CoinTracker – një projekt real i Akademisë së Programimit Front-End

Në këtë blog do të njihni Filipin, Aleksandrin, Elenën, Kristinën, Polin dhe Katerinën, disa nga studentët më aktivë të Akademisë sonë për Programim Front-End dhe ata që kanë treguar pasion të madh e përkushtim ndaj materialeve gjatë leksioneve.

Si pjesë e programit të Akademisë për Programim Front-End, studentët patën një sfidë. Ajo ishte puna në një projekt real për një klient të vërtetë. Ky ishte një projekt përfundimtar, me anë të së cilit ata  kompletuan programin dhe mbaruan Akademinë me sukses. 

Ekipi kishte si detyrë një projekt përfundimtar dhe duhej të punonin mbi specifikimin për aplikacionin CoinTracker. 

CoinTracker është një aplikacion për monitorimin e të ardhurave mujore, si dhe kostot mujore me mundësinë e vendosjes së kufijve të buxhetit. Aplikacioni CoinTracker  duhet të jetë i disponueshem edhe në pajisjet celular.

 

Biseduam me studentët e Akademisë së Programimit Front- End rreth përvojës së tyre gjatë punës në këtë projekt real.

 

 

 

Përshëndetje ekipi! 🙂 Ju tashmë keni lënë prapa disa muaj me shumë punë, angazhim në materiale, punë në disa projekte, ndër të cilët është edhe projekti final me të cilin përfunduat programin. Urime për këmbënguljen dhe suksesin tuaj. Çfarë do të na tregoni për veten tuaj?

Filip Krstevski – alumni i Brainster-it i akademisë për programim Front-End dhe student i Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

Aleksandar Tushevski – alumni i Brainster-it i akademisë për programim Front-End dhe jam shumë i habitur që vetëm brenda një viti arrita të punoj në një projekt real për klient të vërtetë.

Elena Stoleska – alumni i Brainster-it i akademisë për programim Front-End dhe besoj që mora vendimin e duhur për t’u regjistruar në këtë akademi sepse për vetëm një vit arrita të bëj ndryshim të plotë në karrierën time. 

Hristina Dimitrovska – alumni i Brainster-it i akademisë për programim Front-End, dhe vetëm para një viti  mora vendimin më të mirë për transformim të karrierës. 

Pavel Petrushevski – alumni i Brainster-it i akademisë për programim Front-End, një vit më parë vendosa dhe arrita të bëja një transformim të plotë të karrierës sime. 

Katerina Kimoska – alumni i Brainster-it i akademisë për programim Front-End, dhe full-time React Developer në kompaninë Orioly..

 

Si ju ka ndihmuar puna në një projekt real për të zhvilluar aftësitë tuaja? 

Filip: Me punimin e projektit të fundit, u njoha me kornizën e njohur ReactJS dhe bibliotekën e re Material UI. Cilësitë kryesore që na duheshin për këtë projekt real ishin krijimtaria, përgjegjësia dhe përkushtimi. Mund të them se Materiali UI ishte një bibliotekë e vështirë për t’u mësuar, por me projektin e suksesshëm vërtetuam se për aq kohë sa ne duam,mund të mësojmë shumë gjëra të reja të cilat do të jenë të nevojshme për ndërtimin e karrierës sonë. 

 

Ndani më shumë informacione rreth projektit. Cila është ideja?

Aleksandri: Në përgjithësi, ideja e aplikacionit ishte të lejonte klientin që vetëm me anë të disa klikimeve të mund të kontrollojë gjendjen e të ardhurave dhe konsumit të tij në baza mujore. CoinTracker i mundëson klientit të zgjedhë kategoritë ku mund të ketë një hyrje ose dalje fondesh. Gjithashtu, ideja e këtij projekti ishte, mbi të gjitha, për të konfirmuar gadishmërinë tonë dhe për të treguar përpjekjet dhe punën tonë nga viti i kaluar. Gjithashtu, ideja e këtij projekti real mbi të gjitha ishte të vërtetohet që ne jemi të gatshëm dhe të tregohet përpjekja dhe puna jonë nga viti i kaluar. Mendoj që, me punimin e këtij projekti ne vërtetuam punën tonë dhe përfunduam një projekt të punuar mirë dhe mendoj se jemi gati të ndërtojmë karrierën tonë Front-End. 

 

Na tregoni se si ishte i gjithë procesi dhe bashkëpunimi?

Elena: I gjithë procesi i hartimit të projektit ishte një muaj në të cilin u përpoqëm shumë për të përfituar një version përfundimtar funksional të aplikacionit. Së pari, instruktori e prezantoi projektin së bashku me specifikimet dhe kërkesat që ne duhej të plotësonim. Pastaj filluam të punonim individualisht për projektin, por çdo dy javë kishim një klasë tjetër ku kishim mundësinë t’i parashtronim pyetje instruktorit për disa pjesë të projektit. Bashkëpunimi me instruktorin ishte i shkëlqyer, sepse në çdo kohë ne mund të konsultoheshim me të dhe të kërkonim ndihmë dhe udhëheqje për çdo gjë që nuk ishte e qartë për ne.

 

Cilat ishin kërkesat dhe synimet që  duhej të përmbushnit? 

Hristina: Ky projekt ishte një përmbledhje e të gjithë materialit që kishim në Akademi, kryesisht me një fokus në React. Qëllimi i projektit ishte të zhvillonte një mini-aplikacion të plotë për të ndihmuar përdoruesin të regjistrojë të ardhurat dhe kostot në baza mujore, me mundësinë e vendosjes së një kufiri në buxhetin e tyre. Kërkesa kryesore për këtë projekt ishte përdorimi i React dhe Material UI bibliotekës. Projekti ishte mjaft sfidues, por kjo është pikërisht ajo që na nxiti të tregojmë dhe të vërtetojmë të gjitha njohuritë dhe gjithë punën që kemi kryer gjatë vitit të kaluar. 

 

Nga u frymëzuat dhe cilat ishin mjetet me të cilët punuat që të arrini deri tek zgjidhja përfundimtare? 

Pavel: Ky projekt ishte veçanërisht i rëndësishëm nga pikëpamja e asaj që ishte një lloj përmbledhje e gjithçkaje që mësuam në Akademi. Rrjedhimisht, koha dhe angazhimi në punë ishte në një nivel më të lartë. Për mua, kjo ishte mundësia e parë për të përdorur React në krijimin e një aplikacioni real, dhe gjithashtu një rast për t’u njohur me një bibliotekë shumë të përdorur dhe popullore – Material UI.  Si edhe më parë, burimi kryesor i inspirimit që synonte përfundimin e aplikacionit ishte dëshira për t’u përmirësuar dhe punuar me mjete dhe teknologji të reja. 

 

Çfarë ju motivoi të filloni të ndërtoni një karrierë në botën e programimit? 

Katerina: Motivimi për një karrierë në botën e programimit është mundësia e mësimit dhe përsëritjes së vazhdueshme. Tekstualisht, nuk ka asnjë ditë ku nuk ka diçka të re për të mësuar. Mendoj se kjo ka rëndësi të madhe, sepse kështu investojmë në veten tonë dhe përparojmë më shumë. Përfytyroni se çdo ditë keni të paktën një arritje ku mësoni diçka të re dhe në fund të javës keni një pikëpamje të vërtetë se tashmë keni përparuar dhe dini më shumë se më parë. Kjo është ajo që më emocionon dhe motivon, ndërsa në këtë profesion ky proces është i vazhdueshëm.

 

Regjistrimet për grupin e radhës në Akademinë e Programit Front-End janë duke u zhvilluar! Interesi është shumë i madh dhe numri i vendeve – i kufizuar, ndaj rezervoni në kohë!

Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!