Krijimi i kurrikulës së Akademisë së programimit Front-End bazohet në analizën dhe monitorimin e vazhdueshëm të trendeve më të fundit të IT-së në industrinë digjitale dhe tregun e punës. Ne gjithashtu vazhdimisht përmirësojmë programin bazuar në feedbackun e vazhdueshëm nga përvoja e studentëve dhe vlerësimet për suksesin e tyre.
Në këtë blog, do të njiheni me modulin – HTML, ku do të lexoni se çfarë studiohet në këtë modul dhe pse është i rëndësishëm.
Brunilda Dosti është instruktoria ynë në Akademinë e programimit Front-End që do të ligjerojë këtë modul.
Në vijim, do t’i gjeni pyetjet më të parashtruara rreth këtij moduli dhe gjithashtu përgjigjet e tyre
Çfarë studiohet në modulin HTML?
HTML(Hypertext Markup Language) është një gjuhë shenjash të cilat na lejojnë të shfaqim një përmbajtje të pasur me elemente të ndryshme, t’u referohemi burimeve të tjera (siç mund të jenë imazhet, etj.), si dhe të krijojmë lidhje me dokumente të tjera për procesim të mëtejshëm. Një element HTML përcaktohet nga tagu hapës, përmbajtja dhe tagu mbyllës.
Moduli HTML përmban sintaksën bazë të elementëve HTML, atributet dhe vetitë e tyre. Ju do të studioni dhe mësoni rreth formave, tabelave, listave, grafikës dhe media-s.
Pse është e rëndësishme të studiohet ky modul?
Ky modul ka rëndësinë e tij si pjesë e rëndësishme e arkitekturës së aplikacioneve web. Aplikacionet web përfshijnë përdorimin e teknologjive dhe protokolleve si HTML, CSS, JavaScript dhe HTTP të cilat ndërtojnë dhe sjellin te përdoruesi faqet web. Një mjedis tipik i arkitektures se çdo aplikcaioni web percaktohet prej gjuhës HTML.
Si mund studentët të aplikojnë praktikisht njohuritë e tyre në HTML në krijimin e përmbajtjes dhe webfaqeve?
Pasi studenti ka marrë njohuritë bazë rreth modulit HTML, ai do të zhvillojë punë praktike të tilla si krijimi i një forme ku përdoruesi mund të zgjedhë alternativat e tij (mosha, gjinia, preferencat..etj) dhe dërgimi i formës duke i ruajtur të dhënat.
Çfarë lloj sfide apo projekti po zhvillohet brenda modulit dhe çfarë do të mësojnë studentët pas përfundimit të modulit?
Sfidat e modulit HTML variojnë që nga ato të thjeshtat si psh. krijimi i nje forme responsive logimi deri te krijimi i aplikacioneve me përdorim specifik si psh. Todo App apo Game website.
Cilat janë avatazhet që sjell ky modul dhe sa ju ndihmon studentëve gjatë karrierës së tyre?
Ky modul ka një rëndësi të veçantë pasi ju ndihmon të kuptoni strukturën e nje faqe web dhe është i thjeshtë për t’u studiuar. Shpesh kam pare studentë të cilët e anashkalojnë apo nuk i japin rëndësinë e duhur por roli i tij në karrierën tuaj si programues Front-End është domethënës.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.
Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!