Nikola Kusibojoski është instruktor në Brainster dhe moduli që ai zhvillon është JavaScript. Ai është inxhinier i diplomuar në programe kompjuterike në fakultetin FINKI në Shkup. Ai gjithashtu është edhe pjesë e ekipit fitues të hakaton ‘’Codefest’’ në vitin 2016. Bashkëthemelues i startup-it maqedonas Rezerviraj.mk. Ai tashmë, prej 5 vitesh punon si software engineer dhe zhvillon aplikacione web-i. Aktualisht është i punësuar nga një kompani Silicon-Valley – Loka dhe është i apasionuar pas programimit dhe sportit.
Lexoni se çfarë thot Nikola Kusibojoski rreth gjuhës programuese JavaScript
Pse duhet të mësosh JavaScript?
Shpesh, miqtë dhe të njohurit që duan te fillojnë me programim më bëjnë gjithmonë të njejtën pyetje : Nga duhet t’ja nisin së pari dhe se cilën gjuhë programimi duhet të zgjedhin. Më parë, këto pyetje me dukeshin të vështira edhe nuk isha i sigurt për përgigjen, sepse nuk doja të gaboja. Sot, nga ky këndvështrim, përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë. Eshtë JavaScript. Ka disa arsye pse unë them JavaScript. Eshtë gjuha programuese të cilën çdo fillestar duhet ta mësojë, kështu që unë do të mundohem t’ju shpjegoj në detaje 5 arsye kryesore për këtë.
⦁ Mundësi të mëdha punësimi
Jo, nuk e shkruaj këtë për t’u tërhequr vëmendjen. Nuk dua të tingëllojë sikur çdo njëri që do të mësojë JavaScript do të ketë një punë të garantuar. Por, një gjë është e sigurt, do të jeni pjesë e një grupi të vogël të programuesve të cilët vazhdimisht do të jenë shënjestër e të gjithë rekrutuesve. Nevoja për programues të JavaScript është shumë e madhe në ditët e sotme. Të gjitha website-et dhe aplikacionet moderne kanë një pjesë të bërë në JavaScript. Procesi i punimit të softwarit të sotëm është i paimagjinueshëm pa pjesën front-end, dmth pa JavaScript.
Përfundimi: Përvetësimi i JavaScript rrit ndjeshëm shanset tuaja për një punë të re në botën front-end.
⦁ E lehtë për t’u mësuar
Për mendimin tim, JavaScript është një nga gjuhët programuese më të lehta për t’u studiuar. Si një përfitim shtesë, ju mund të filloni programimin menjëherë pa pasur nevojë të instaloni asgjë. Shumë njerëz që u munduan të mësonin me përpjekjet e tyre një gjuhë tjeter programimi, i mundoi vetë fakti se atyre ju duhej të instalonin një sërë gjërash si kompajler, web server, disa zgjerime, etj. (procese që nuk janë aspak të thjeshta) para se të shkruajnë vetëm “Hello world”.
Në JavaScript, është ndryshe. JavaScript është pjesë e çdo browseri web, kështu që gjithçka që ju duhet për të shkruar “Hello World” është një editorial teksti në të cilin ju do të shkruani kod. Rezultati është i dukshëm menjëherë në vetë browserin. Në gjithë këtë, do të shtoja se vetë gjuha programuese është mjaft intuitive, ka një sintaksë të thjeshtë që studiohet lehtë.
Përfundimi: JavaScript ofron mundësinë për të filluar programimin menjëherë pa instaluar më tej asgjë, ka një sintaksë të thjeshtë dhe intuitive, duke e bërë atë një nga gjuhët më të lehta programuese për fillestarët.
⦁ Gjuha programuese më popullore në ditët e sotme
Sipas sondazheve të Stackoverflow, JavaScript është gjuha programuese më popullore midis programuesve në mbarë botën për 8 vjet rresht. Kjo nuk është rastësi. JavaScript kohët e fundit është përdorur për të bërë aplikacione web-i, por edhe për aplikacione celulare. Kjo e bën që JavaScript të ketë rreth tij një komunitet të madh të programuesve, të cilët vazhdimisht ndajnë ide inovative me njëri-tjetrin, ofrojnë zgjidhje për disa probleme dhe vazhdimisht ndërveprojnë në konferenca ose ngjarje të ndryshme. Si motiv shtesë për të gjitha këto, programuesit e JavaScript janë disa nga ata më të paguarit në botë.
Përfundimi: JavaScript ka një komunitet të madh, që do të thotë për çdo problem që mund të kemi në programim, mund të gjejmë një zgjidhje/opinion në internet në 99% të rasteve.
⦁ JavaScript do t’ju bëjë një prgramues të ndryshëm
Nëse mësoni të programoni në JavaScript, atëhereë ju nuk do të keni asnji lloj kufizimi, dhe do të mund të punoni dhe të krijoni çdo gjë në mënyrën më interesante. Kur flasim për JavaScript, zakonisht mendohet si një kod që është shkruar në anën e klientit (front-end), por që nga viti 2009, me ndihmën e Node.JS ju mund ta përpunoni edhe pjesën e serverit ose pjesën e back-end të aplikacioneve web. Sugjerimi dhe këshilla ime është të mos fillohet të studiohet Node.Js nëqoftë se nuk i zotëroni mirë të gjitha konceptet themelore të JavaScript. Por nuk mund të shpërfillet fakti që duke studiuar një sintaksë, një gjuhë programimi, për front-end dhe back-end është ideale!
Ju gjithashtu mund të filloni studimin e React JS, React Native, Angular, Vue.JS, të cilat janë framework-at të front-end për zhvillimin e webit dhe aplikacioneve celulare që janë ultra të popullarizuara në ditët e sotme. Po ashtu keni mundësinë për të bërë një aplikacion desktop-i duke përdorur Electron dhe madje të filloni me machine learning duke punuar me TensorFlow.JS.
Përfundimi: Duke studiuar vetëm një gjuhë programimi, JavaScript, ne kemi mundësinë të vendosim nëse do të zhvillojmë aplikacione web (front-end ose back-end), aplikacione celulare ose desktop.
⦁ Shumë mundësi për të mësuar JavaScript
Tashmë keni lexuar se JavaScript ka një komunitet të madh të programuesve dhe ekspertëve në fusha të caktuara. Por duhet të theksohet gjithashtu se ka shumë mënyra dhe burime të ndryshme për mënyrën se si të filloni të mësoni, dhe pastaj se si të përditësoni vazhdimisht në JavaScript. Përderisa jeni fillestar, mund të kërkoni për disa libra që përshkruajnë konceptet bazë të Javascript, të gjeni një numër kursesh falas ose të paguara në internet, të ndiqni disa tutoriale, të dëgjoni podcast, etj.
Pasi të vendosni se ky është drejtimi në të cilin dëshironi të vazhdoni karrierën tuaj, përveç teorisë, do të të duhet të fortifikoni njohuritë e fituara dhe punën praktike. Akademia e Programimit Front-End në Brainster ofron pikërisht këtë për studentët tanë. Ju do të jeni të aftë për të fituar njohuritë dhe aftësitë e duhura, por edhe për t’i aplikuar ato nëpërmjet punës në projekte reale. Nëse hyni në botën e JavaScript dhe programimit, do të hyni në një botë dinamike ku do të keni mundësi të studioni diçka të re dhe interesante – çdo ditë.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-End.
Në Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!