Lexoni blogun e Aneta Dimoskës se si programimi ndikon në të ushtruarin e trurit, e cila është Front-End developer në ekipin Brainster, dhe gjithashtu studente e diplomuar e Akademisë për Programim Front-End.

Një nga pyetjet më të shpeshta kur bëhet fjalë për t’u futur në industrinë e IT (veçanërisht programimi) është: “A duhet të di matematikë për të qenë i suksesshëm si programues?” Është interesante se si programimi lidhet me matematikën sepse të dy ndajnë një gjë dhe kanë një punë te përbashkët, e cila është zgjidhja e problemeve.

Mirëpo, kjo në asnjë rast nuk do të thotë se në fusha të tjera nuk zgjidhen probleme, përkundrazi, çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj sfidave jetësore dhe profesionale që na detyrojnë të marrim një vendim të logjikshëm dhe të justifikuar.

Më pas lind pyetja: “Çfarë ndodh në trurin e programuesve dhe a funksionon ndryshe nga ata të tjerët?” Pse thuhet se programimi na mëson të mendojmë ndryshe?”

Interesi midis shkencëtarëve për të studiuar trurin e njeriut në një situatë ku ai lexon, analizon ose kodon është mjaft i lartë dhe janë bërë disa studime që konfirmojnë se programimi përfshin në mënyrë të pashmangshme aktivizimin e qendrave të shumta të trurit nga hemisfera e majtë dhe e djathtë. Përfundimet shkojnë edhe më tej, duke vënë në dukje se programimi nuk ndikon vetëm në tru, por edhe në mënyrën se si një person mendon.

1. Programimi aktivizon qendrat e të mësuarit në tru

Sipas hulumtimit të dr. Jane Sigmund në vitin 2014 e kryer me 17 pjesëmarrës arriti në përfundimin se kodimi aktivizon 5 rajone të trurit që lidhen me:

  • Kujtesa -> working memory
  • Vëmendja(fokusi) -> attention
  • Të kuptuarit e gjuhës -> language comprehension

Është interesante të theksohet se mësimi i sintaksës së gjuhës së programimit, leximi i pjesëve të kodit, memorizimi i disa elementeve të aplikacionit përfshijnë aktivizimin e pjesës së majtë (analitike) të trurit. Nga ana tjetër, shkrimi i kodit origjinal, duke përdorur të gjitha aftësitë dhe njohuritë, aktivizon pjesën e djathtë (kreative) të trurit.

Në drejtim të gjithë kësaj është studimi i Yun-Fei Liua, studente në Universitetin Johns Hopkins në të cilin 15 programues u skanuan me një skaner fMRI ndërsa zgjidhnin një problem programimi. Rezultati i hulumtimit tregoi aktivizim të vazhdueshëm të trurit gjatë zgjidhjes, veçanërisht në hemisferën e majtë të trurit.

2. Programimi ndryshon mënyrën se si ne mendojmë

Si aktivitet i ndërlikuar i përbashkët, programimi, në pjesën më të madhe të kohës inkurajon zbulimin e mënyrave të reja dhe të ndryshme që mund të aplikohen për të zgjidhur një problem.

Edhe pse kjo mund të tingëllojë abstrakte për dikë që nuk ka njohuri paraprake, kodimi nënkupton se një sasi e madhe kohe do të shpenzohet duke menduar dhe planifikuar se si të zgjidhet një problem.

Ne duhet të mendojmë se si ta kthejmë idenë tonë në “fjalë” që kompjuteri do t’i kuptojë në mënyrë që të mund të kryejë një detyrë që duam.

Gjëja më e bukur këtu është se nuk ka kufizime, nuk ka rregulla strikte në zgjidhje dhe ide. Një problem mund të ketë aq zgjidhje po aq sa ka programues, sepse secili do t’i qaset nga këndvështrimi i tij, dhe mendimi i tij.

Le të imagjinojmë se ka 10 njerëz në një dhomë dhe secili prej tyre, në gjuhën angleze, duhet të përshkruajë dhomën në të cilën ndodhen. Duke supozuar se secili prej tyre njeh sintaksën e gjuhës dhe rregullat gramatikore bazë, secili prej tyre do ta përshkruajë dhomën ashtu siç e përjeton, nga këndvështrimi i tij. Kjo do të thotë se probabiliteti për të pasur dy tekste identike është shumë i vogël, pothuajse i pamundur.

I ngjashëm, megjithëse jo i njëjtë, me shkrimin e kodit. Të gjithë do t’i qasen të njëjtit problem ndryshe në varësi të mënyrës së të menduarit, përvojës dhe njohurive të tyre.

Kur dikush është në fillimet e karrierës programuese, fokusi është kryesisht në mësimin e sintaksës dhe rregullave të gjuhës. Është një qasje krejtësisht korrekte dhe e justifikuar, por është shumë më e rëndësishme se si përballemi me problemin që po zgjidhet, si i organizojmë mendimet tona në drejtim të asaj që po punojmë aktualisht dhe nëse do t’i qasemi zgjidhjes në një mënyrë të planifikuar, ose do të bëjmë përpjekje të panumërta duke shpresuar se ndonjëra prej tyre do të “punojë”.

 

3. Programimi përmirëson kujtesën dhe aftësitë njohëse

Truri i njeriut është një organ kompleks me fuqi të jashtëzakonshme, me ndihmën e të cilit ne funksionojmë pa probleme. Fakti që informacioni në tru në formën e një impulsi udhëton me një shpejtësi të pabesueshme prej 268 milje në orë nga një qelizë në tjetrën është befasues. Megjithatë, me kalimin e kohës ai është subjekt i ndryshimeve dhe aftësia për të memorizuar, zvogëlohet.

Megjithatë, ajo që rekomandohet dhe në të cilën mund të ndihmojmë veten është aplikimi i aktiviteteve të reja (fizike dhe konjitive) me të cilat do ta mbajmë trurin “në formë”. Truri e ka atë aftësi për të përthithur informacion, për të mësuar dhe zhvilluar, por nëse nuk është në një nivel të rregullt, aftësia në vetvete zvogëlohet.

Krahas aktiviteteve të tjera që stimulojnë trurin (muzika, arti, zgjidhja e enigmave), programimi, si proces kompleks i të menduarit, me kalimin e kohës përmirëson gjendjen e trurit dhe rrit kujtesën.

Ekspozimi i trurit për të menduar vazhdimisht, për të ardhur tek zgjidhjet që janë “jashtë kutisë” dhe për të mësuar vazhdimisht, çon në një mendim të mprehtë që mund të përmirësohet dhe zhvillohet.

Përmirësimi i funksionit të trurit është vetëm një pjesë e përfitimeve të programimit. Sigurisht, në radhë të parë duhet të ketë dëshirë dhe interes për sfida të reja, mësim të vazhdueshëm, dhe këmbëngulje.

Së fundmi, vijon zgjidhja e problemit në praktikë. Ky është një fragment i shkurtër dhe argëtues i enigmës nga libri Think Like a Programmer: An Introduction to Creative Problem Solving.

 Cila është zgjidhja juaj? 🙂

 

Problemi: Si të kaloni lumin?

Një fermer që ka me vete një dhelpër, patë dhe misër duhet të kalojë lumin. Fermeri ka një barkë të vogël, por barka ka vend vetëm për fermerin dhe një nga tre gjërat e tjera (një dhelpër, patë, ose misër). Megjithatë, edhe pata edhe dhelpra janë të uritur, që do të thotë se pata nuk mund të lihet vetëm me dhelprën (sepse dhelpra do ta hajë). Nga ana tjetër pata nuk mund të lihet vetëm me misrin (sepse ajo do ta hajë misrin).

Si do t’i transferojë fermeri të gjitha gjërat nga një breg në bregun tjetër të lumit?

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit të Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne, mësoni më shumë rreth Front-End Programming Academy.

Akademinë e Programimit Front-end, ne mësojmë duke punuar në projekte reale për klientë të vërtetë nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Caktoni një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe detaje rreth programit!

 

 

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!