Në këtë blog, biseduam me Florim Haxhiun – student në Akademinë tonë të Programimit Front-End për përvojën e tij dhe mënyrën se si ai kalon në leksione.

 

Përshëndetje Florim, ne tashmë të njohim, por si do të prezantohesh ti me të tjerët, kush është Florimi?

Unë jam Florim Haxhiu dhe jetoj në Shkup. Unë punoj në kompaninë e telekomunikacionit A1 Maqedoni, në departamentin e zhvillimit dhe operimit të përdoruesve, si dhe ndihmoj një kompani të re që ofron zgjidhje të sigurisë kibernetike në zhvillimin e produkteve inovative dhe vërtetimin e tyre në treg. Më pëlqen të udhëtoj dhe të lexoj, por pasi lindi djali im, ai  ka marrë të gjithë vëmendjen dhe kohen time të lirë.

Si duket dita jote e zakonshme si student në Akademinë e Programimit Front-End?

Më duhet të pranoj se është intensive, për më tepër që detyrimet e punës dhe ato familjare e kufizojnë kohën që mund t’i kushtoj Akademisë. Falë fleksibilitetit dhe mundësisë së mësimdhënies online, si dhe organizimit të shkëlqyer nga Brainster, arrij të vazhdoj me programin dhe t’i tejkaloj me sukses sfidat.

Cili është moduli yt i preferuar dhe pse?

Edhe pse ne kemi edhe module të tjera, patjetër që është JavaScript. Ky modul është më sfiduesi deri tani, i cili kërkon një kombinim të punës së palodhur, logjikës dhe analizës për të pasur sukses.

Çfarë do t’i thonit për Akademinë dikujt që dëshiron të regjistrohet dhe të fillojë një karrierë në këtë fushë?

Do të doja të inkurajoja këdo që dëshiron të mësojë shkathtësi të reja dhe të zhvillohet profesionalisht të regjistrohet në një nga Akademitë e Brainster. Gjithçka që duhet të bëni është të tregoni interes dhe instruktorët dhe mentorët e shkëlqyer do të kujdesen për pjesën tjetër.

Një moment nga Akademia që do ta mbash në mend përgjithmonë?

Momenti kur pas vetëm disa muajsh nga fillimi i Akademisë, pata njohuri të mjaftueshme për të përfunduar projektin e parë. Me siguri do të ketë edhe shumë momente të tjera të paharrueshme që mezi i pres.

Mësimi më i rëndësishëm që ke marrë në leksione?

Konfirmimi që,të gjithë mund të përmirësohen në nivel profesional dhe personal, me dëshirë dhe përpjekje në një mjedis të përshtatshëm.  

Dhe së fundi, ku e sheh veten në të ardhmen?

Jam i sigurt se pas përfundimit të Akademisë do të kem mundësinë të punoj në projekte interesante që do të ndihmojnë shumë kompani dhe përdorues individual të zgjidhin/tejkalojnë më lehtë problemet/sfidat e tyre.

 

Regjistrimet për grupin e radhës në Akademinë e Programimit Front-End janë duke u zhvilluar!

Interesi është shumë i madh dhe numri i vendeve – i kufizuar, ndaj rezervoni në kohë!

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!