Njihu me Marjan Petrushevskin, student alumni i Akademisë së Programimit Front-End, i cili ka filluar karrierën e tij në pozicionin praktikant si Junior Front-End Programer në kompaninë Trustin Tontine.

 

Biseduam për përvojën dhe punën e tij të re

 

Përshëndetje, përshëndetje! Së pari, urime për punën e re! Ne në Akademi ju njohim, por çfarë do të ndaje me të tjerët?

Përshëndetje! Unë jam Marjani, jam 30 vjeç dhe jam një person shumë i lirë dhe i qetë. Unë jam një gamer i përjetshëm, tifoz anime, ndërsa kohët e fundit lexoj shumë libra . E dua Japoninë dhe kjo më çoi në Brainster.

 

Pse programimi front-end?

Kur vendosa se çfarë të studioja dhe ku, së pari doja të filloja programimin front-end dhe më pas të zgjeroja njohuritë, kështu që zgjedhja ishte e lehtë. Programi i Brainster është më i miri dhe ne ishim grupi i parë që studiuam  typescript së bashku me React, gjëja më e mirë! Ndërsa ish kolegu im më tha “mendoje programimin si të ishte një lojë dhe do të jetë argëtuese”.  Sot e kësaj dite këtë fjali e kam në mendje dhe kjo e bën punën time të jetë vertet  argëtuese.

 

Na trego më shumë për Akademinë e Programimit Front-End. A i përmbushi Akademia pritshmëritë  e tua?

Si pjesë e grupeve online, Akademia kishte një mënyrë dhe platformë shumë të mirë-organizuar përsa i përket mësimdhënies. Një falënderim i veçantë shkon për instruktorët Riste Samarxhiev dhe Kristijan Bobevski, të cilët u munduan çdo orë për të na përcjellë sa më shumë nga njohuritë e tyre dhe qëndronin më shumë orë se sa duhet, duke qenë në dispozicion online në çdo moment gjithashtu.

 

Si ishte përvoja jote si student? Cila ishte sfida më e madhe me të cilën u përballe dhe si e tejkalove? 

Sfida më e madhe çdo javë ishin detyrat dhe mentorimi që gjithmonë përmbanin më shumë se ajo që mësohej, kështu që gjithmonë njohuritë me to zgjeroheshin. Ndërkohe detyrat  i punonim në grupe. Një falënderim i veçantë shkon për Gocen, Martinin dhe Todorin që ishin në grupin tim dhe ndanë njohuritë e tyre pa u lodhur çdo javë dhe u përmirësuam si në punën në ekip, ashtu edhe individualisht. 

 

Cili modul ishte më interesanti dhe pse?

Pa diskutim moduli më interesant është React, por edhe NextJS. Së bashku, këto dy gjëra janë superfuqi me shpejtësinë e dritës! Unë isha pjesë e një hakaton i organizuar nga Brainster në të cilën u përdorën këto dy module për pjesën front-end të faqes dhe e përfunduam atë me sukses në një kohë shumë të shkurtër. 

 

Menjëherë pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, ti nise të ndërtosh karrierën tënde si një Junior Front-end programer në kompaninë Aaron’s Department. Si ishte procesi për të arritur deri këtu? 

Para se të filloja të aplikoja, falë instruktores Iskra, arrita të përpunoja CV-time dhe më pas po kërkoja kompani brenda dhe jashtë vendit, të cilat kishin nevojë për Front-End Programer. Tontine Trust, kompania ku unë jam aktualisht si praktikant Front-end Programer, kërkonte një praktikant me njohuri të NextJS dhe Sanity. Aplikova aty dhe mora një detyrë paraprake që duhej ta zgjidhja brenda 2 ditëve. Më pas më kontaktuan për një intervistë dhe kështu fillova punë.

 

Çfarë pritet prej teje në vendin e punës si një programues ri? Cilat do të jene detyrat e tua?

Cdo ditë mund të mësosh gjëra të reja  dhe shpejtësia e vetë-përmirësimit është e pabesueshme. Pozicioni i punës është remote dhe të gjithë punojnë si  iu përshtatet atyre. Në ekipin e Front-End Development unë kam super kolegë dhe një udhëheqës ekipi të shkëlqyer . Ai na jep çështjet me të cilat punon ekipi, duke organizuar gjithashtu takime, në të cilat na mëson gjëra të reja.  Ai gjithashtu shpjegon se si të arrijmë një zgjidhje në qoftë se dikush ka një problem diku. Kjo më ndihmon shumë për të përparuar gjithnjë e më shpejt në karrierën time.

 

Së fundmi, çfarë do t’u rekomandosh të gjithë atyre që duan të bëjnë një ndryshim në karrierë në fushën e programimit Front-End?

Mos ngurroni ta ndërmerrni atë hap fare. Mos besoni në besëtytnitë se është shumë e vështirë ose e pamundur. Sepse në Brainster  do të fitoni njohuritë e nevojshme 100% . Nuk do të keni nevojë për fat. Unë bëra një transformim të plotë të karrierës. Tani mund të punoj remote dhe të shijoj atë që bëj. Unë uroj që edhe ju të bëheni Front-End Developers , kështu mund të jemi kolegë në të ardhmen.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.

Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë

Bursat Brainster - Aplikimet mbyllen më 30 Nëntor 2023, vetëm 1 vend i lirë!