Njihuni me Katerina Kimoskën – Studentja Dream Team e Akademisë së Programimit Front-End, e cila konfirmon se të gjitha sfidat mund të kalohen me këmbëngulje dhe përkushtim të madh.

Pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, Katerina filloi të punojë si një React Developer në kompaninë ndërkombëtare Orioly, ku ajo do të vazhdojë të përmirësojë aftësitë e saj.

 

Lexoni më shumë se cfarë na tregoi ajo për ditët e saj si studente.

 

Përshëndetje Katerina! Ne tashmë të njohim, por çfarë do të ndaje me të tjerët? Kush është Katerina?

Përshëndetje të gjithëve :). Unë jam Katerina Kimoska, studente alumni e Brainster , pjesë e Akademisë  për Programim Front-End dhe së fundmi React Developer në Orioly.

Pike së pari, urime për Akademinë e përfunduar me sukses dhe fillimet e karrierës tënde si React Junior Developer. Si fillim, na trego se si lindi dëshira dhe pse vendose për këtë lloj programimi?

Faleminderit për urimet tuaja! Koha në të cilën jetojmë nuk mund të imagjinohet pa teknologjinë dhe mendoj se gjithsecili prej nesh duhet të jetë vazhdimisht i lidhur me teknologjinë,është fusha në të cilën zhvillohet e gjithë bota. Ishte një nga qëllimet kryesore për të vendosur rreth studimit në  Akademinë për Programimin Front-End. Gjithashtu ky profesion është jashtëzakonisht interesant dhe plot sfida. Gjithashtu,më përshtatet edhe mua si person.

Je një studente tjetër që vërteton se me qëndrueshmëri dhe dedikim mund të arrihet gjithçka në jetë. Si kalove në Akademinë e Programimit Front-End? A kishe sfida në procesin e të mësuarit dhe të përvetësimit të teknikave?

Akademia ishte një përvojë e mrekullueshme dhe një prezantim i asaj se cfarë na pret në të ardhmen. Natyrisht që kishte sfida dhe akoma ka,por pa to ne nuk mund të përparojmë. I gjithë grupi dhe instruktorët me të cilët ndoqa Akademinë ishte një boom i vërtetë, veçanërisht sepse ishte koha e Covid-19.

Pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, fillove të punosh në kompaninë Orioly. Si shkoi procesi që arrite deri këtu?

Po, dhe për këtë fakt jam shumë mirënjohëse. Orioly është një kompani kroate,e cila është e angazhuar në zhvillimin e prodhimeve inovatore të IT-se në sektorin e turizmit. Procesi, kryesisht përfshin aplikimin e njohurive që kemi arritur në Akademi. I gjithë ekipi i Orioly përbëhet nga profesionistë frymëzues, nga të cilët kam shumë për të mësuar, kështu që unë vërtet kënaqem me këtë, jo vetëm në procesin e njohjes së njëri-tjetrit, por edhe në punën e përditshme.

Si duket një nga ditët e tua të punës? Çfarë po bën tani dhe çfarë teknikash apo mjetesh përdor?

Dita ime e punës është e mbushur me zbatimin e njohurive ndaj detyrave të tanishme që kam. Aktualisht po punoj në mobile-application  Orioly. Siç ju thashë dhe më sipër, në Orioly jam e rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm, të cilët janë plotësisht në dispozicion për pyetje. Ajo që ka më shumë rëndësi për mua është se çdo ditë përparoj, ndërsa e nesërmja fillon me një pasqyrim të ditës së mëparshme, të cilën e konsideroj të suksesshme pasi fitova më shumë njohuri.

Çfarë do të thotë për ty programimi Front-End?

Në ditët e sotme dhe në të ardhmen, programimi dhe mendimi analitik do të jetë shumë i rëndësishëm për shkak të faktit se shumë gjëra në botë janë të automatizuara. Ja pse është kaq e rëndësishme të jemi të përditësuar me këtë proces,sepse disa aspekte të jetës së përditshme nuk mund të imagjinohen pa u automatizuar. Përveç kësaj, programimi front-end luan një rol kyc,duke zgjidhur problemet dhe u ofron përdoruesve bashkëveprim të lehtë. 

Për cilën arritje krenohesh më shumë në jetë?

Nuk do vecoja vetëm një gjë për të cilën jam krenare. Gjithkush duhet të jetë krenar për çdo gjë që bën në jetë sepse përmbledhja e të gjitha këtyre gjërave na ka çuar në versionin e sotëm të vetvetes. Kështu që, nuk do të jem modeste dhe do të them se jam krenare për veten time dhe natyrisht kjo Akademi ka një kontribut të veçantë për të.

Ku e sheh veten pas pesë viteve?

Në 5 vjet, unë e shoh veten si një Developer me më shumë përvojë dhe shumë projekte të suksesshme prapa meje. Besoj se do të kem të njëjtën energji dhe dëshirë për gjëra të reja, kështu që pas pesë vjetësh besoj se do të jem gjithashtu e ngazëllyer për njohuri të reja.

Së fundmi, çfarë të bindi të regjistroheshe në këtë Akademi? Çfarë do t’i këshillosh të gjithë atyre që mendojnë për një karrierë si programues Front-end  dhe duan të ndërmarrin një hap të tillë?

Ajo që më bindi ishte qasja që Brainster ka ndaj studentëve e tij. Këtu përfshihet mësim interaktiv, disponueshmëria e instruktorëve për studentët në procesin e të mësuarit dhe vazhdimësia e programit. Dua t’i inkurajoj të gjithë ata që janë duke u menduar për këtë Akademi ta bëjnë këtë sa më shpejt. Jam e sigurt se kur të fillojnë të ndiejnë emocionin e kodit të shkruar dhe të rezultatit të tij, do të kuptojnë se kanë bërë hapin e duhur.

 

Regjistrimet për grupin e radhes në Akademinë e Programit Front-End janë duke u zhvilluar! Interesi është shumë i madh dhe numri i vendeve – i kufizuar, ndaj rezervoni në kohë!

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

 

Trending Stories që mund të ju interesojnë

Bursat Brainster - Aplikimet mbyllen më 30 Nëntor 2023, vetëm 1 vend i lirë!