Puna në projekte reale për klientë të vërtetë mund të jetë një proces me sfida, por vlera që buron nga pjesëmarrja ka një përfitim të rëndësishëm në përmirësimin e njohurive dhe aftësive të studentëve.
Projektet reale dhe Hackathons janë pjesë e detyrueshme e çdo programi në Akademinë Brainster. Në mënyrë që të përmirësojmë përvojën e studentëve, ne kemi organizuar një projekt që përfaqëson bashkëpunim ndërmjet akademive.
Konkretisht, projekti real filloi në Akademinë e Dizajnit UX/UI, ku studentëve ju kërkua të krijojnë website si dhe dizajnin e plotë UX/UI për klientin Special Olympics Macedonia. Me zgjedhjen e projektit fitues, vazhdoi një Hackathon 48-orëshe e Akademisë së Programimit Front-End dhe Akademisë së Programimit Full-Stack, ku detyra e studentëve ishte të zhillonin një website funksional.
‘’Special Olymipics Macedonia’’ është një OJQ që u vjen në shërbim nevojave të njerëzve me aftësi të kufizuara, me qëllim që t’i integrojë ata në shoqëri nëpërmjet zbavitjeve dhe sportit. Nëpërmjet këtij projekti, do të mundësohet komunikim pa pengesa dhe do të ndahen informacione mbi sukseset e shoqatës.
Në vijim, biseduam me studentët e Akademisë së Dizajnit të UX/UI rreth përvojës me këtë projekt
Emi: Punuam për një projekt, pra një webiste për Special ‘’Olympics Macedonia’’. Detyra jonë ishte krijimi i një website që do të plotësonte nevojat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale në territorin e RMV-së, duke qenë gjithashtu burimi kryesor i të dhënave dhe ngjarjeve me karakter informues.
Todor: Falë mundësisë për të punuar në projekte reale me kompani dhe organizata të jashtme, na është dhënë gjithashtu mundësia të punojmë në një website për ‘’Special Olympics Macedonia’’. Si çdo projekt tjetër, edhe këtë projekt e filluam duke u interesuar se cfarë është një Olimpiadë Speciale dhe cilat janë pritshmëritë e tyre nga ky projekt. Një nga sfidat që hasëm ishte si të hartojmë një zgjidhje që përmbush kriteret e Olimpiadës Speciale dhe zgjidhje që do të jetë e re dhe e shkëlqyer. Por, nëpërmjet punës me ekipin tonë fantastik dhe profesorët, të cilët na dhanë udhëzime dhe mbështetje, zhvilluam projektin fitues dhe kështu që i përmbushëm pritshmërite tona dhe të përfaqësuesve të Olimpiadës Speciale të Maqedonisë.
Aleksandra: Veçanërisht për këtë projekt, ne u frymëzuam nga faqe të ndryshme lidhur me Olimpiadën, Olimpiadën Speciale si dhe Dribble, Pinterest, etj. Gjëja më e rëndësishme në projektin tonë ishte që faqja të ishte e thjeshtë dhe e arritshme për njerëzit me aftësi të kufizuara, si dhe për njerëzit e tyre të dashur. Vendimet përfundimtare të dizajnit i morëm duke u konsultuar me të gjithë ekipin ku të gjithë përfaqësonim zgjidhjen tonë për një problem të caktuar. Së bashku diskutuam pikat e tyre të forta dhe dobësitë dhe përfundimisht morëm një vendim se cilin projekt do të zgjidhnim.
Elena: Ky ishte projekti ynë i parë real. Ishim me fat të kishim një mentor të shkëlqyer që na dha mbështetje të madhe dhe ekipin Brainster që na lejoi të punonim në një projekt kaq të mrekullueshëm. Gjatë gjithë procesit të ndërtimit të këtij projekti, ne patjetër përsëritëm gjërat që klienti na kërkoi të bënim. Mësuam se si të punojmë në një ekip me njerëz që jo vetëm janë krejtësisht të ndryshëm nga ne, por që gjithashtu vijnë edhe nga prejardhje të ndryshme. Dicka të rëndësishme që mësuam tjetër gjatë këtij projekti, ishte të ndiqnim jo vetëm dëshirën tonë në lidhje me dicka që pelqenim, por edhe udhezimet e klientit. Gjatë gjithë kohës kemi menduar se si mund të bejmë më të mirën për ta.
Jasminka: I gjithë procesi i punës ishte një sfidë e vërtetë, sepse ne kishim me të vërtetë një detyrë jashtëzakonisht të posaçme, jo vetëm teknikisht, por gjithashtu të një karakteri njerëzor. Kjo na dha një motiv shtesë për të njohur dhe për të kuptuar kërkesat e klientit. I gjithë ekipi i Olimpiadës Speciale padyshim meriton një website dinjitoz .Jemi të gëzuar që në këtë kohë të vështirë kemi kaq shumë njerëz të guximshëm që po përballojnë kaq shumë vështirësi dhe jemi ne që kemi pasur mundësinë të kontribuojmë në thjeshtimin e funksionimit dhe organizimit të tyre. Jemi pafundësisht të lumtur dhe ky është padyshim hapi i parë, por është një nxitje e madhe për të punuar me dëshirë edhe më të madhe në të ardhmen.
Rreth atmosferës së Hackathon të Akademisë së Programimit Front-End, morëm këta informacione:
Goce: Ky projekt është menduar për Olimpiadën Speciale Maqedoni. Prej nesh kërkohej të bënim një web aplikacion plotësisht funksional. Punuam me një ekip nga Akademia e Programimit Full-Stack dhe përdorëm bazën e tyre të të dhënave. Sfida ishte se kishim kohë të kufizuar për të punuar, përkatësisht i gjithë projekti duhej të zhvillohej për 48 orë. Arritëm t’i realizonim të gjitha kërkesat e klientit sepse punuam në ekip, dhe patëm komunikim të shkëlqyer me mentorin tonë Riste Samarxhiev.
Vladimir: Ne u përballëm kryesisht me dy sfida, njëra ishte periudha kohore në të cilën na duhej ta punojmë projektin, që ishte një periudhë kohore prej 48 orësh nga momenti kur u paraqit projekti dhe sfida e dytë ishte vendimi ynë për të punuar me kornizën (React.js) të cilën sapo kishim filluar të studionim. Megjithatë, organizimi i mirë, energjia pozitive që kishim gjatë gjithë procesit kur e zhvillonim web aplikacionin, si dhe udhëheqja e mentorit Riste Samarxhiev, na sollën rezultatin e dëshiruar.
Aneta: Komunikimi i qartë dhe i hapur mbi problemet që ndeshëm gjatë zhvillimit të projektit, si dhe ndarja e përgjegjësive, ishin kyç për suksesin e ekipit tonë. Vetëm mendimi se po krijojmë një produkt të veçantë që do të kontribuojë në funksionimin më të mirë të punës së klientëve, na motivoi të investojmë edhe më shumë njohuri dhe të fokusohemi edhe më shumë në këtë sfidë. Sigurisht, energjia pozitive në ekip dhe mbështetja reciproke mes nesh i bënë ato 48 orë edhe më argëtuese dhe interesante.
Daniela: Procesi i hartimit të këtij projekti filloi me prezantimin e zgjidhjes së dizajnit nga studentët e Akademisë së Dizajnit të UX/UI, të përgatitur në përputhje me udhëzimet dhe idenë e klientit. Pas koordinimit të bërë brenda ekipit, në radhë ishte zhvillimi i projektit, përkatësishtkrijimi i pjesës vizuale dhe funksionaliteteve të kërkuara, gjatë këtij procesi gjithnjë ishim në komunikim të vazhdueshëm me studentët e Akademisë Full-Stack në mënyrë që të bëjmë një lidhje të përshtatshme me bazën back-end.
Gjatë gjithë procesit ne patëm komunikim të rregullt me mentorin tonë dhe të gjitha sfidat i adresuam shumë shpejt. Së fundmi, besoj se puna në projekte reale veçanërisht kur kemi mundësinë të bashkëpunojmë me studentë nga akademi të tjera është në fakt një përvojë e madhe që na lejon të shohim aspektet reale të punës së njëdeveloper-i front-end .
Rreth inspirimit për të punuar në këtë projekt, studentët e Akademisë së Programimit Full-Stack na thanë:
Denisi: Për nevojat e këtij Hakatoni, duhej të zhvillohej një web solution që i përgjigjet plotësisht një dizajni të caktuar, i bërë më parë nga studentët e Akademisë së Dizajnit të UX/UI-së në Brainster. Kjo do të thotë se detyra jonë ishte të “ringjallnim” zgjidhjen e tyre dhe ta kthenim atë në një web faqe funksionale. Si studentë të Akademisë Full-Stack, ne duhej ta zhvillonim bazën e të dhënave, si dhe panelin e administratorit nëpërmjet të cilit administratori i caktuar do të ishte në gjendje të menaxhonte vetë të dhënat. Kërkesat e përfaqësuesve të Olimpiadës Speciale të Maqedonisë ishin që web solution të ishte transparente, e shpejtë dhe e lehtë për t’u përdorur, megjithatë edhe funksionale.
Andrej: Procesi për këtë projekt real ka filluar me punë maksimale që nga fillimi. Bashkë me ekipin iu afruam zhvillimit tërësor të projektit dhe krijimit të një plani. Plani përfshinte ndarjen e veprimtarive për një projekt më efektiv. Puna nën presion ishte sfida më e madhe për mua. Ne punuam me module që nuk ishin shumë të njohura për punën tonë, por me ndihmën e punës në ekip, komunikimit të përditshëm dhe këmbënguljes, ne ishim në gjendje t’i zgjidhnim këto probleme dhe të bënim një web aplikacion fitues.
Nikolla: Inspirimin personal që e kishim e ndamë edhe me njëri tjetrin. Ne u motivuam, vazhdimisht ishim në zoom, ndanim mendime dhe ide, thjesht u organizuam dhe ishim një ekip i shkëlqyer që u koordinuam në mënyrë të përsosur. U konsoliduam sepse mentorët dhe instruktorët tanë Ivica Pesovski dhe Daniela Ikonomova ndoqën nga afër dhe na dhanë udhëzime se në cilin drejtim duhet të shkojmë dhe çfarë të zbatojmë. Puna e ekipit është shumë me rëndësi, primare dhe kryesore në ato momente. Unë jam i kënaqur dhe mirënjohës për Brainster që na mundësoi të jemi pjesë e këtij Hakatoni.
Hristoferi: Edhe pse kemi hasur shumë sfida gjatë Akademisë, puna në projekt real për klientë të vërtetë ishte një nga projektet tona më sfiduese, por edhe interesante, një projekt nga i cili kemi mësuar shumë dhe na ka ndihmuar të krijojmë një vizion se si zhvillohet i gjithë procesi i punës në ekipe. Përvoja që kemi marrë në këtë projekt do të ketë një ndikim shumë pozitiv tek ne si programues. Team work makes the dream work.
Jordan: Pas përfundimit të suksesshëm të procesit të ndërtimit të një web aplikacioni për një klient të vërtetë që përfshin punën ekipore, koordinimin e mirë dhe njohurinë solide të teknologjive që përdorëm, më duhet të them se jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur sepse zgjidhja e bërë do të kontribuojë në jetën e të tjerëve dhe do të përdoret çdo ditë.
Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të krijoni histori të reja suksesi me ne, zbuloni më shumë rreth Akademisë së Programimit Front-end.
Në Akademinë e Programimit Front-end mësojmë nëpërmjet projekteve reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.
Cakto një takim me ekipin tonë të pranimit të studentëve për të marrë më shumë udhëzime dhe hollësi rreth programit!