Në këtë blog do të njiheni me Brunilda Dosti, e cila është instruktore në Akademinë e Programimit Front-

End.

 

Të shohim se çfarë ka thënë Brunilda:

 

 

Përshëndetje Brunilda, jemi krenar që të kemi në ekip. Na trego historinë pas këtij bashkëpunimi me Brainster.

Përvoja ime me Brainster ka qënë e pasur dhe e bukur.

Mësimdhënia, edhe pse nje eksperiencë e re për mua, më ka ndihmuar të zbuloj më shumë nga vetja dhe ta dua këtë pasion të ri. Gëzoj kur shoh studentë që kërkojnë nga vetja e tyre, pavarësisht sfidave dhe kompleksitetit të modulit. Faleminderit Brainster për mundësinë e ofruar!

 

Çfarë do të kenë mundësi të mësojnë studentët dhe ta zbatojnë në punën e tyre?

Programi Brainster është një ndërthurje e mësimit të koncepteve të programimit e mjeteve të nevojshme dhe praktikës nepermjet krijimit të aplikacioneve. Është një program i përmbledhur i cili të pajis me njohuritë e nevojshme për tregun e punës. 

Personalisht, ndaj me studentët edhe situata reale nga përvoja ime dhe mënyra zgjidhjeje të problematikave të ndryshme.

 

Cilat janë pritshmëritë e tua nga Akademia dhe nga komuniteti Brainster?

Aftësimi i studentëve në modulet përkatëse dhe të qënit të gatshëm per fillimin e një karrierë në programim. Fokusi, nuk duhet të jetë vetem në njohuritë teknike, por edhe në aspektin e analizimit të problematikave dhe pengesave që nje student has gjatë proçesit të punësimit dhe zhvillimit të karrierës.

 

Na trego diçka më tepër për backgroundin tënd profesional?

Puna e një programuesi Front-End ka përgjegjësinë e zgjidhjes së bugs(problemeve) dhe sjelljen e produktit në kohë. Nga ana tjetër, një komunikim i mirë me kolegët krijon një ambient dhe frymë pune motivuese. Mbaj mend që sa here zgjidhja një bug, thosha nën zë: “Jeta është e bukur!”. Kjo ndodhi disa here, aq sa kur kolegët pranë shihnin një fytyrë të buzëqeshur tek unë,  thonin të njëjtën gjë: “Jeta është e bukur!”.  Kjo dëshmontë zgjidhjen e problemeve në kod.

Unë e dua punën që bëj dhe për sa kohë jam pjesë e nje trupi(skuadre) me funksionalitet të caktuar, dua të jap më të mirën time.

 

 

Cila ka qenë sfida më e madhe për ty gjatë përvojës tënde shumëvjeçare?

Përgjatë gjithë eksperiencave të mia në profesion ka pasur sfida të ndryshme të cilat më kanë ndihmuar të rritem, por sfida e të qënit e sinkronizuar dhe e përditësuar me  gjuhët e reja të programimit apo mjetet e fundit kërkon përkushtim dhe durim.

 

Çfarë përfaqëson suksesi për ty dhe cilat janë gjërat që i konsideron si arritjet e tua më të mëdha?

Të duash të Vërtetën dhe te ecësh ne Të është arritje për mua. 

Gjej me tepër gëzim kur jap se sa kur marr. Familja ime është një ndër gjërat më të çmuara që kam dhe i jam mirënjohëse Zotit për çdo ditë të re që dhuron.

 

Çfarë të pëlqen të bësh kur nuk je duke punuar?

Më pëlqen shumë muzika dhe eksplorimi në natyrë(hiking). Të dyja së bashku janë një terapi shumë e mirë! Shqipëria ka pafundësi bukurish natyrore të cilat më dhurojnë një kënaqësi të pamasë ndërsa i zbuloj. 

 

Cila do të ishte këshilla jote për studentët e ardhshëm të Akademisë?

Identifiko vlerat, dëshirat dhe ambiciet e tua. 

Zbulo edhe më shumë nga vetja jote duke qene i gatshëm për sfida. 

Duaje atë që bën dhe kini një zemër mirënjohëse, pavarësisht rrethanave.

Në hapat e vegjël, ka gëzim të madh…

 

Ju kam xhan 🙂

 

 

Ne po dhurojmë vetëm 100 kupona me vlerë prej 1000 € për 100 studentë të ardhshëm.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!