Njihuni me Ibrahim Ismailin, student i Akademisë së Programimit Front-End, i cili vendosi të bëjë një transformim të karrierës dhe të mësojë më shumë rreth krijimit të web faqeve.

Studenti: Ibrahim Ismail 

Akademia: Akademia për Programim Front-End

Profesioni: Bukëpjekës

Nga ora e parë e Akademisë mbaj mend: më kujtohen kolegët që vinin nga fusha të ndryshme dhe motivimi i tyre për ta ndryshuar jetën e tyre, ashtu si unë.

Zgjodha këtë fushë sepse: Sot ky drejtim ka një të ardhme të ndritur në mbarë botën sepse teknologjia është kudo.

Me padurim pres të fillojnë orët për: JavaScript

Pas leksioneve, unë gjithmonë: Zgjidh detyrat dhe kërkoj diçka më shumë rreth materialit në Google dhe YouTube.

Para se të regjistrohesha, më shumë më “frikësoi” : Kujtesa e të gjithë elementeve, atributeve dhe funksioneve të tyre. 

Si një profesionist i ardhshëm në këtë fushë, unë pres: Gjatë gjithë kohës të mësoj gjëra të reja, si dhe t’i zgjeroj njohuritë e mia për teknologjitë e reja.

Kjo fushë për mua do të thotë: Ndërtimi i një karriere në një ndër profesionet më të kërkuara në botën e IT-së, si dhe ndryshimi i të gjithë stilit tim të jetës.

Në kohën e lirë: Ngasë biçikletën. 

Më pëlqen të lexoj: Psikologji dhe libra motivues

Më pëlqen të shikoj: Horror 

Citimi i preferuar:  „Go the extra mile!“

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.

Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!