Njihu me Martin Pecakovskin, një student alumni i Akademisë së Programimit Front-End, i cili vendosi me dëshirë të madhe të mësojë programimin Front-End.

Pas përfundimit të programit, Martin e filloi karrierën e tij si praktikant si Softwere Developer në kompaninë Pabau.

 

Biseduam për përvojën dhe punën e tij të re

 

Përshëndetje, përshëndetje! Së pari, urime për suksesin e arritur dhe punën e re! Ne në Akademi të njohim, por çfarë do të ndaje me të tjerët?

Faleminderit për urimet tuaja! Unë jam Martini, një person që donte të punonte si një programues Front-End në një fushë ku ofrohen mundësi për zhvillim konstant.

Pse programimi front-end?

Kur mendoja se cilën akademi të zgjidhja, arrita në përfundimin se Akademia për Front-End në Brainster i përmbante te gjithë modulet që isha i interesuar të studioja. Me ndihmën e ekipit të Brainster-it dhe me shumë punë, arrita të zgjeroja njohuritë e mia.

Na trego më shumë për Akademinë e Programimit Front-End. A i përmbushi Akademia pritshmëritë e tua?

Përveçse fitova shumë njohuri nëpërmjet Akademisë, fitova edhe disiplinë nëpërmjet projekteve të shumta që bëmë. Mentorët ishin gjithmonë të sjellshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar me gjithçka që na nevojitej, kështu që jam i gëzuar me Akademinë Brainster. 

Cili modul ishte më interesanti dhe pse?

Të gjithë modulet që mësuam ishin interesantë, por moduli JavaScript ishte më interesanti për mua, sepse nëpërmjet tij mësova të bëja website dinamike dhe ishte baza e gjithçkaje që do të mësonim në modulet e ardhshme.

Menjëherë pas përfundimit të Akademisë së Programimit Front-End, fillove të ndërtosh karrierën tënde në një pozicion si praktikant  Software Developer në kompaninë Pabau. Cili ishte procesi për të arritur deri këtu?

Më së shumti,me ndihmuan projektet konkrete, nëpërmjet të cilëve mund të ushtroja mirë gjithçka që mësuam gjatë leksioneve dhe seminareve. Kjo më bëri të ndihesha gati për të punuar dhe Pabau më dha këtë mundësi për të filluar karrierën time si Software Developer Intern. Pas dy intervistash, njëra me HR dhe e dyta teknike më ofruan të kryej praktikën (internship).

Cilat janë pritshmëritë e tua në vendin e punës si një programues i ri? Cilat do të ishin detyrat e tua?

Si një praktikant, pritet të përfundoj detyrat që më janë caktuar, por gjatë gjithë procesit jam ndjekur nga një ekip i madh dhe udhëheqës skuadre të cilëve mund t’u drejtohem për ndihmë sa herë që më duhet.

Së fundmi, çfarë do t’u rekomandosh të gjithë atyre që duan të bëjnë një ndryshim në karrierë në fushën e programimit Front-End?

Do të inkurajoja të gjithë ata që mendojnë të bëjnë një ndryshim karriere në këtë sferë për ta bërë këtë, sepse Akademia ofron një program të shkëlqyer, nuk ju nevojiten njohuri të mëparshme dhe është mjaft e përshtatshme për këdo që të zotërojë me sukses materialin që studion.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.

Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!