Krijimi i kurrikulës së Akademisë së programimit Front-End bazohet në analizën dhe monitorimin e vazhdueshëm të trendeve më të fundit të IT-së në industrinë digjitale dhe tregun e punës. Ne gjithashtu vazhdimisht përmirësojmë programin bazuar në feedbackun e vazhdueshëm nga përvoja e studentëve dhe vlerësimet për suksesin e tyre.  

Në këtë blog, do të njiheni me modulin – UX/UI, ku do të lexoni se çfarë studiohet në këtë modul dhe pse është i rëndësishëm. 

Sara Makishti është instruktoria ynë në Akademinë e programimit Front-End që do të ligjerojë këtë modul.

 

Në vijim, do t’i gjeni pyetjet më të parashtruara rreth këtij moduli dhe gjithashtu përgjigjet e tyre

 

Çfarë studiohet në modulin UX/UI?

Në këtë modul do të mësoni për bazat që ndiqen kur dizajnohet një aplikacion i ri si për shembull:

  • Dizajnimi i aplikacioneve që kanë në qendër eksperiencën e përdoruesit (User-Centered Design)
  • Kthimi i ideve dhe skicave në prototipe (Wireframing and Prototyping)
  • Testimi i dizajnit dhe lehtësia e përdorimit të aplikacionit (Usability Testing) etj.

 

Pse është e rëndësishme të studiohet ky modul?

Moduli i UI/UX është i domosdoshëm sepse do të mësohen koncepte dhe teknika që ndikojnë drejtpërdrejtë në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me aplikacionin. Mësimi i këtij moduli ju ndihmon të krijoni dizajne që janë intuitive, të këndshme dhe efikase. Është si të mësonit se si të krijoni një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse në një dyqan – në mënyrë që klientët të rikthehen përsëri tek ju!

 

Si mund studentët të aplikojnë praktikisht  njohuritë e tyre në UX/UI në krijimin e përmbajtjes dhe webfaqeve?

Studentët do të aplikojnë parimet e dizajnimit UI/UX për të krijuar aplikacione që janë të këndshme dhe estetike (aesthetically-pleasing) për përdoruesit. Janë disa rregulla ose parime që ndiqen që nuk do i harroni sa herë të nisni një projekt të ri.

 

Çfarë lloj sfide apo projekti po zhvillohet brenda modulit dhe çfarë do të mësojnë studentët pas përfundimit të modulit? 

Disa nga sfidat e këtij moduli mund të jenë rastet kur duhet të balancohet stilimi i bukur me funksionalitetin e elementit, kur duhet menduar çfarë është lehtësisht e realizueshme me kod edhe pse si design është shumë i bukur apo dhe rastet kur duhet të dizajnohet për shfaqjen e shumë informacioneve njëherësh në një hapsirë të vogël të ekranit.

 

Cilat janë avatazhet që sjell ky modul dhe sa ju ndihmon studentëve gjatë karrierës së tyre?

Ky modul është tepër i nevojshëm për ata që nisin mësimin e teknologjive të Front-End pasi do të kuptoni më mirë praktikat që ndiqen kur planifikohet dizajnimi i aplikacionit, do kuptoheni më mirë me UI/UX designers që do keni në skuadër dhe do ju ndihmojë gjatë karrierës të flisni një ‘gjuhë’ tjetër përveç kodimit.

 

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.

Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

Bursat Brainster - Aplikimet mbyllen më 30 Nëntor 2023, vetëm 1 vend i lirë!