Njihuni me Arjola Çela – studente në akademinë tonë të programimit Front-End në Brainster Albania.
Përshëndetje Arjola ! A mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?
Përshëndetje! Unë jam Arjola Çela, 28 vjeç, nga qyteti i Lushnjës. Më pëlqejnë udhëtimet, librat dhe lulet. Momentalisht jam në ishujt Karaibe. Në fakt mendërisht, se fizikisht jam në Jug të Shqiperisë. 💙
Jam diplomuar në Histori dhe Administrim Biznesi & Digital Marketing. Kam ushtruar profesionin(et) në mësuesi, menaxhim projektesh dhe hotelerizëm, burime njerëzore dhe rekrutime, trajnime, marketing freelancer.
Pse zgjodhët Brainster dhe akademinë tonë të programimit Front-End?
E kam zgjedhur Brainster për shumë arsye dhe tani që jam pjesë e kuptoj se ishte vendimi më i mirë dhe më i vështirë i 2024 dhe jam e lumtur për këtë. Akademia më e mirë e programimit në vend dhe në rajon; staf i kualifikuar; profesorë të talentuar dhe shumë mbështetës; një ambient me energji pozitive në zyrë, edhe në Zoom; super mikpritës; mundësia për të studiuar me bursë; dëshira për të zhvilluar veten dhe karrierën në dimensione të ndryshme.
Nëse je duke lexuar këtë intervistë tani, të sugjeroj që të vish edhe ti sepse e di që po mendon se si të ndryshosh të ardhmen, ndaj je në vendin e duhur: BRAINSTER.
A jeni përballur me ndonjë sfidë gjatë kohës qe jeni student në akademi, dhe në qoftë se po, si keni arritur t’i tejkaloni?
Ndonjë sfidë? Çdo ditë është një sfidë për mua sepse është diçka e re. Mbi të gjitha Challenges janë më të vërtet një challenge! Por vetëm falë ndihmës së profesor Klement Binaj, i cili është shumë i përkushtuar në punën e tij dhe në kohën e durimin extra që u jep studentevë kam arritur të bëj hapa të ngadaltë, por të sigurt. Përulësisht falenderuese edhe ndaj profesor Andi Lazaj dhe Franko Prifti për punën, mbështetjen, durimin dhe mirëkuptimin në çdo situatë. You are the best! 🌟
Por gjithashtu dua të theksoj se në kohë sfidash takojmë edhe njërëz shumë të mirë dhe bëjmë shoqëri të reja. Dua të përmend këtu përzemersisht Kim dhe Erand. Shumë faleminderit që nuk më keni lënë vetëm në këtë nisje të vrullshme. 🥰 Ja dhe disa arsye te tjera pse duhet të zgjidhni Brainster.
Nëse ju kërkojmë të përshkruani Akademinë tonë Front-End në një fjali, çfarë do të thuani?
Akademia Front-End ofron trajnime gjithëpërfshirëse në teknologjitë dhe praktikat moderne të zhvillimit të uebit për të fuqizuar zhvilluesit aspirues me aftësi të rëndësishme për industrinë.
Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?
Në kohën e lirë mua më pëlqen të shkoj në palestër, të kaloj kohë me veten dhe njërëzit që dua, së fundmi edhe të shoh Gossip Girl, të lexoj libra, të studioj për gjuhët e huaja, të gatuaj receta të ndryshme dhe patjeter qe udhëtimet e aventurat e mia dhe party hard (kur mundemi). Në fakt ka gjithnjë kohë për një party 🥳. Nëse kam ndonjë hobi do të thoja vetëm dy: të eksploroj botën sikur të mos ishte eksploruar kurrë më parë dhe të jetoj jetën çdo ditë. Yeah, life is simple. Don’t complicate it! Chill out and have fun! 😉
Cilat janë synimet e juaja pasi të mbaroni Akademinë Brainster?
Synimet e mia pasi të mbaroj Akademinë Brainster janë shumë të qarta. Një titull i ri, një karrierë e re, një kompani ndërkombëtare, të punoj nga shtëpia, por edhe pse jo te zyrat me cool në qytet, te Brainster. Të udhëtoj e të promovoj Shqiperinë dhe mundësitë që të rinjtë mund të gjejnë dhe të krijojnë këtu.
Ndoshta pasi të kem fituar eksperiencën e duhur do të doja të bashkohesha me stafin e mësimdhënies në Akademinë Brainster. Kam në mendje edhe diçka tjetër, por nuk mund ta ndaj këtu sepse do të prishej magjia. Deri atëherë nuk më mbetet gjë tjetër t’i them vetes, përveç se dream big and work hard little girl. Asnjë sukses nuk vjen pa shumë besim dhe punë në jetë.
XOXO Gossip Girl.
Së bashku me 10 kompani po japim 100 kupona nga 1000 euro për Akademinë e Programimit Front End. Aplikoni tani për kuponin tuaj dhe bëhuni student në akademinë tonë.