Njihuni me Mirela Shehu – student në akademinë tonë të programimit Front-End në Brainster Albania. 

 

Emri dhe mbiemri: Mirela Shehu

Profesioni: Ekonomiste

 

Përshëndetje Mirela! Edhe pse ne në Brainster ju njohim, a mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?

Përshëndetje, unë kam mbaruar fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Kam punuar për 7 vite si Shefe Finance në Institucion Shtetëror. Dhe tani vendosa të ndryshoj karrierë dhe provoj risi të re.

 

Pse vendosët të ndryshoni karrierën tuaj 7-vjeçare në financa dhe të krijoni një program rreth financave?

Arsyeja është se 7 vite ishte e njëjta gjë, e njëjta punë dhe e njëjta rutinë. Dy vitet e para si Shefe Finance, në fillimin e punës time ishte një risi, dhe vetëm mësoja dhe punoja. Pastaj e njëjta gjë, dhe doja të shkëputesha të provoja diçka ndryshe.

 

Si zbuluat rreth programimit Front-End dhe akademisë tonë?

Një shoqja ime kishte dëgjuar për programin, ja kishte sugjeruar një kolege e saj dhe po më tregonte mua, mu duk interesante dhe vendosa të ndryshoj profesionin.

 

Si dikush i ri në fushën Front-End, cilat janë sfidat që ju mezi po prsini t’i tejkaloni dhe çfarë ju motivoi të filloni të mësoni teknologji të reja?

Duke qënë se tani teknologjia zë vend të rëndësishëm, luan rol kryesor dhe pa teknologji je si e përhumbur thash pse mos të jem dhe unë një e apdejtuar me risit.

 

Ju jeni mjaft të motivuar dhe keni një background të pasur në fushën e financave. Si mendoni se këto cilësi do t’ju ndihmojnë të keni sukses në akademinë tonë Front-End?

Po, është e vërtet sepse dhe vitet e punës më kanë ndihmuar të kem një bacgraund të pasur në fushën e financave, por dhe në fillimet e mia të karrierës financa më dukej shumë e vështirë, mirëpo me punë dhe me vullnet ja arrita. Mendoj dhe këtu do ja dal.

 

Çfarë do t’u rekomandoje të tjerëve për Brainster dhe Akdeminë tonë të programimit Front-End?

Eshtë interesante, do të ishte mirë ta ndiqnit si program pasi ka të bëj me teknologji të reja dhe tregun e punës më të kërkuar për një të ardhme më të mirë.

 

Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?

Më pëlqen të bëj hecje në mal, park dhe palestër.

 

Ku e shihni veten në të ardhmen?

Të kem arritur objektivat e akademisë Front-End, dhe të kem një background të pasur ashtu si në fushën e financave.

 

 

Për shkak të interesit të madh, aplikimet për Bursat Brainster janë hapur sërish.

Vendet për regjistrim në Akademi janë të limituara dhe janë duke u plotësuar shumë shpejt.

Pra, mos hezitoni! Aplikoni tani dhe hidhni hapin e parë drejt një prej karrierave më të paguara në botë.

Trending Stories që mund të ju interesojnë