Emanuel Zhupa është instruktor në Akademinë e Programimit Front-End në Brainster Albania. 

Ai është një Software Developer me përvojë pune për më shumë se 6 vite, i cili është po ashtu i punësuar si Senior Front-End Developer pranë PwC. 

 

Njihuni me Emanuelin dhe zbuloni më shumë për të.

 

Emri dhe mbiemri: Emanuel Zhupa

Profesioni: Software Developer 

Akademia: Universiteti Tiranes, Bachelor, Inxhinieri Matematike dhe Informatike

Përvoja: 6 vite Zhvillues në Front-End, Back-End edhe DB

Pse Programimi Front-End: Ka feedback loop më të shpejtë se Back-End 

Thënia e preferuar: Ka disa, por mendoj – “Nothing great is ever accomplished alone.”

Libri i preferuar:  N/A

Përshendetje Emanuel! Ti je instruktor në Аkademinë e programimit Front-End në Brainster Shqipëri. Ne si Brainster të njohim, por çfarë do të kishe ndarë për të tjerët, kush është Emanueli?

Emanueli është dikush që punon fortë dhe i vendosur. I pëlqejnë sportet (futboll, ping-pong, palestër [order matters]). 

Si e kalon kohën tënde të lirë dhe cilat janë hobit e tua?

Dëgjoj shumë muzik ndërkohë që punojë një pjesë të mirë të ditës. Hobit e mi janë sporti, udhëtimet, doing things.

Çfarë do të kenë studentët mundësinë për të mësuar prej teje? 

Unë jam person që më pëlqen të shikoj si funksionojnë gjërat under the hood, dhe besoj do të kuptojnë, pse gjërat funksionojnë në mënyrën që funksionojnë.

Çfarë do të thuash për programimin Front-End, a është e lehtë për ta mësuar? 

Programi Front-End ka sfidat e veta, nuk mund t’a veçojë nga programet e tjera, çdo fushë ka sfidat e veta.

Cilat janë këshillat që do t’i japësh studentëve? 

Të jenë të vendosur se çfarë duan të ndjekin dhe kjo punë si çdo tjetër, don dashuri për profesionin. 

Së fundmi, disa Tips & Tricks për studentët?

  • Customize your editor, se do kaloni një pjesë të mirë të kohës aty
  • Zgjidhni një font, që eshte e lehtë ne sytë tuaj
  • Learn how to debug, properly
  • Lexoni sa më shumë artikuj
  • Mësoni keyboard shortcuts

 

Akademinë e Programimit Front-End do të keni mundësinë të punoni në projekte reale dhe të mësoni nga instruktorët më të mirë.

Regjistrimet janë në vazhdim. Caktoni një takim informativ dhe rezervoni vendin tuaj në kohë!

Trending Stories që mund të ju interesojnë