Bojan Stojkovski është student alumni nga Akademia e Programimit Front-End, i cili punonte si programues Front-End për pothuajse një vit në ekipin teknologjik të Brainster, duke krijuar platforma dinamike dhe interaktive në web.
Lexoni se çfarë thotë Bojan për popullaritetin e React.js dhe përdorimin e saj
Si fillim pak histori.🙂
React.js u krijua nga Jordan Walke, një software engineer i Facebook i cili ndër ndikimin e XHP-HTML të bibliotekës për PHP, boton një ran prototip të React të quajtur “FaxJS”. Ajo u përdor për herë të parë në News Feed – Facebook në vitin 2011 dhe më vonë në Instagram në vitin 2012. Më pas, u bë software me burim të hapur në një nga konferencat JavaScript – JSConf US në maj të vitit 2013 dhe që atëherë është zgjeruar me shpejtësi të dritës. Shumica do të thonë se është mjeti numër një për zhvillimin e front-end dhe aplikacioneve celulare.
Sondazhe të ndryshme të rëndësishme tregojnë se React.js përdoret në më shumë se 46% të të gjitha faqeve në botë. Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë si Facebook, Instagram, WhatsApp, Yahoo Mail, Uber, Discord, CodeCademy, DropBox dhe të tjera janë të bazuara në React.js ose React Native.
Pra, çfarë e bën një mjet kaq të mirë dhe të favorshëm për t’u përdorur?
Të qenurit e lehtë për ta përdorur dhe efikase, apo jo?
React është një mjet relativisht i ri dhe megjithatë, gjëja e parë që tregon se React.js do të jetë për një kohë të gjatë zgjedhja e parë në skenën e zhvillimit front-end, është fakti se me shumë sukses tejkalon problemin që kanë të gjithë framework-at i cili është rritja. React.js arriti të mbetet shumë i vogël në krahasim me framework-at tjerë si Angular ose Vue në të njëjtën interval kohor ose të njëjtën bazë përdoruesi.
⦁ Ultra i shpejtë dhe i lehtë për t’u mësuar
Përveçse është ultra i shpejtë dhe i lehtë për t’u mësuar, ju lejon të shkruani kodin JSX, i cili është një kombinim i HTML dhe JavaScript dhe është gjithashtu një zgjerim i sintaksës JavaScript. I pamohueshëm është fakti që JSX lehtëson jetën e çdo programuesi front-end për shkak të fleksibilitetit që lejon : JavaScript të shkruhet me HTML.
⦁ React.js punon me komponente
Komponentët i lejojnë programuesit të shndërrojë ndërfaqet grafike komplekse të përdoruesit (GUI) në komponente të vogla, dhe ndryshimet në to të shfaqen në nivelin e vetë komponentëve, pa rifreskuar domosdoshmërisht të gjithë faqen. Kjo e bën aplikimin gjithnjë e më efektiv në lidhje me përdorimin e burimeve të pajisjes në të cilën ajo ekzekutohet. Më pas, më të rehatshme për t’u përdorur, sepse i njëjti komponent mund të ripërdoret në shumë vende me pak konfigurim në vend që i njëjti kodi të shkruhet vazhdimisht.
⦁ SEO friendly
Një fakt shumë i rëndësishëm është se React.js është SEO friendly. Për framework-at tjerë kjo gjë ishte një frenim i madh. Edhe sot është gjëja e njejtë, pasi search engines në iInternet si Google dhe Bing kanë probleme për të lexuar aplikacionet e pasura me JavaScript. Por këtu, React.js shkëlqen para pjesës tjetër sepse mbështet Server Side Rendering (SSR).
⦁ Performanca më e shpejtë e mundshme
React synon të sigurojë shpejtësinë maksimale në shfaqjen e aplikacioneve. Përvoja ime personale ka treguar që ajo është e jashtëzakonshme në këtë aspekt. Edhe kur komponentët e ndërlikuar dhe me shumë të dhëna shfaqen, aplikacioni ngarkohet dhe paraqitet shumë shpejt në shfletues, duke u përdorur pa probleme.
Në këtë rast meritat i takojnë DOMit virtual i Ractit i cili e bën aplikacionin të jetë kaq i shpejtë. DOMi virtuel është një mekanizëm me të cilin Rect nuk manipulon me elmentet e një aplikacionit web, por ruan një lloj kopjeje të të gjitha elementeve mbi të cilat aplikon ndryshime, dhe elementët e vërtetë sinkronizohen me çdo ndryshim në kopje (DOM virtual). Në këtë mënyrë, nuk duhet te renderohet përsëri i gjithë aplikacioni web mbi ndonjë ndryshim të vogël, por renderohet vetëm elementi në të cilin ka ndryshim midis versioneve reale dhe virtuale.
Kjo sigurisht nuk është një risi në React sepse përdoret edhe në framework-at tjerë front-end, megjithatë React është ndër të parat e cila është përdorur në mënyrë aktive dhe si e tillë DOM virtual është rrënjosur thellë në vetë framework-un.
React është një hap i madh para në botën e aplikacioneve front/end dhe celulare,si një zgjidhje e pabesueshme për zhvillimin e aplikacioneve.
A do të mbijetojë React në treg dhe a ia vlen të studiohet?
Pa diskutim që po! Sepse si teknologji është efikase, e lehtë për t’u zotëruar dhe ka një komunitet të madh dhe gjithnjë në rritje që punon për ta përmirësuar atë drejtpërdrejtë dhe për të krijuar burime për mjeshtërinë e tij të lehtë.
Karakteristikat kryesore të përshkruara në tekst janë sigurisht vetëm pjesë e mundësive dhe karakteristikave që e bëjnë React.js si zgjedhja më e mirë për teknologjinë e përshtatshme për programuesit të cilët janë të njohur me sekretet e programimit front-end.
Zbuloni pse React.js është një nga JavaScript bibliotekat më të përdorura për të krijuar ndërfaqe interaktive. Akademia për programim Front-End në Brainster ju lejon të fitoni njohuritë e nevojshme për të krijuar aplikacione web-i të fuqishme dhe të shpejta. Duke hyrë në botën e programimit, ju do të keni mundësinë të studioni diçka të re dhe interesante – çdo ditë.
Regjistrimet për grupin tjetër në Akademinë për Programim Front-End vazhdojnë! Interesi është shumë i madh dhe numri i vendeve – i kufizuar, kështu që rezervo në kohë!
Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!