Një numër rekord studentësh të regjistruar, rezultati më i lartë për instruktorët, projektet reale të punuara, Live Hackathon më i madh i organizuar , numri më i madh i punonjësve dhe themelimi i fakultetit të parë praktik të IT-së i cili është i akredituar – Brainster Next College.
Vitin e kaluar në Brainster, gjithçka shkoi për mrekulli. Por, sukseset nuk i shkruajtëm për veten tonë, sepse i arrijtëm bashkë me komunitetin tonë – instruktorët dhe profesorët, bashkëpunëtorët dhe sigurisht, studentët tanë.
“I gjithë suksesi ynë që arritëm në vitin 2022 është pasqyrim i punës së madhe, aftësive, përkushtimit, trajnimit për punonjësit, instruktorët dhe profesorët dhe besimi që na japin partnerët tanë dhe mijëra studentë. Kjo mund të duket e lehtë nga jashtë, por ndërtimi i një organizate arsimore është një nga bizneset më komplekse që ekziston. Prandaj, i falënderoj të gjithë për gjithçka”, thotë Petar Ninovski, themelues i Brainster dhe Brainster Next College.
Ai shton se aktivitetet dhe ndikimi i Brainster po rriten dhe rritja e mëtejshme është e parashikuar.
“Studentët tanë janë në kërkim të mundësive me cilësi të lartë të të mësuarit dhe përfshirjes në industri. Ndikimi i organizatës sonë është vazhdimisht në rritje, dhe po kështu edhe përgjegjësia jonë. Por fokusi ynë do të mbetet i njëjtë – të jetë zgjedhja e parë e studentëve në Maqedoni të interesuar për ndërtimin e karrierës në teknologji dhe biznes, për t’u bërë vendi më i mirë për të punuar dhe zgjedhja e parë për kompanitë që të angazhojnë talente për teknologji dhe biznes”, thotë ai.
Petari shpjegon edhe pse ekziston organizata dhe cili është misioni kryesor.
“Qëllimi i Brainster dhe Brainster Next College është të ofrojë rritje dhe zhvillim për popullin e Maqedonisë dhe rajonit dhe t’i përgatisë ata për të kontribuar në prosperitetin e shoqërisë. Është një sistem në të cilin studentët gëzohen në të mësuar dhe punonjësit dhe profesorët janë të lumtur të punojnë profesionin e tyre. Është një sistem që njeh dallimet midis studentëve dhe dallimet midis profesorëve dhe punonjësve. Prandaj, ne do të vazhdojmë të aplikojmë angazhimin, punën e madhe, trajnimin dhe të gjitha burimet tona në dispozicion – nga njerëzit dhe aftësitë dhe motivimi i tyre, tek financat, teknologjia, kultura dhe reputacioni – për të zbatuar me sukses nismat strategjike për suksesin e studentëve tanë,” thotë ai.
Numri rekord i studentëve të regjistruar vitin e kaluar – 1,306
Një nga shifrat për të cilat jemi më krenarë janë studentët e regjistruar vitin e kaluar. Numri rekord prej 1.306 studentësh të regjistruar në akademi dhe fakultet së bashku ishte një surprizë për ne.
Brankica Vasileva, team lead-i Student Success në Brainster, e cila kujdeset që çdo student të marrë atë që ka nevojë gjatë studimit, thotë se kjo është diçka që gzohen më shumë.
“Kjo është një shifër që nuk e prisnim, por e adhuronim. Shifra, si organizatë, na sfidon – jo vetëm për të ruajtur cilësinë e programeve arsimore, por edhe për t’u bërë më të mirë në përvojën që krijojmë për studentët, në mënyrë që t’i motivojmë dhe të bëhemi më të suksesshëm. Ne po punojmë me përkushtim për të justifikuar besimin që na japin studentët dhe prova e kësaj janë regjistrimet më të suksesshme që kemi patur ndonjëherë,” thotë Brankica.
Ajo zbulon se një pjesë e madhe e studentëve të regjistruar vijnë në Brainster me rekomandimin e një alumni. Ky është një konfirmim për ta se kujdesi i përgjithshëm për secilin prej tyre vlerësohet nga ana e tyre dhe se ata janë të kënaqur. Ajo që bën vazhdimisht ekipi i Brankicës është të monitorojnë vazhdimisht çdo studentë në procesin e të mësuarit, të monitorojonë suksesin e secilit grup studentësh dhe t’i përgjigjen feedback-ut që marrin prej tyre.
“Ne i monitorojmë studentët vazhdimisht, dhe gjithashtu marrim një feedback javor nga ana e tyre për programin dhe modulet që ata kanë studiuar, për instruktorët, për punën në grup me kolegët, etj. Dhe sigurisht, ne i përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme këtij feedback-u, të gjitha këto në mënyrë që çdo student të jetë i kënaqur me atë që merr si njohuri, aftësi dhe vlerë nga Brainster dhe të jetë në gjendje t’i përdorë këto njohuri për një të ardhme më të mirë. Ajo për të cilën jam veçanërisht krenare është rezultati vjetor për instruktorët tanë, që është 4.91 në shkallën 5. Instruktorët tanë, të cilët aktualisht janë 102 në numër, janë sigurisht hallka që na lidh të gjithëve dhe pa angazhimin, dëshirën dhe aftësitë e tyre të transferimit të njohurive, ne nuk do të ishim aq të suksesshëm. Prandaj, një falemnderim i madh për të gjithë ata,” thotë ajo.
Brainster Live Hackathon-i më i madh – 125 pjesëmarrës
Në vitin 2022 arritëm edhe rezultate rekord në seksionin e Co-innovation-it dhe punësimit. Vitin e kaluar, studentët punuan në një total prej 104 projektesh reale dhe ne organizuam 21 hackathon-e. Gjithashtu, u mbajt Brainster Live Hackathon-i më i madh në ambientet e Brainster-it, me 125 pjesëmarrës dhe kjo ishte si qershia mbi ëmbëlsirën.
Në të njëjtën kohë, studentët punuan për 48 orë në një zgjidhje për një aplikacion celular dhe një aplikacion të brendshëm për REDI dhe REDI reciklim që do të lidhte organizatën me familjet, do të organizonte aksesin në mbeturinat e zgjedhura të mbledhësve të tyre formalë (agjentë të gjelbër) dhe do t’i ndihmonte ata të komunikonin në mënyrë më efikase me njëri-tjetrin. Ideja ishte të digjitalizohet shërbimi për grumbullimin falas të mbetjeve jo të rrezikshme si letra dhe plastika, për t’u lidhur me komunitetin dhe për të mbledhur mbetjet e zgjedhura në mënyrë dinjitoze. Zgjidhja fituese u zgjodh në REDI SUMMIT.
Përndryshe, ekipi i Partnerships bashkëpunon me 161 kompani nga Maqedonia dhe jashtë saj. Këto kompani punësojnë studentët tanë të akademive të Brainster-it dhe u sigurojnë atyre projekte reale për punë praktike si dhe internshipe. Ne gjithashtu e transferuam këtë praktikë të mirë në punën e Brainster Next College, i cili hapi dyert për studentët e parë në drejtimin e Software Engineering and Innovation në tetor të vitit 2022.
Vizioni ynë është të mbështesim transformimin digjital
Në vitin 2022 ekipi ynë u rrit gjithashtu në një rekord prej 58 punonjësish.
Me gjithë njohuritë tona dhe shumë punë, ne u mundësojmë individëve të përgatisin zhvillimin e karrierës duke zotëruar aftësitë digjitale dhe të tjera relevante në botën e re të punës. Vizioni ynë është të mbështesim transformimin digjital globalisht duke krijuar një të ardhme më të mirë për sa më shumë njerëz.
Tatjana Janeva, menaxhere e burimeve njerëzore në Brainster shton se kompania mund të përshkruhet si një organizatë që ka një qasje holistike ndaj punonjësve të saj, duke ofruar mbështetje në të gjitha fushat, në aspektin profesional dhe privat, pra një organizatë që kujdeset plotësisht për punonjësit e saj.
“Një kulturë pozitive e kompanisë, e përbërë nga mësimi i vazhdueshëm dhe përmirësimi profesional i të gjithë punonjësve, mbështetja e vazhdueshme e drejtuesve të ekipit, mentorimi dhe udhëzimi gjatë gjithë punës dhe veçanërisht fryma e ekipit, e cila është një faktor kyç në punën e suksesshme, kontribuojnë në ndërtimin e një historie të suksesshme të Brainster,” thotë ajo.
Ne i kemi arritur këto rezultate rekord me shumë punë, njohuri, punë ekipore dhe angazhim dhe këtë vit, do të vazhdojmë të punojmë edhe më me përkushtim për të vazhduar të ofrojmë arsim cilësor për karrierat e së ardhmes.
Brainster është vazhdimisht në kërkim të kolegëve të rinj që do të bashkohen me ne në udhëtimin tonë pa fund për të vazhduar të ndërtojmë një komunitet të dedikuar për produktet, shërbimet dhe përvojat më të mira të studentëve tanë.
Nëse mendoni se ky është vendi i duhur për ju, kontrolloni pozicionet e lira në organizatën tonë këtu.