Puna në projekte reale për klientë të vërtetë është një nga postulatet e kurrikulës së Akademisë për Programim Front-End. Nëpërmjet kësaj mënyre pune, studentët mësojnë se si të punojnë nën presion, të ndjekin afatet kohore, të bashkëpunojnë me klientët dhe të marrin një kuptim të vërtetë të asaj që i pret ata më tej në karrierën e tyre.
Të vetëdijshëm për rëndësinë e aplikimit praktik të njohurive të fituara teorike, por edhe nevojën për t’ju ofrohet studentëve gadishmëri më të mirë për të filluar një karrierë në programim web, programi përfshin punë në të paktën tre projekte reale të detyrueshme dhe pjesëmarrjen në hackathon-e 48 orëshe.
Procesi i punës në projekte reale është projektuar dhe strukturuar me kujdes në mënyrë të tillë që të përfshijë elemente të metodologjisë agile për zhvillimin e softwarit, retrospektivë dhe takime demo, punën në ekip dhe ndarjen e roleve. Pas mbajtjes së brifit, studentët fillojnë punën dhe i gjithë procesi udhëhiqet nga edukatorë me përvojë të dëshmuar në këtë fushë. Përfundimi i suksesshëm i projekteve për studentët do të thotë pasurimi i portofolit të tyre të punës. Përvec kësaj qëllimi është që studentët të jenë krenarë me veten.
Në bashkëpunim me Qendrën e Co-Inovacionit dhe punësimit të Brainster, si dhe partneritetet me më shumë se 90 kompani, ne ofrojmë mundësinë për të punuar në projekte reale, që përvojën e punës në projekte e bën të jetë më unike, reale dhe me vlerë shumë të madhe për studentët, sepse i përgatit ata për punën në jetën e vërtetë.
Zbuloni më shumë se çfarë ndanë me ne studentët për përvojën e tyre nga puna në projekte reale
Denis Ristovski – Puna në projekte reale të jep ndjesinë se po zgjidh probleme të vërteta dhe që punoni në real-tasks, siç do të bënin nëse do të punësoheshin si programues në të ardhmen.
Aleksandra Nastova – Puna në projekte reale më ndihmon të përmirësohem dhe të ndërtoj mbi veten time, si dhe të përgatitem për sfidat me të cilat do të përballesha nëse do të punoja në një kompani. Vetë projektet janë padyshim një sfidë për mua, më motivojnë të eksploroj dhe të demonstroj njohuritë e fituara në punë dhe është veçanërisht motivuese kur përfundon një projekt të tillë me sukses brenda një afati të caktuar kohor. Mendoj se çelësi i suksesit është vetëm se sa është i përgatitur studenti për t’iu përkushtuar vetë Akademisë. Sigurisht, këtu janë instruktorët, të cilët janë në çdo kohë në dispozicion për konsultime shtes. Profesionalizmi dhe ekspertiza e tyre është një faktor motivues për mua.
Daniela Damianoska – Projektet që po punojmë në kuadër të Akademisë për Programim Front-End janë një segment i rëndësishëm me ndihmën e të cilit ne si studentë mësojmë se si të ndërtojmë veten si programues Front-End të ardhshëm të cilët do të jenë në gjendje të trajtojnë me sukses sfidat që paraqet puna e projekteve reale. Projekti mbi të cilin po punojmë aktualisht na lejon të përmirësojmë njohuritë e fituara gjatë leksioneve dhe workshop-eve, duke na inkurajuar gjithashtu të zotërojmë koncepte të reja në fushën e programimit Front-End. Përveç kësaj, mentorët tanë janë gjithmonë në dispozicion për konsultim në cdo çështje dhe gjithashtu duhet të theksoj mbështetjen e pafundme që kemi nga mentori ynë Riste. Nën vëmendjen e tij ne po punojmë në projektin në vazhdim, i cili veçanërisht ndihmon në tejkalimin e sfidave me sukses.
Daniela Ikonomova – Projektet janë sfida më e madhe për ne studentët. Nëpërmjet tyre kemi mundësinë të testojmë se sa e kemi zotëruar materialin dhe njëkohësisht të shohim nëse mund të organizohemi për t’i plotësuar ato brenda një afati kohor të caktuar. Për mua, puna e projektit më ka shtyrë të përshtatem me punën nën presion dhe të jem proaktiv.
Igor Tasevski – Puna në projekte na jep një shans për të parë se si duket një projekt i vërtetë me afate të caktuara. Dua të theksoj puna në projekte dhe takimet e së dielës me instruktorët janë një ndihmë e madhe duke bërë që Brainster të na përgatisë për punë në botën reale. Brainster me të vërtetë arrin të nxjerrë maksimumin prej nesh dhe njohuria jonë rritet në mënyrë eksponenciale me çdo orë. Koha dhe energjia që instruktorët na dedikojnë është e mjaftueshme gjatë programimit të Akademisë së Full-Stack që ne mund të punojmë vetë në një projekt ose të përfshihemi në një ekip që punon në një projekt, dhe më e rëndësishmja, shumë prej nesh nuk kanë përvojë apo njohuri të mëparshme në programim.
Aleksandar Melov – Puna në projekte reale është një super mundësi dhe një lloj këndi lojërash për junior programuesit Front-End . Edhe pse përballemi me shumë sfida, më e rëndësishme është që të kemi mundësinë të praktikojmë të gjithë materialin që kemi mësuar për JavaScript deri tani. Mendoj se përfitimi më i madh i projekteve është se ne jemi të motivuar të mendojmë logjikisht. Kemi mentorë të shquar që na mbështesin gjatë gjithë procesit të të mësuarit dhe të punës në projekte. Në fillim dyshoja nëse do të isha në gjendje të kaloja JavaScript, por tani kam mjaft besim për të menduar se mund të bëj gjithçka.
Aneta Dimoska – Puna në projektin e dytë real lidhur me JavaScript ishte me të vërtetë një sfidë e madhe për mua. Nga njëra anë, pata mundësinë përmes projektit të aplikoj të gjitha njohuritë që kam fituar gjatë këtij moduli dhe të shoh se si funksionon një aplikacion i bërë tërësisht në JavaScript. Nga ana tjetër, projekti përmbante disa funksionalitete që ishin më pak të njohura për mua, por më motivoi më tej të eksploroja dhe të gjeja zgjidhje për problemet.
Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!