Në këtë blog, biseduam me Edmond Fejzullain – i cili është student në Akademinë tonë të Programimit Front-End. Ai na tregoi shumë gjëra rreth vetes dhe tregoi për përvojën e tij me Brainster-in dhe akademinë e programimit Front-End.

 

Njihuni me Edmond Fejzullai

 

Hello, hello Edmond, ne tashmë të njohim, por si do të prezantohesh ti me të tjerët, kush është Edmondi dhe si e kalon ti kohën tënde të lirë?

Hello, Hello. Unë jam Edmondi, jam 34 vjecar. Kohën time të lirë e kaloj duke eksploruar dhe mësuar gjëra të reja në fushën e programimit. Për mua, programimi është një pasion i madh dhe kjo më bën të ndihem i kënaqur kur shoh idetë e mia të shëndrrohen në realitet nëpërmjet kodimit.

 

Çfarë ndikimi ka Brainster dhe Akdemia e programimit Front-End tek ti? 

Brainster dhe Akademia e programimit Front-End kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin tim si student i programimit front-end. Për mua, të qenit pjesë e Brainster dhe Akademisë së programimit Front-End ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga profesionistë me përvojë dhe për të punuar në projekte praktike.

 

Si është dita jote e zakonshme si student në Akademinë e Programimit Front-End?

Mëngjesi fillon me një rregullim të shpejtë personal dhe një kafe energjike për të më zgjuar. Më pas, shkoj në punën time të përditshme. Pas përfundimit të punës time të përditshme, marr një pushim për të relaksuar mendjen dhe pres kohën që të fillojnë ligjeratat në Akademi me fokus 100 përqind.

 

Cili është moduli yt i preferuar dhe pse?

Moduli im i preferuar është ReactJS. Pra, ReactJS është moduli im i preferuar për programimin front-end për shkak të performancës së lartë, modularitetit, bashkëpunimit me libraritë e tjera dhe burimeve të pasura që ofron.

 

Çfarë do t’i thuash për Akademinë dikujt që dëshiron të regjistrohet dhe të fillojë një karrierë në këtë fushë?

Go for it! Asnjëherë nuk është vonë dhe asgjë nuk është e pamundur. Edhe nëse të duket rëndë Akademia është e dizajnuar që të ndiheni komfort pa marrë parasyshë se sa pak dijeni keni në këtë fushë.

 

Cili është një moment nga Akademia që do ta mbash mënd përgjithmonë?

Do të kisha thënë fillimi i akademisë. Ligjeratat e para më bënin të lumtur për zgjidhjen që bëra që ti nisem ketij rrugëtimi.

 

Cili është mësimi më i rëndësishëm që ke marrë në leksione?

Mësimi më i rëndësishëm që kam marrë në leksione është struktura e mirë e kodit dhe praktikat e mira të programimit

 

Dhe së fundmi, ku e sheh veten në të ardhmen?

Në të ardhmen, shoh veten si një programues Front-End të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në industrinë e teknologjisë. Dua të jem pjesë e projekteve të shkëlqyera dhe të mësoj nga profesionistë me përvojë, duke punuar në një mjedis të frytshëm dhe inovativ.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.

Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë