gjithë kolektivit, dua të falënderoj studentët për besimin e tyre tek Brainster dhe profesorët dhe instruktorët për pasionin, përkushtimin dhe kontributin. Jam i nderuar që kam mundësinë të punoj me secilin prej jush.
Faleminderit!
P