Në këtë blog do të nnjiheni me Andi Lazaj, i cili është instruktor në Akademinë e programimit Front-End.

 

Të shohim se çfarë ka thënë Andi:

 

 

Përshëndetje Andi, jemi krenar që të kemi në ekip. Na trego historinë pas kësaj bashkëpunimi me Brainster.

Përshëndetje! Jam shumë i lumtur që jam pjesë e ekipit dhe gjej rastin t’ju falenderoj për këtë mundësi. Historia me Brainster ka filluar si një sfidë me veten për të marrë përsipër mësimdhënien rreth fushës së front-end. Si e tillë nuk e dija çfarë më priste, por në prezantim të parë më pëlqeu shumë qasja praktike dhe inovative që Brainster kishte në mënyrën e organizimit të programit. Më pëlqeu fakti që do kisha mundësinë të ndaja njohuritë e mia me studentë të apasionuar rreth programimit si dhe njëkohësisht te rrisja aftësitë e mija teknike. Kanë qenë muaj shumë të bukur dhe interesant për mua pasi jam befasuar nga satisfaksioni që merr pasi kryen një session të suksesshëm me studentët.

 

Çfarë do të kenë mundësi të mësojnë studentët dhe ta zbatojnë në punën e tyre?

Besoj se në fund të programit, studentët do të kenë fituar të gjitha aftësitë kualifikuese që tregu kërkon. Falë programit dhe ndihmës së instruktorëve, do të mësojnë mbi teknologjitë më të kërkuara në treg si dhe si ti aplikojnë ato në projekte reale e funksionale.

 

Cilat janë pritshmëritë e tua nga Akademia dhe nga komuniteti Brainster?

Pritshmëritë e mia rreth akademisë janë që studentët të vazhdojnë të kenë mundësinë të zhvillohen nga ana teorike dhe praktike. Pres shumë që komuniteti të vazhdoj të zgjerohet dhe nëpërmjet lidhjeve ta bëj dhe më të fortë integrimin e studentëve në tregun e punës.

 

Na trego diçka më tepër për backgroundin tënd profesional?

Kam mbaruar studimet për “Software Engineer” dhe kam një përvojë 3+ vjeçare kryesisht si një Front-End Developer. Aftësitë e mia janë fokusuar rreth Javascript dhe librarisë React Js me të cilat kam ndërtuar shumëllojshmëri aplikacionesh dinamike dhe user-friendly.

Kam patur mundësinë të bashkëpunoj në projekte të ndryshme, duke u përfshirë që nga dizajni i ndërfaqes e deri ne integrimet e API, duke siguruar performancë dhe siguri për sistemet. Gjatë karrierës sime, jam fokusuar vazhdimisht në përmirësimin e aftësive të mia, duke qëndruar i përditësuar me ndryshimet e fushës.

 

 

Cila ka qenë sfida më e madhe për ty gjatë përvojës tënde shumëvjeçare?

Një nga sfidat më të mëdha që kam hasur dhe vazhdoj ta kem është qëndrimi i përditësuar me ritmin e shpejtë  që ka ndryshimi i teknologjive. Megjithatë e kam parë si një mundësi për të mësuar e eksperimentuar duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në kualitetin e aftësive koduese. Kjo është edhe një nga arsyet përse programimi nuk bëhet i mërzitshëm pasi gjithmon ka diçka të re për të mësuar.

 

Çfarë përfaqëson suksesi për ty dhe cilat janë gjërat që i konsideron si arritjet e tua më të mëdha?

Për mua suksesi është rreth mundësisë për tu rritur dhe për të qenë pjesë e sa më shumë eksperiencave të cilat krijojnë një impakt pozitiv. Quaj arritje të gjitha produktet që kam realizuar përgjatë këtyre viteve pune pasi në secilin prej tyre ka patur mjaft sfida e vështirësi. Gjithashtu dua të përmend rolin si instruktor në Brainster ku si arritje kryesore shikoj progresin e studentëve përgjat këtij rrugëtimi.

 

Çfarë të pëlqen të bësh kur nuk je duke punuar?

Kohën time të lirë preferoj ta kaloj me miqtë ose familjaret e mi. Gjithashtu përpiqem të krijoj hapësira për t’ju dedikuar dhe pasioneve të tjera përveç programimit siç është muzika.

Një kohë të konsiderusheme të kohës time të lirë e kaloj duke krijuar muzikë ose duke u angazhuar në evente që kanë të bëjne me të.

 

Cila do të ishte këshilla jote për studentët e ardhshëm të Akademisë?

Këshilla ime më e mirë që mund t’ju jap është që të përqafojnë mendësinë e të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme. Fusha e programimit ndryshon me ritëm të shpejtë dhe mënyra më e mirë për të arritur sukses është që të përshtatemi duke qenë të përditësuar me të dhe duke praktikuar ato që mësojmë. Më e rëndësishmja është që ta shijojmë rrugëtimin pasi kënaqësia që merr pasi idetë e tua marrin jetë nëpërmjet kodimit, është një nga shpërblimet më të mëdha të kësaj fushe.

 

 

Ne po dhurojmë vetëm 100 kupona me vlerë prej 1000 € për 100 studentë të ardhshëm.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!