A e dini se ka mbi 1.8 miliardë webiste apo se zhvillimi i web-it është një nga teknologjitë me rritje më të shpejtë për vitin 2023? A keni menduar ndonjëherë pse çdo biznes fokusohet në nevojat e përdoruesve dhe pse përdoruesit nga çdo industri kyçen në internet për të bashkëvepruar?
Nëse ideja për të zotëruar aftësitë më të kërkuara si një Front-End programues, për të krijuar një përvojë përdoruesi pa probleme, ndërvepruese dhe për të drejtuar fokusin e përdoruesit në përmbajtje tingëllon joshëse, atëherë ju gjendeni në vendin e duhur.
Pagat e mëdha që arrijnë deri në 62% ,e cila është më shumë se mesatarja nga industritë e tjera, kërkesa e madhe dhe siguria e punës janë vetëm disa nga përfitimet që vijnë me këtë karrierë. Duke zotëruar aftësitë e duhura të programimit Front-End, do të keni mundësi të shumta për karrierën tuaj.
5 arsyet se pse duhet të filloni të mësoni Programim Front-End:
1. Rritja e kerkesave në nivele globale për programues front-end
Programuesit Front-End, kanë një përgjegjësi të përgjithshme – të sigurojne vizitorët e website-ve që mund të ndërveprojnë në mënyrë të lehtë me të. Ata e bëjnë këtë përmes kombinimit të dizajnit, teknologjisë dhe kodimit të pamjes së website-it, gjithashtu duke u kujdesur për zgjidhjen e disa gabimeve që mund të shfaqen. Sa herë që vizitoni një website të caktuar, gjithçka që shihni dhe klikoni është punë e programuesve Front-End.
Duke e konsideruar faktin se 94% e përshtypjes së parë të një përdoruesi bazohet në përvojën që ata kanë me një website ose aplikacion të caktuar, për këtë arsye programuesit Front-End po bëhen pjesë e rëndësishme e çdo kompanie dhe kërkesa për ata vazhdon të rritet globalisht.
2.Krijimi i website-ve me cilësi dhe kualitet të lartë
Programuesit Front-End përdorin një kombinim të gjuhëve si HTML dhe CSS dhe mjete si React për të krijuar një përvojë interaktive dhe të këndshme për përdoruesit. Ata fokusohen në krijimin e website-ve me cilësi të lartë duke përdorur metoda dhe dizajne që përshtaten me një qasje të përqendruar te përdoruesi.
Menaxhimi i një sërë aktivitetesh, duke përfshirë ngjyrat dhe fontet, dhe aspektet e dizajnit si slider dhe drop-down menutë, të cilët janë përgjegjës për përvojën e përdoruesit të website-it që është kritike për performancën e një kompanie.
3. Një profesion kreativ me një gamë të gjerë për punësim
Nëse edhe ju jeni një nga ata që kërkojnë një karrierë interesante, me shumë mundësi pune me qëllim që të provoni të gjitha aftësitë, atëherë programimi front-end është një sferë e tillë ku ju nuk do të keni kufizime për të treguar anën tuaj kreative dhe aftësitë teknike.
Këtu janë disa nga detyrat e programuesve front-end që i bëjnë ata një burim të pazëvendësueshëm në çdo kompani:
- Prioriteti i përvojës së përdoruesit;
- Ngjallja e koncepteve me HTML, CSS dhe JavaScript
- Krijimin dhe mirëmbajtjen e website-ve dhe ndërfaqeve të përdoruesve të web aplikacioneve;
- Krijimi i mjeteve që përmirësojnë ndërveprimin me site-in në çdo shfletues;
- Zbatimi i dizajnit për faqet celulare;
- Vlerësimi i përdorshmërisë së faqes; dhe adresimin e çdo problemi.
4. Kuptimin dhe përvetsimin e ciklit të zhvillimit të software-it
Zhvillimi i software-it i referohet një procesi logjik përsëritës që synon të krijojë software të programuar për të përmbushur qëllimet ose proceset unike personale ose të biznesit. E gjithë kjo përfshin një sërë aktivitetesh dhe hapash të shumtë si: kërkimi, dizajnimi i rrjedhës dhe proceseve të të dhënave, shkrimi i dokumentacionit teknik, testimi gjithëpërfshirës, korrigjimi dhe testimi i vazhdueshëm. Ky është një proces i rëndësishëm për çdo kompani dhe është në duart e programuesve front-end, gjë që konfirmon edhe një herë faktin se ata janë të nevojshëm në çdo kompani për çdo industri.
5. Mundësitë për punë si freelancer
Pasi të keni zotëruar aftësitë e nevojshme të programimit në front-end, hapi tjetër është të filloni të kërkoni punën tuaj të re, por mos e anashkaloni mundësinë për të punuar si freelancer. Me zhvillimin e teknologjisë dhe krijimin e mjeteve të ndryshme për programuesit front-end, ata mund të kënaqen duke punuar si freelancer. Freelancing është një fushë në rritje që mund të konsiderohet të jetë një opsion më i mirë për ju që nuk jeni duke kërkuar një punë full-time. Nëpërmjet freelancing do të kënaqeni duke punuar në projekte të ndryshme dhe gjithmonë të zgjidhni ato që do t’ju japin kënaqësi më të madhe.
Regjistrimet për grupin e radhës të Akademisë së Programimit Front-End janë hapur! Interesi është shumë i madh dhe numri i vendeve – i kufizuar, ndaj rezervoni në kohë!
Caktoni një takim me menaxherin tonë për më shumë udhëzime dhe detaje rreth programit!