Transformimi digjital i jetës së përditshme është i pashmangshëm dhe bota e IT-së ofron karrierë premtuese dhe të paguar me një të ardhme të sigurt.
Jetojmë në një kohë ku është shumë e lehtë te kemi akses në letërsi dhe shumë materiale janë në dispozicion. Një nga mënyrat më efektive për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e nevojshme për avancimin e karrierës është të ndjekish trendet e fundit në sferën Front-End dhe trendet në industrinë Full-Stack që të jesh gjithnjë i informuar.
Pavarësisht nëse je një entuziast me pasion për programimin Front-End ose Full-Stack ose një ekspert që kërkon të zgjerojë njohuritë e veta, ka shumë libra që mund të lexosh që u përshtaten interesave të tua.
Në vijim, ne kemi zgjedhur 7 libra që çdo entuziast i software developing duhet të lexojë:
Clean Code: A Handbook of Agile Software Craftsmanship
Edhe kodi i keq mund të funksionojë. Por, një problem më i madh lind nëse kodi nuk është i pastër. Çdo vit, harxhohen orë të panumërta dhe burime të konsiderueshme për shkak të kodit të shkruar keq. Por nuk duhet të jetë kështu. Në këtë libër, do të mësoni për aftësitë dhe praktikat që do t’ju ndihmojnë të zhvilloni vlerat e një eksperti software dhe t’ju bëjnë një programues më të mirë – por vetëm nëse bëni shumë përpjekje dhe punoni për përmirësim të vazhdueshëm.
Introduction to Algorithms
Disa libra mbi algoritmet janë të sakta, por të paplota; të tjerat mbulojnë një sasi të madhe materiali, por nuk ka saktësi. Ky libër kombinon në mënyrë unike saktësinë dhe gjithëpërfshirjen. Ai mbulon një gamë të gjerë algoritmesh në thellësi, megjithatë e bën dizajnin dhe analizën e tyre të aksesueshme për të gjitha nivelet e lexuesve. Çdo kapitull është relativisht i pavarur dhe mund të përdoret si një njësi studimi. Shpjegimet janë elementare, por jo në kurriz të thellësisë së mbulimit apo saktësisë matematikore.
Code Complete: A Practical Handbook of Software Construction
Në këtë libër, autori sintetizon në drejtime të qarta, teknikat dhe parimet më efektive që çdo programues duhet të dijë. Libri është i mbushur me praktikat më të mira dhe qindra mostra kodesh të reja që ilustrojnë artin dhe shkencën e ndërtimit të software-it. Pavarësisht nga niveli juaj i përvojës në këtë fushë, ky libër do t’ju stimulojë të menduarit dhe do t’ju ndihmojë të krijoni kod me cilësi më të lartë.
Cracking the Coding Interview: 150 Programming Questions and Solutions
Ndjenjat e frikës dhe pasigurisë mund të jenë të pranishme kur merrni pjesë në ndonjë intervistë. Prandaj, qëllimi i këtij libri është t’ju ofrojë përgatitjen e nevojshme për intervistë për të arritur te punët kryesore si software developer. Ky është një libër i thellë teknik dhe fokusohet në aftësitë e software engineer për të arritur një intervistë të suksesshme. Libri është mbi 500 faqe dhe përfshin 150 pyetje dhe përgjigje, si dhe këshilla tjera.
Coders at Work: Reflections on the Craft of Programming
Ky libër do t’ju ndihmojë të kuptoni se kush është kush në botën e programimit dhe do t’ju japë një vështrim tërheqës se si disa nga programuesit më të mirë në botë bëjnë punën e tyre. E përbërë nga intervista me 15 ekspertë dhe programues të suksesshëm, temat kryesore në këto intervista përfshijnë mënyrën se si të anketuarit mësuan të programonin, gjuhët dhe mjetet e tyre të preferuara, opinionet e tyre mbi programimin, dëshmitë, leximin e kodit dhe më shumë.
Coders: The Making of a New Tribe and the Remaking of the World
Algoritmet e Facebook i japin formë lajmit. Makinat që drejtojmë vetë i hasim cdo kudo në rrugë. Ne jetojmë në një botë të ndërtuar me kod dhe janë koduesit ata që e ndërtuan këtë botë. Në këtë libër, ju do të mësoni për praktikat më të mira të përdorura nga disa prej programuesve më të sukseshëm, duke përfshirë krijuesit e News Feed të Facebook, Instagram, AI-në më të mirë të Google dhe më shumë.
Don’t Make Me Think: A Common Sense Approach to Web Usability
I mbushur me praktika dhe histori të shkëlqyera, ky libër do t’ju bëjë të vendosni veten në vendin e përdoruesit të website-it dhe të filloni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i tyre. Nëse dizajnoni, shkruani, programoni, zotëroni ose menaxhoni një website, duhet ta lexoni këtë libër.
P.S. Mos u habitni nëse ky libër ndryshon plotësisht mënyrën se si mendoni për web dizajnin.
Përvetësoni aftësitë më të kërkuara sot duke punuar në projekte reale për klientë të vërtetë.
Mësoni më shumë rreth programeve të Akademisë së Programimit Front-End.
Interesi është shumë i madh, dhe numri i vendeve të lira është i kufizuar, ndaj rezervoni në kohë!