Njihuni me Emir Ademi, një student alumni i Akademisë së Programimit Front-End, i cili vendosi të ndërtojë mbi njohuritë dhe aftësitë e tij.

Pas përfundimit të programit, ai filloi të ndërtonte karrierën e tij si praktikant në programimin Front-End në EmbedSocial.

 

Biseduam për përvojën e tij dhe punën e tij të re

 

Përshëndetje Emir! Para së gjithash, urime për suksesin e arritur dhe fillimin e karrierës tënde! Ne në Akademinë e Programimit Front-End të njohim, por çfarë do të ndash për të tjerët?

Unë jam Emir Ademi. Kam pasion kodimin. Në kohën e lirë, shpesh mund të më gjeni të zënë me projekte programimi, duke eksploruar teknologji të reja dhe duke punuar në sipërmarrjet personale të kodimit. Kodimi më lejon të ringjall idetë e mia dhe të zgjidh në mënyrë kreative problemet. Është një fushë që vazhdimisht më sfidon dhe më emocionon.

 

Pse programimi Front-End?

Web Developmenet më ka tërhequr gjithmonë. Vendosa në Front-End sepse është më argëtuese për mua dhe kam mundësi më të mëdhaja për të përmirësuar aftësitë e mia.

 

Na trego më shumë për Akademinë e Programimit Front-End.  A i ka përmbushur Akademia pritjet e tua?

Akademia e Programimit Front-End i tejkaloi të gjitha pritjet e mia, mësova shumë teknologji të reja dhe instruktorët na motivuan vazhdimisht dhe na këshilluan që të jemi këmbëngulës.

 

Cila ishte përvoja jote si student? Cila ishte sfida më e madhe që hase dhe si e tejkalove? 

Përvoja ime si student ishte shumë interesante, kisha shumë sfida gjatë akademisë, por sfida më e madhe ishte në kohën e hackathonit tim të parë. Sfida ishte për 48 orë të përfundohet një projekt real, por duhet të pranoj se ishte shumë interesante dhe atmosfera me kolegët tjerë ishte fenomenale.

 

Cili modul ishte më interesanti dhe pse?

Edhe pse ishte interesant gjatë akademisë, moduli më interesant ishte NextJS, sepse ishte një sfidë e re për mua, NextJS është gjithashtu shumë performante dhe UptoDate.

 

Menjëherë pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, ti ke filluar të ndërtosh karrierën tënde si programues Front-End në EmbedSocial. Cili ishte procesi për të ardhur këtu?

Pas përfundimit të Akademisë, fillova të ndërtoj karrierën time si proramues Front-End në EmbedSocial. Procesi ishte shumë interesant dhe sfidues, kalova disa intervista. Një pjesë e intervistës ishte teknike, por me punë të madhe dhe mësim, arrita t’i kapërceja të gjitha pengesat.

 

Çfarë pritet prej teje në vendin e punës si programues i ri? Cilat do të ishin detyrat e tua?

Pritjet nga unë dhe detyra ime si një programues i ri është të mësoj vazhdimisht teknologji të reja, të tilla si Vue.js, për të thithur gjithashtu informacione të reja dhe për të zgjidhur disa tasks.

 

Së fundmi, çfarë do t’u rekomandoje të gjithë atyre që duan të bëjnë një ndryshim në karrierë në fushën e programimit Front-End?

Do t’i inkurajoja të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një ndryshim karriere në këtë sferë për ta bërë këtë. Mjafton vetëm të mësosh vazhdimisht dhe të kushtosh vëmendje dhe kohë.

 

Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë

Hapen Bursat Brainster!