Në Akademinë e Programimit Front-End , gjatë të mësuarit, në zgjidhjen e sfidave, dhe gjatë punës në projekte reale, studentët kanë mbështetje të vazhdueshme nga instruktorët e tyre në mënyrë që të përcaktojnë njohuritë që ata fitojnë dhe zhvillojnë aftësi shtesë në fushën që mësojnë.
Sesionet e mentorimit mundësojnë mentorimin 5 në 1 dhe përfshijnë konsultime në grup mes studentëve dhe instruktorit për të zgjidhur një problem të veçantë brenda 1 ore.
Të gjithë mentorët janë ekspertë të zgjedhur në këtë fushë, të specializuar në modulin që zhvillojnë. Roli i çdo mentori është të inkurajojë zhvillimin personal dhe profesional të individëve në grup, duke ndarë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e tyre.
Çdo ekip i studentëve, një herë në javë ka një detyrë që duhet ta punojnë në ekipe brenda 48 orëve. Ekipet e studentëve punojnë me role dhe përgjegjësi të ndara dhe pasi të përfundojë detyrën,ata ia nisin për shqyrëtim mentorit.
Në seancën e mentorimit bëhet code review e detyrës së zgjidhu.Gjatë seances së mentorimit ofrohet mundësia edhe për Q&A me mentorin. Në këtë seancë do të diskutohen dhe do të sqarohen disa koncepte të paqarta nga materiali i mëparshëm, por edhe tema në fusha në të cilat studentët kanë treguar interes.
Sesionet janë një mundësi për studentët për të marrë një feedback të duhur, për të kuptuar se cilat janë pikat e tyre të forta, por edhe për të marrë udhëzime se ku dhe si duhet të përmirësohen.
Biseduam me studentët për programin dhe kënaqësinë e tyre nga takimet e mentorimit.
Programi i akademisë është intensiv dhe me një ritëm të fortë, por i përshtatur për fillestarët me pak ose aspak përvojë. Cili është roli i mbledhjeve të mentorimit dhe sa ndihmojnë ato në zotërimin e çështjes me sukses?
Dimitar Vitanov: Po, është krejtësisht e vërtetë se në një javë kemi mjaft veprimtari dhe detyra. Megjithatë, aktivitetet janë mjaft interesante dhe me efektshmëri mbushin kohën time. Takimet e mentorimit janë një lloj shfaqje e punës në ekip. Qëllimi i tyre është të na përgatisin si programues dhe na paraqesin një lloj stimulimi se si do të dukej një vend pune. Në këto takime, ata na japin një projekt, i cili më vonë ndahet midis grupit tonë dhe të gjithë së bashku si një ekip punojmë për të.
Një avantazh shumë i madh i takimeve të mentorimit është se ato na mësojnë të punojmë në grup, si dhe të konsultohemi me kolegët tanë dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë të përbashkët për një problem. Këto projekte, ndër të tjera, janë të kufizuara nga një kornizë kohore që shërben si një stimulues i punës së ekipit nën presion. Pastaj, kur e gjithë kjo mbaron dhe ne kemi përfunduar me projektin, po të njejtën ua tregojmë mentorëve tanë. Qëllimi kryesor i mentorëve është të na tregojnë një mënyrë më të mirë, më të thjeshtë dhe më efikase për të realizuar projektin dhe nëse kemi ndonjë problem gjatë punimit të projektit, mentorët e sqarojnë atë.
Si kontribuon mentorimi në procesin e të mësuarit tuaj, cila është vlera e tij më e madhe?
Dimitar Vitanov: Çdo takim mentorimi për mua është një paraqitje e një projekti të ri të kufizuar në kohë. Çdo takim pati një ndikim në atë se si unë të kontribuoj më mirë në një ekip dhe se si një grup mund të funksionojë shkëlqyeshëm nën presion. Kjo seri projektesh javore ka kontribuar në pasurimin e njohurive të mia, efektivitetin dhe në aftësitë e mia analitike në gjetjen e një zgjidhjeje për një problem të veçantë. Çdo projekt është një sfidë e re, një përvojë e re, një problem i ri nëpërmjet të cilit mund të mësojmë shumë.
Elena Klisarovska: Takimet e mentorimit mund të ndihmojnë më shumë në përvetësimin e materialit. Këtu jemi ekipi dhe mentori, ne ndajmë opinione, zgjidhje të ndryshme, pa mendime të këqija. Takimet e mentorimit janë shumë më interaktive se leksionet ku mund të mësohet më së shumti. Në ato minuta, më ndryshoi mënyra se si mendoja, e gjithë mindset-i se si t’i afrohesha problemit dhe në këtë mënyrë mund të arrija më lehtë tek zgjidhja e tij. Unë do të kisha thënë se sesionet e mentorimit janë pika kyçe për të zotëruar materialin si dhe për të përfunduar në kohë sfidën e javës. Mentorimi luan një rol të madh në miratimin e njohurive dhe përparimin të studentëve.
Cila është përvoja juaj deri tani me mentorët në sesionet e mentorimit?
Elena Klisarovska: Në ato 60 minuta, mentorët përcjellin tek ne njohuritë e tyre, duke qenë se ata janë ekspertë me përvojë shumë vjeçare që punojnë në këtë fushë. Ato na ndihmojnë që ne t’i kushtojmë vëmendje gjërave të nevojshme dhe të qëndrojmë në rrugën e duhur. Mentorët janë të paçmuar për shumë arsye, ata janë të nevojshëm për të dhënë njohuri, motivim dhe këshilla, t’ju inkruarojnë kur ju nevojitet më së shumti, për zhvillimin personal dhe shumë më tepër. Nëse jeni me fat të keni mentorë si të mitë që mund t’i kenë të gjitha këto gjëra, ju do të keni avantazhin mbi shumë të tjerë, sepse keni një armë sekrete që mund t’ju çojë në krye!
Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!