Njihuni me Klejdi Bimo – student në akademinë tonë të programimit Front-End në Brainster Albania. 

 

Përshëndetje Klejdi! A mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?

Përshëndetje! Unë jam Klejdi Bimo, 21 vjeç, nga qyteti i Vlorës. Prej tre vitesh jetoj dhe studioj në Tiranë dhe sapo kam përfunduar studimet bachelor për Informatikë Ekonomike. Më pëlqen të lexoj për teknologjinë, të dëgjoj muzikë dhe të shikoj game reality show.

 

Pse zgjodhët Brainster dhe akademinë tonë të programimit Front-End?

Arsyeja se pse zgjodha Brainster është për të pasuruar njohuritë e mia në front-end, duke qenë se akademia ofron të gjitha njohuritë e nevojshme për këtë fushë në një vend të vetëm. Këtë akademi e shikoj si një mundësi për të sfiduar dhe zhvilluar veten në një mjedis ku mund të eksperimentoj dhe të kem mbështetjen e vazhdueshme të profesorëve në Brainster. Gjithashtu, zgjodha akademinë Brainster si një mundësi për të zhvilluar projekte reale në front-end.

 

A jeni përballur me ndonjë sfidë gjatë kohës që jeni student në akademi dhe, nëse po, si keni arritur t’i tejkaloni?

Çdo leksion, çdo mentorim dhe çdo sfidë në Brainster është një provë që teston aftësitë e tua për të zgjidhur probleme të ndryshme, për t’u përshtatur me kërkesat e dizajnit dhe për të kërkuar mënyra të reja për të realizuar detyrat e kërkuara. Brainster vërtet është një mundësi për të testuar veten dhe për të kërkuar perfesionin nga vetja.

Kjo akademi na mëson disiplinën e punës, të mos dorëzohemi por të ecim përpara dhe të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Kjo nuk do të ishte e mundur pa treshen fantastike, siç i quaj unë, tre profesorët që kemi në Brainster. Gjej rastin t’i falenderoj për durimin, mbështetjen, këmbënguljen dhe profesionalizmin që kanë.

Është e pamundur që leksionet të bëhen të mërzitshme nga pozitiviteti që na fal profesor Andi Lazaj dhe mbështetja që na ka dhënë gjatë kësaj periudhe për të pyetur për çdo gjë të paqartë sa herë kemi nevojë. I jam falenderues profesor Klement Binaj për sfidat që na jep, për mbështetjen dhe interaktivitetin që na ofron gjatë workshopeve. Këmbëngulja e profesor Franko Prifti që ne të bashkëpunojmë dhe të punojmë sa më shumë, më bën të kërkoj gjithnjë e më shumë nga vetja e të mos ndalem përpara asnjë vështirësie. I falenderoj pafund të tre për punën e palodhur që bëjnë me ne.

 

Nëse ju kërkojmë të përshkruani Akademinë tonë Front-End në një fjali, çfarë do të thoni?

Akademia Front-End është vendi i vetëm ku gjithsecili, pavarësisht background-it, mund të mësojë si të ndërtojë një karrierë si front-end developer, duke të dhënë mundësi të mësosh praktikat më të mira të zhvillimit të aplikacioneve web dhe vendi ideal ku mund të sfidosh veten me projekte të larmishme.

 

Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?

Në kohën e lirë, si çdo vlonjat, më pëlqen të bëj xhiro buzë detit ku gjej motivimin dhe qetësinë që më nevojitet larg zhurmave të Tiranës. Dhe nëse po pyesni veten nëse më pëlqen noti… Pooo! Një tjetër hobi është bota e kriminalistikës që në fakt nuk është shumë larg përditshmërisë sime sepse në ditët e sotme të këtij zhvillimi teknologjik mund të parandalosh, hetosh dhe luftosh çdo sulm që vjen në forma të ndryshme. Gjithashtu, kohën e lirë që më mbetet dua ta shpenzoj me dy nipat e mi që janë 7 vjeç dhe 9 muajsh (jam dajo shembullor).

 

Cilat janë synimet tuaja pasi të mbaroni Akademinë Brainster?

Synimet e mia pas akademisë janë të vendos në zbatim njohuritë e fituara gjatë akademisë si freelance duke pasur mundësinë të punoj nga kudo, dhe të zgjeroj portofolin tim të projekteve. Dëshiroj të krijoj një të ardhme më të mirë për veten këtu në Shqipëri, por deri atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse të punoj, të punoj, të punoj fort për të bërë ëndrrat e mia realitet.

 

Së bashku me 10 kompani po japim 100 kupona nga 1000 euro për Akademinë e Programimit Front End. Aplikoni tani për kuponin tuaj dhe bëhuni student në akademinë tonë.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!