Krijimi i kurrikulës së Akademisë së programimit Front-End bazohet në analizën dhe monitorimin e vazhdueshëm të trendeve më të fundit të IT-së në industrinë digjitale dhe tregun e punës. Ne gjithashtu vazhdimisht përmirësojmë programin bazuar në feedbackun e vazhdueshëm nga përvoja e studentëve dhe vlerësimet për suksesin e tyre.
Në këtë blog, do të njiheni me modulin – Bootstrap, ku do të lexoni se çfarë studiohet në këtë modul dhe pse është i rëndësishëm.
Sara Makishti është instruktoria ynë në Akademinë e programimit Front-End që do të ligjerojë këtë modul.
Në vijim, do t’i gjeni pyetjet më të parashtruara rreth këtij moduli dhe gjithashtu përgjigjet e tyre
Çfarë studiohet në modulin Bootstrap?
Bootstrap është libraria më e madhe dhe më e rëndësishme e stilizimit që çdo zhvillues e ka përdorur të paktën një herë gjatë punës së tij. Në modulin Bootstrap do të mësojmë si të ndërtojmë dhe të stilizojmë me lehtësi elementët ose komponentat bazë të aplikacioneve apo website-ve që janë: menut, butonat, inputet, format etj.
Pse është e rëndësishme të studiohet ky modul?
Bootstrap është një modul i rëndesishëm që u tregon atyre që sapo kanë filluar të mësojnë Front-End se nuk ka nevojë të bëjnë çdo gjë nga fillimi: kjo librari sidomos, lehtëson jashtë mase krijimin e aplikacioneve pasi na jep stilizime dhe komponenta të gatshëm për përdorim.
Si mund studentët të aplikojnë praktikisht njohuritë e tyre në Bootstrap në krijimin e përmbajtjes dhe webfaqeve?
Bootstrap aplikohet shumë lehtë pasi nuk është gjë tjetër veçse një librari e madhe me një set modelesh të gatshme për komponentat që janë tashmë të stilizuar mirë dhe përdoren kudo.
Çfarë lloj sfide apo projekti po zhvillohet brenda modulit dhe çfarë do të mësojnë studentët pas përfundimit të modulit?
Përdorimi dhe përvetësimi i njohurive në Bootstrap do bëhet përmes zhvillimit të projekteve ku do të shohim avantazhet e Bootstrap:
- Elementë bazikë të gatshëm
- Përshtatja e design-it me ekrane të ndryshme (mobile, tablet, laptop, PC)
- Personalizimi i mëtejshëm i aplikacionit sipas nevojave të përdoruesit
Cilat janë avatazhet që sjell ky modul dhe sa ju ndihmon studentëve gjatë karrierës së tyre?
Ky modul është një nga më të rëndësishmit për fillestarët pasi mësojnë një mjet shumë të përdorshëm në industri i cili jo vetëm do lehtësojë punën e tyre gjatë zhvillimit por do i ndihmojë edhe të mos shqetësohen shumë për stilizimin e aplikacionit sa herë nisin një projekt të ri nga fillimi.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.
Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!