Njihuni me Rexhino Lufta – student në akademinë tonë të programimit Front-End në Brainster Albania.
Emri dhe mbiemri: Rexhino Lufta
Profesioni: Mësues Muzike dhe IT
Përshëndetje Rexhino! Edhe pse ne në Brainster ju njohim, a mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?
Unë quhem Rexhino, jam 30 vjeç nga qyteti i Durrësit por jetoj në Tiranë. Kam studiuar Shkenca kompjuterike dhe muzikë. Momentalisht ushtroj profesionin si pianist, kompozitor, mësues muzike/ programim dhe IT.
Si dikush me një sfond në shkencat kompjuterike, çfarë synimesh specifike doni të arrini në Akademinë tonë Front-End, dhe si do ta përdorni dijeninë që tashmë e keni?
Mundësia që më jepet në Akademinë tuaj është e veçantë pasi kam mundësinë të masterizoj aftesitë në teknologjinë Front- End e cila përfshinë një treg me oferta pune domethënëse. Aftësitë që po fitoj këtu mund t’i përdor në tregun e synuar si zhvillues por edhe për të dhënë mësim.
A mund të na tregoni për një projekt apo sfidë nga studimet tuaja të kaluara që ju pëlqeu? Si mendoni se kjo përvojë do t’ju ndihmojë në Akademinë Front-End?
Në fushën e muzikës, kam pasur mundësinë të punoj në një projekt ku kombinoja muzikën klasike me elemente moderne përmes teknologjisë. Ky projekt ishte një sfidë e mrekullueshme që më lejoi të eksploroj dhe të bashkoj dy pasionet e mia, muzikën dhe teknologjinë. Kjo përvojë më ka mësuar të jem kreativ dhe të zgjidh probleme në mënyra unike. Këto aftësi janë jetike në zhvillimin Front-End, ku krijimtaria dhe zgjidhja e problemeve janë thelbësore për të krijuar faqe interneti tërheqëse dhe funksionale.
Dëshira juaj për të krijuar një startup që kombinon teknologjinë dhe muzikën është magjepsëse. A mund të na tregoni më shumë për vizionin tuaj dhe se si Akademia Front-End do të ndihmojë që kjo të ndodhë?
Vizioni im është të krijoj një startup që lidh muzikën me teknologjinë në mënyra inovative. Akademia Front–End do të më ndihmojë të zhvilloj aftësitë teknike që më duhen për të ndërtuar platforma interaktive që do të përmirësojnë mënyrën se si njerëzit përjetojnë muzikën.
Çfarë do t’u rekomandoje të tjerëve për Brainster dhe Akdeminë tonë të programimit Front-End?
Do të rekomandoj Brainster dhe Akademinë Front–End për ata që janë të interesuar të zgjerojnë aftësitë e tyre në teknologji. Kjo akademi ofron një mësimdhënie praktike dhe të orientuar drejt tregut të punës, e cila është shumë e vlefshme.
Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?
Në kohën time të lirë, më pëlqen të kompozoj muzikë dhe të luaj piano. Gjithashtu, kam një pasion për programimin, sportin dhe kërkime studimore në fusha të ndryshme shkencore dhe eksplorimin e natyrës, i cili më ndihmon të qetësohem dhe të rifreskohem.
Ku e shihni veten në të ardhmen?
Në të ardhmen, shpresoj të drejtoj një startup të suksesshëm që kombinon teknologjinë dhe muzikën. Gjithashtu, dëshiroj të vazhdoj të kontribuoj në fushën e edukimit duke ndihmuar të tjerët të zhvillojnë aftësitë e tyre në teknologji dhe muzikë.
Për shkak të interesit të madh, aplikimet për Bursat Brainster janë hapur sërish.
Vendet për regjistrim në Akademi janë të limituara dhe janë duke u plotësuar shumë shpejt.
Pra, mos hezitoni! Aplikoni tani dhe hidhni hapin e parë drejt një prej karrierave më të paguara në botë.