Pas një kohe të shkurtër ne jemi sërish në mesin tuaj me një blog të ri dhe me një lajm super ekskluziv. Tashmë ne si Brainster operojmë në Shqipëri prej një viti, dhe muajin e kaluar ne regjistruam studentët tanë të rinj.

Më datë 7 Qershor 2024, ne zhvilluam një Intro Day ose ndryshe thënë një networking event për studentët tanë të rinj nga grupi i 4. Ne i ftuam studentët që të marrin pjesë në këtë event për të krijuar një atmosferë të veçantë dhe miqësore para se te fillojnë me leksionet. Ne u munduam në maksimum për studentët tanë dhe kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për ata që të njihen me njëri tjetrin, instruktorët dhe me Brainster më nga afër.

Ishte një ditë e mbushur me emocione  ku studentët shprehën disa mendime dhe ne u munduam të jemi më të qartë sa i përket asaj se çfarë i pret gjatë këtyre 12 muajve.

 

Më poshtë, mund të lexoni më shumë rreth asaj që ndodhi në “Intro Day”:

 

 

Koordinatoria jonë nisi “Intro Day” duke u përshëndetur dhe uroi studentët për një fillim të mbarë, dhe më pas ajo ftoi CEO-n Jana Todorovska që të mbaj një fjalim të shkurtër, e cila ju uroi studentëve mirëseardhje dhe shumë suksese. Pas prezantimit të CEO-s, Azra Ymeri shpjegoi historinë e organizatës dhe se si u themelua ajo, duke vënë në qendër një metodologji të ndryshme edukimi për punësim. 

Treguam, gjithçka rreth akademisë, se si zhvillohen leksionet, mënyra e vlerësimit, avantazhet që kanë studnetët dhe në veçanti biseduam rreth projekteve reale që do t’i punojnë studentët, të cilët luajn një rol kyç në suksesin e  tyre gjatë akademisë. Prezantuam edhe detaje rreth platformave online dhe burimeve të tjera që do të jenë në dispozicion të studentëve gjatë gjithë akademisë.

Përveç kësaj, gjatë “Intro Day,” theksuam edhe disa nga vlerat tona, si bashkëpunimi dhe produktiviteti individual, përmirësimi i vazhdueshëm, automatizimi, inovacioni, mësimi i vazhdueshëm, qasja etike, dhe nxitja e suksesit dhe përvojës së studentëve tanë.

 

 

  •  Prezantimi i instruktorëve

Përveç studentëve të grupit të 4 dhe disa studentë të grupit të 3 të cilët tashmë kanë filluar me leksionet, në këtë event ishin prezent edhe instruktorët tanë të nderuar si: Erjon Zenelaj, Andi Lazaj, Franko Prifti dhe Klement Binaj. 

Instruktorët janë ndoshta pjesa më e rëndësishme e Akademisë sonë Front-End. Ne gjithmonë përpiqemi të zgjedhim profesionistët më të dalluar, me përvojë që do të shpërndajnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë. Instruktorët tanë të çmuar, prezantuan veten e tyre dhe biseduan shkurtimisht për ekspertizën që kanë. Ata ishin mjaft miqësorë dhe që nga kjo ditë ata krijuan një atmosferë të mrekullueshme me studentët. 

 

 

  • Prezantimi i studentëve

Në Brainster, studentët janë në qendër të vëmendjes, dhe ne vazhdimisht përmirësojmë organizatën tonë, kurrikulën, programin vetëm për studentët tanë dhe për të krijuar një program cilësor që do t’ju mundësoj studentëve punësim pas përfundimit të akademisë. 

Pas prezantimit të instruktorve, ishte koha e studentëve për tu prezantuar dhe për të thënë disa fjali. Ata me shum emocione treguan për veten e tyre, për ambiciet, pse kanë zgjedhur akademinë tonë dhe çfarë janë pritshmëritë e tyre. Ishte një moment i paharruehsëm kur pamë se sa të motivuar ishin superyjet e ardhshëm të Front-Endit.

Siç e ceka  edhe më lart, ne eventin tonë ishin të pranishëm edhe studentë të grupit 3, te cilët ishin mjaft të kënaqur nga programi, instruktorët dhe nga Brainster. Ishin ata të cilët ne mund ti quajmë si dëshmi për studentët t cilët do të fillojnë tani  akademinë. 

 

  • Sesioni i Pyetjeve dhe Përgjigjeve 

Intro Day përfundoi me një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh, ku studentët kërkonin më shumë detaje rreth akademisë dhe instruktorëve. Në këtë sesion, ata kishin mundësinë të bënin pyetje për çdo gjë që i interesonte dhe të merrnin kontekstin e nevojshëm para se të fillonin me leksionet e programimit Front-End.

Pasi mbaruam me sesionin e Q&A, ne kishim një pjesë që mund ta quaj si networking ku  patëm kohë që të flasim në me njëri tjetrin.  Kjo ishte një përmbledhje e shkurtër i asaj se çfarë përjetuam në këtë intro day.

Ju urojmë suksese studentëve tanë!

 

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.

Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë