Përfitimet nga përdorimi Next.js për të krijuar aplikacione Web-i të fuqishme dhe të shpejta

Ognen Bendevski është instruktor i Akademisë për Programimin Front-End dhe jep leksione JavaScript dhe React. Ai është një inxhinier i diplomuar i IT-së, në drejtimin e inxhinierisë kompjuterike të FINKI. Ai jeton prej 6 vitesh në Gjermani, ku punon në një nga startup-et më të mëdha në Europë – ‘’Grover’’. Aktiviteti i tij kryesor është Front-End, ku punon në aplikacione web dhe celular. 

 

Lexoni se çfarë ka për të thënë Ognen Bendevski për Next.js

 

Zhvillimi i shpejtë i botës digjitale dhe rritja e numrit të bizneseve online tregojnë nevojën për të evoluar dhe përmirësuar vazhdimisht teknologjitë ekzistuese për zhvillimin e aplikacioneve web. Duke filluar me përmirësimin e performancës, mundësitë e shkallëzimit, përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe optimizimin SEO, teknologjitë po evoluojnë vazhdimisht duke shtuar funksionalitete të reja si një zgjidhje për problemet dhe kufizimet ekzistuese.

Kohët e fundit, Next.js ka qenë në listën e teknologjive që përjetojnë rritje marramendëse dhe popullaritet, dhe numri i programuesve që e përfshijnë atë në teknologjitë në të cilat ata ndërtojnë projektet e tyre ,është në rritje.

 

 

Por çfarë përfaqëson në të vërtetë NextJS?

 

NextJS është një framework programues i bërë mbi ReactJS dhe përdoret për të ndërtuar aplikacione Single Page. Ai u zhvillua nga skuadra e Vercelit. Popullariteti i NextJS bazohet kryesisht në faktin se zgjidhi një problem të madh që programuesit kishin me aplikacionet e shërbyera në një faqe të klientëve. Po, edhe pse këto aplikacione kanë një përvojë të avancuar ku nuk ka nevojë për loading të faqes kur përdor aplikacionin, ato gjithsesi hasin disa probleme.

Për shkak se pjesa më e madhe e përmbajtjes është e diponueshme vetëm pasi search engine i internetit ekzekuton kodin, web crawlers kanë vështirësi në leximin e përmbajtjes së tekstit në atë anë. Si rezultat, shumë aplikacione Single Page, edhe pse kanë shumë popullaritet, mbetën anonim për search engines si Google.

NextJS zgjidh këtë problem duke bërë React komponentët në një renderim me anë të serverit . Me NextJS, programuesit mund të bëjnë kodin e faqes së serverit dhe të dërgojnë një skedar HTML të thjeshtë dhe të indeksueshëm tek web browser-i. Edhe pse kjo nuk ishte krejtësisht e pamundur përpara shfaqjes së NextJS, gjithsesi nevojitej një proces shumë i gjatë dhe i komplikuar. 

 

 

NextJS gjithashtu ofron ndihmë për gjenerimin e një site-i statik (SSG). Kjo është një mënyrë tjetër e ndërtimit të website-ve dhe aplikacioneve. Ndryshimi nga renderimi i anës së serverit është se HTML gjenerohet gjatë ndërtimit te aplikacionit (build time). Në SSR, HTML-i është dinamik kur ekzekutohet (runtime). Website-et e ndërtuara me SSG janë super të shpejta, megjithatë ato nuk janë të përshtatshme për interaktivitet të shumtë, sepse që të ndodhë kjo duhet rindërtimi i duhur i HTML,  diçka që arrihet me SSR.

Si rezultat, kjo strategji është e përshtatshme për ndërtimin e faqeve që nuk ndryshojnë shpesh dhe nuk varen nga ndërhyrja e përdoruesit, p.sh. faqe për informim, faqja e parë me përmbajtje statike, etj. Kur krijoni një site me NextJS, ju mund të përdorni të dyja strategjitë në mënyrë alternative.

 

 

A pyet veten se cilat janë përfitimet kryesore të NextJS? Unë do të veçoja disa më të rëndësishme të tilla si:

 

⦁ E lehtë për të filluar një projekt të ri

Me një komandë të thjeshtë, projekti i ri është në dispozicion në më pak se 1 minutë. Ka edhe gjëra të tjera që mund të shtojnë funksionalitete tjera (p.sh. typescript dhe të tjera).

 

Optimizim i përmirësuar i SEO (search engine optimization) 

SEO ka një rëndësi shumë të madhe që faqja jonë të jetë “visible” dhe të shfaqet më lart në rezultatet e ofruara për motorët e kërkimit në web. Më parë shpjeguam se si arrihet kjo.

 

⦁ Open graph i përshtatur

NextJS na lejon të shtojmë programatikisht meta të dhënat e nevojshme për secilën faqe veç e veç. Ato meta të dhëna janë të  nevojsme për SEO më të  mirë, megjithatë ajo gjithashtu i bën lidhjet tona të duken shumë më mirë kur ne i ndajmë në mediat sociale (për shembull, kur ndajmë një lidhje në Twitter ose Facebook, ne automatikisht kemi një fotografi, një titull të saktë dhe përmbajtje te bukur).

 

 

Performancë të përmirësuar

Duke qenë se NextJS e liron motorin e kërkimit në internet për arsye se duhet të shkarkojë dhe të shërbejë kodin Javascript, ai ka potencialin të përmirësojë jashtëzakonisht kohën deri në barazimin e parë (time to first draw) –  kjo është koha kur përdoruesi shikon informacionin e parë në website. Ideale do të ishte nën 1 sekondë.

 

⦁ Komuniteti i madh i internetit dhe përmirësimi i rregullt 

Një nga treguesit kryesorë se një framework apo bibliotekë e veçantë është e madhe për përdorim është se sa shpesh kërkohet. Numri i madh i yjeve i githab tregon se programuesit besojnë dhe e përdorin atë shpesh. Nëse  vëreni se sa shpesh dalin versione të reja, do të shihni se NextJS shpesh pirmirësohet. Duke qenë një nga framewark-at më të përdorura për React, kjo do të thotë se nëse ngecni në një problem të veçantë, do të gjeni një numër të madh zgjidhjesh për problemet tuaja – gjë e rëndësishme gjatë selektimit të një framework-u programues.

 

⦁ Një numër i madh i mjeteve ndihmëse – out of the box

NextJS përmban zgjidhje për routing, ndërkombëtarizim, analitikë, refresh të shpejtë, mbështetje të ndërtuar në CSS, ndarje të kodeve, dhe bundling, si dhe një sërë gjërash të tjera që në Pure React ose framework-e të tjera do të kërkojnë një numër të bibliotekave të jashtme për të arritur të njëjtën.

Së fundmi, me sa më sipër, u përpoqa të mbuloja vetëm disa nga gjërat pozitive të Next.js. Shpresoj se kjo do t’ju japë motivim dhe drejtim të mirë se cfarë të duhet të mësoni në rradhë, por gjithashtu  të vendosni më lehtë se cilen framework do të përfshini në krijimin e projektit tuaj të ardhshëm. Tashmë shumë kompani të mëdha botërore përdorin këtë framework për të ndërtuar website-et dhe aplikacionet e tyre,pse mos ta provoni edhe ju? 🙂

 

 

Fitoni aftësitë e nevojshme që programuesit e sotëm duhet të zotërojnë në Akademinë e Programimit Front-End në Brainster. Mësoni nga një program i bazuar në trendet më të reja në botën e programimit front-end, drejtpërdrejtë nën mentorimin e ekipit tonë të mentorëve të përkushtuar dhe profesionistë të kësaj fushe.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.

Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtet nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me menaxherin tonë të suksesit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!



Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!