Në këtë blog, biseduam me Edon Idrizin – i cili është student në Akademinë tonë të Programimit Front-End. Ai na tregoi shumë gjëra rreth vetes dhe tregoi për përvojën e tij me Brainster-in dhe akademinë e programimit Front-End. 

 

Njihuni me Edon Idrizi

 

Hello, hello Edon, ne tashmë të njohim, por si do të prezantohesh ti me të tjerët, kush është Edoni dhe si e kalon ti kohën tënde të lire?

Unë jam Edon Idrizi dhe jetoj në Tetovë. Punoj tek Gazeta zyrtare e RMV-së, njëherit në njësinë për revizion të brendshëm ndërsa tani ne sektorin e financave. Më pëlqen të udhëtoj dhe luaj ne bass kitarë tashmë për plot 15 vite, por viteve te fundit koha e lirë nuk premton për tu marrë me hobit që unë i preferoj.

 

Çfarë ndikimi ka Brainster dhe Akdemia e programimit Front-End tek ti? 

Akademija e programimit është një ndër sfidat më të mëdha dhe më intensive që kam pasur deri tani, duke u munduar te balancoj ndërmjet obligimeve familjare, detyrimet e përditshme në punë dhe koha e duhur për Akademinë. Mirëpo falë fleksibilitetit dhe mësimdhënies online kam arritur ti tejkalojë këto sfida të deritanishme me sukses.

 

Si është dita jote e zakonshme si student në Akademinë e Programimit Front-End?

Ndjekja e mësimeve, punimi i detyrave për cdo ditë, studime shtesë dhe konsultime nga kolegët tjerë.

 

Cili është moduli yt i preferuar dhe pse?

Definitivisht ReactJS. Kombinimi i modulit HTML me Javascript apo JSX që praktikohet në ReactJS më jep motivim për çdo ditë që të mësoj edhe me shumë.

 

Çfarë do t’i thuash për Akademinë dikujt që dëshiron të regjistrohet dhe të fillojë një karrierë në këtë fushë?

Vetëm kurajo dhe punë të palodhshme, çdo njeri mund të ketë sukses, ndërsa për pjesën tjetër do të kujdeset Brainster.

 

Cili është një moment nga Akademia që do ta mbash mënd përgjithmonë?

Takimi i parë me kolegët e ri në Brainster përpara fillimit të Akademisë dhe dëshira tek çdo njëri nga ato për të mësuar çdo javë diçka të re nga fusha e programimit.

 

Cili është mësimi më i rëndësishëm që ke marrë në leksione?

Secili mund të arrijë nga 0 njohuri në shumë njohuri, me dëshirë dhe punë.

 

Dhe së fundmi, ku e sheh veten në të ardhmen?

Pas përfundimit të Akademisë shpresoj të kem mundësinë të punojë në një kompani globale si Front End Developer.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.

Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

 

Trending Stories që mund të ju interesojnë