Akademinë e Programimit Front-End dhe Akademinë e Programimit Full-Stack, organizuam një hackathon 48 orësh për të përmirësuar përvojën e studentëve.

Ata patën mundësinë të punonin në një projekt real për një klient të vërtetë dhe të përdorin të gjitha njohuritë dhe aftësitë e fituara nga leksionet.

Studentët punuan shumë në këtë projekt dhe ata i tejkaluan me sukses sfidat, po ashtu duke konsideruar afatin e dorëzimit të projektit. Detyra e tyre ishte të krijonin një website në lidhje me një online shop, i cili të ishte i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe përditësuar nga klienti, ngazëllyeses, i  dobishëm dhe i thjeshtë për t’u përdorur nga klientët e brandit ZANOV.

Aneta, Verica, Stefanija dhe Daniela janë studentë nga Akademia jonë e Programimit Front-End dhe Akademia e Programimit Full-Stack, të cilat treguan performancë të shkëlqyer dhe kjo rezultoi në një projekt të suksesshëm.

 

Në vijim, biseduam me ekipin për projektin real të tyre dhe përvojën në lidhje me Hackathon-in

 

 

Përshëndetje ekipi, na tregoni diçka për veten tuaj!

Aneta: Unë jam Aneta Dimoska dhe aktualisht punoj si Front-End zhvillues në ekipin e Brainster-it.

Verica: Unë jam Verica Nackova, një inxhiniere elektrike e diplomuar. E konsideroj veten si një person ambicioz dhe kureshtar, prandaj vendosa të ndryshoja karrierën. Dëshira e madhe për të studiuar gjëra të reja më motivoi të regjistrohesha në Akademinë e Programimit Full-Stack, të përmirësoja veten dhe të bëhesha një programuese edhe më e mirë. 

Stefanija: Një person që dëshiron vazhdimisht të përmirësojë veten dhe të mësojë gjëra të reja, në kohën e lirë dua të lexoj dhe të udhëtoj. E zgjodha këtë profesion sepse mendoj se është një lloj arti i bazuar në logjikë.

Daniela: Unë jam Daniela Damjanoska, jam diplomuar në Fakultetin e Administrimit dhe Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit në Manastir, departamenti i administratës publike dhe kam përfunduar studimet master në menaxhimin financiar dhe bankar. Pas shumë viteve përvojë pune në fushën e financës, vendosa se ishte koha për të bërë një ndryshim në karrierën time, dhe këtu jam në Brainster, në Akademinë e Programimit Front-End.

 

Si kaluat në këtë hackathon?

Duke qenë se ky ishte hackathoni ynë i dytë, ne tashmë kishim përvojë se si vijon procesi, dhe në një farë mase ne e dinim se çfarë do të na priste. Megjithatë, çdo projekt është i ndryshëm dhe kërkon një qasje të ndryshme për zgjidhjen, kështu që këtë herë së bashku me mentorin Riste bëmë një plan dhe organizim të mirë, duke ndarë detyrat, duke diskutuar se cilat do të ishin pjesët më të vështira të projektit dhe si t’i qasemi atyre. Gjithashtu,çelësi ishte komunikimi i vazhdueshëm me kolegët e ekipit dhe mentorët, mbështetja që i dhamë njëri-tjetrit dhe sigurisht atmosfera pozitive mes nesh, e cila kontribuoi në një zgjidhje jashtëzakonisht të mirë me të cilën klienti ishte shumë i kënaqur.

 

Ju kishit për detyrë të ndërtoni një Website me Online Shop për brendin ZANOV. Çfarë ju inspiroj?

Dizajni i aplikacionit që ishte bërë nga dizajnerët e UX/UI ishte me të vërtetë i bukur dhe me shumë detaje, kështu që qëllimi ynë ishte që ta bënim atë të funksiononte. Mendimi se, nga ajo që po bëjmë do të jetë në gjendje të përfitojë klienti ynë, dhe nëpërmjet kësaj klientët e tij, ishte motivimi kryesor gjatë punës.

 

Si shkonte bashkëpunimi dhe cilat ishin kërkesat e klientit?

Kërkesa e klientit ishte të zhvillohej një aplikacion për ta ndihmuar atë të zhvillonte brandin e tij, por gjithashtu një aplikacion që do t’i shërbente më mirë klientët e tij. Sapo na prezantuan idenë dhe si duhet të dukej, ne u organizuam ne një ekip dhe nisëm ta realizojmë projektin. 

 

Cilat teknika, mjete, metoda përdorët për këtë projekt?

Nga ana e Front-End, aplikacionin e zhvilluam në React.js.. Nëpërmjet koordinimit të duhur me mentorin tonë Riste, ne ishim në gjendje t’i tejkalonim të gjitha sfidat me të cilat u përballëm.

 

Si arritët të përballeni me sfidat, presionin për kohën e caktuar dhe mbi të gjitha të krijoni një zgjidhje funksionale?

Si në çdo punë apo detyrë në të cilën punojmë çdo ditë, edhe në këtë hakaton kishim sfidat me të cilat jemi përballur, mirëpo mendoj që nëse punohet në ekipe dhe me dedikim atëherë arrihet çdo qëllim. 

 

Si ishte ndenja e të punuarit në një projekt kaq argëtues dhe interesant?

Si persona që çdoherë jemi të gatshëm për sfida të reja, ngjarjet si ky hakaton na tregojnë që kemi marrë vendimin e duhur duke zgjedhur programimin si profesion. Një përvojë e shkëlqyer sepse përfshin historinë e duhur të punës në një kompani IT-je.

Duke marrë parasysh se projekti ishte në fushën e modës, mundet të themi se projekti ishte mjaft interesant. Puna në projekte të tilla është gjithmonë e dobishme sepse shërben si një hyrje në botën reale të IT-së dhe na mundëson të përjetojmë se çfarë do të thotë të punosh në një mjedis real.

 

Së fundmi, çfarë do të na thoshit për punën në projekte reale me klientë të vërtetë dhe mundësinë e shfrytëzimit të teorisë në praktikë? 

Me punën në një projekt real, ne patëm mundësinë të ndanim njohuritë, përvojën dhe të japim maksimumin tonë, dhe në të njëjtën kohë të shohim se si duket puna në jetën reale. Me pjesëmarrjen në hakaton mësuam shumë gjëra të reja dhe kur punojmë me profesionistë të tillë si mentorët e Brainster-it, gjithmonë kemi ndihmë dhe mbështetje, veçanërisht mentorin Riste i cili ka qenë gjithmonë këtu për të na ndihmuar.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Full-Stack dhe Akademisë së Programimit Front-End.

Në Akademinë e Programimit Full-stack dhe Akademinë e Programimit Front-End mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!