Krijimi i kurrikulës së Akademisë së programimit Front-End bazohet në analizën dhe monitorimin e vazhdueshëm të trendeve më të fundit të IT-së në industrinë digjitale dhe tregun e punës. Ne gjithashtu vazhdimisht përmirësojmë programin bazuar në feedbackun e vazhdueshëm nga përvoja e studentëve dhe vlerësimet për suksesin e tyre.  

Në këtë blog, do të njiheni me modulin –CSS, ku do të lexoni se çfarë studiohet në këtë modul dhe pse është i rëndësishëm. 

Brunilda Dosti është instruktoria ynë në Akademinë e programimit Front-End që do të ligjerojë këtë modul.

 

Në vijim, do t’i gjeni pyetjet më të parashtruara rreth këtij moduli dhe gjithashtu përgjigjet e tyre

 

Çfarë studiohet në modulin CSS?

Cascading style sheets(CSS) ofron një mënyrë të fuqishme dhe fleksibël për të kontrolluar detajet e dokumenteve web. Ky modul përfshin studimin e stilimit të elementëve HTML si width/height, background, hapësirat, listat, tabelat, display, position, bordurat dhe shumë attribute të tjera. Ky modul është mjaft tërheqës dhe interesant sepse do t’ju mësojë si ta ktheni webfaqen apo aplikacionin tuaj vizualisht të bukur.

 

Pse është e rëndësishme të studiohet ky modul?

Ky modul ka një rëndësi thelbësore pasi i jep faqes web atë që quhet “look and feel”. Pa CSS faqja do të duket nje tekst I thjeshtë në një background të bardhë.

 

Si mund studentët të aplikojnë praktikisht njohuritë e tyre në CSS në krijimin e përmbajtjes dhe webfaqeve?

Ata duhet të praktikojnë ushtrime konkrete për stilimin e një faqe web si psh. ndërtoni animacione apo përdorni burime të ndryshme online ose nëse keni një faqe web të preferuar, mundohuni të bëni të njëjtën gjë (për aq sa mundeni).

 

Çfarë lloj sfide apo projekti po zhvillohet brenda modulit dhe çfarë do të mësojnë studentët pas përfundimit të modulit? 

Krijimi i një forme, landing page, faqe parallax apo krijimi I një portofolio personal.

 

Cilat janë avatazhet që sjell ky modul dhe sa ju ndihmon studentëve gjatë karrierës së tyre?

Moduli në fjalë ka një rëndësi të madhe në karrierën si programues Front-End dhe ka një sërë avantazhe.  CSS jo vetëm që I bën faqet vizualisht më të bukura për syrin, por vendosja e elementëve në vendin e duhur krijojnë te përdoruesi një eksperiencë më të mirë.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.

Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

Bursat Brainster - Aplikimet mbyllen më 30 Nëntor 2023, vetëm 1 vend i lirë!