Akademia e Programimit nga afër #4: Programi Përgatitor

Akademia e Programimit Front-End është një akademi intensive dhe sfiduese që kërkon angazhim dhe fokus të madh gjatë leksioneve. Mirëpo, nga ana tjetër, ajo është gjithashtu plotësisht e përshtatur për studentët që janë fillestarë dhe nuk kanë përvojë dhe njohuri të mëparshme në këtë fushë. 

Që të përmirësojnë përvojën e studentëve, pasi të regjistrohen në akademi, organizohet një program përgatitor falas dy-mujor që është i projektuar posaçërisht në përgatitjen e studentëve për fillimin dhe përfundimin e suksesshëm të programit.

Duke u përballur me faktin se mësimi online është normale për ne dhe duke patur parasysh se studentët tanë kanë shumëllojshmëri profilesh dhe prejardhjesh arsimore, programi përgatitor synon t’u japë studentëve një bazë solide dhe të kuptuarit e koncepteve bazë të programimit web, por edhe të ndihmojë studentët të zhvillojnë mindset-in e nevojshëm për të fituar aftësi (të reja) për programim, zgidhjen e problemeve dhe menaxhimin e kohës. 

Programi përgatitor përfshin një koleksion të burimeve arsimore të zgjedhura me kujdes në formate të ndryshme (video, linke, burime interaktive, etj.) që studentët mund t’i analizojnë sipas ritmit të tyre, por gjithashtu ofrohen edhe disa sfida – ushtrime përmes të cilave studentët përgatiten për punë praktike individuale dhe fitojnë real-feel për projekte reale të mëtejshme që do të zhvillohen gjatë pjesës zyrtare të programit.

Studentët kanë mundësi të ndjekin rrugën e ripërcaktuar të të mësuarit përmes platformës digjitale BrainsterLEARN, e cila njëkohësisht paraqet një përgatitje dhe përshtatje e mënyrës së punës – komunikimit dhe qasjes në burime – gjatë Akademisë së Programimit Front-End.

Platforma është një vend i centralizuar nëpërmjet të cilit bëhet i gjithë komunikimi dhe transferimi i njohurive midis studentëve dhe instruktorëve. Është një nga mjetet më të rëndësishme që përdoret nga më shumë se 1.000 studentë dhe 50 instruktorë në ditë.

 

Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të  vërtetë nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë