Njihuni me Ema Simoskën, një studente alumni e Akademisë së Programimit Front-End, e cila vendosi të përmirësojë aftësitë dhe njohuritë e saj.

Pas përfundimit të programit, Ema filloi karrierën e saj si programuese Junior Front-End në Infinity Energy ITSS.

 

Ne biseduam me Emën për rrugëtimin e saj drejt karrierës.

 

Përshëndetje Ema! Së pari, urime për suksesin e arritur dhe fillimin e karrierës tënde! Ne në Akademinë e Programimit Front-End të njohim, por çfarë do të ndaje për pjesën tjetër?

Përshëndetje, faleminderit për urimet tuaja! Unë jam Ema dhe për vete do të thosha se jam lloji i personit që kënaqësia në punë ka një rëndësi shumë të madhe. 

Pse programimi front-end?

Kur fillova të kerkoja rreth asaj që akademitë po mësojnë, programimi Front-End mu duk më shumë interesant, edhe pse nuk kisha idenë saktësisht se çfarë i përket kësaj akademie. Ndërsa po kalonim modulet, kodimi bëhej më interesant dhe sigurisht më sfidues. Pra, pas një kohe relativisht të shkurtër e kuptova se kisha marrë vendimin e duhur duke u regjistruar në këtë akademi.

Na trego më shumë për Akademinë e Programimit Front-End. A i përmbushi Akademia pritshmëritë e tua?

Rreth Akademisë, unë kam vetëm fjalë lavdëruese. Eshtë e shkëlqyer që teknologjitë e mësuara janë plotësisht të përditësuara, mentorët janë shumë të arrirë, miqësorë, dhe të përkushtuar për të përcjellë njohuritë e tyre në mënyrën më të mirë. Në vetëm 12 muaj, Akademia na ka përgatitur për një karrierë, kështu që “përmbushja” e pritshmërive të mia do të ishte një fjalë mjaft e vogël.

Cili modul ishte më interesanti dhe pse?

Nuk do të mundem të them vetëm një modul sepse secili nga modulet që mësuam ishte interesant, por unë do të ndaja JavaScript nga të tjerat sepse aty filloi dinamika dhe ishte interesante kur shikon se çfarë mund të zbatohet në një web faqe. Gjithashtu, Reacti sepse ka karakteristika dhe funksionalitete unike që e bëjnë detyrën e programuesit shumë më të thjeshtë dhe më të shpejtë.

Menjëherë pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, ti fillove ta ndërtosh karrierën tënde si një programuese Front-end në Infinity Energy ITSS. Cili ishte procesi për të arritur deri këtu? 

Më shumë më ndihmuan projektet reale, nëpërmjet të cilave kisha mundësinë t’i ushtroja edhe më mirë të gjitha gjërat që  mësonim në leksione dhe seminare. Kjo më bëri të ndihem gati për të punuar, ndërsa Infinity Energy ITSS më dha atë mundësi për të filluar karrierën time si një programuese junior Front-end në një atmosferë pune pothuajse ideale me shumë kolegë zbavitës. Në procesin e të dy intervistave, njëra me HR dhe e dyta pjesa teknike, më vlerësuan si mjaft kompetente për këtë post.

Çfarë pritet prej teje në vendin e punës si një programere e re? Cilat do të jenë detyrat e tua?

Në vendin e punës, pritet të përfundoj detyrat që janë caktuar për mua brenda një afati të caktuar, por gjatë gjithë procesit nuk jam lënë vetëm dhe kam një ekip të madh dhe udhëheqës skuadre që mund t’i drejtohem për ndihmë sa herë që më duhet.

Së fundi, çfarë do t’u rekomandosh të gjithë atyre që duan të bëjnë një ndryshim në karrierë në fushën e programimit Front-End?

Do t’i inkurajoja të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një ndryshim karriere në këtë sferë për ta bërë këtë gjë, sepse Akademia ofron një program të shkëlqyer, për të cilin nuk nevojiten njohuri të mëparshme dhe është mjaft e përshtatshme për këdo të zotërojë me sukses materialin që studiohet.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.

Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve  me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për të marrë më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë