Njihuni me Eklis Kotorri – studenti i muajit në Akademinë e programimit Front-End për muajin Mars 2024.

 

Emri dhe mbiemri: Eklis Kotorri

Profesioni: Inxhinier Elektrik

 

Përshëndetje Eklis! A mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?

Përshëndetje! Unë jam Eklis Kotorri, 26 vjeç dhe kam mbaruar studimet në Inxhinierinë Elektrike. 

Eklis, fillimisht, urime për shpalljen tuaj si studenti i muajit për Mars 2024. A mund të ndani me ne se çfarë ju ka motivuar për të arritur këtë?

Duke qenë se programimi ka qenë gjithmonë një fushë që e kam patur pasion dhe dëshirë për ta mësuar, jam përpjekur të ndjek me përpikmëri akademinë dhe kjo ka bërë të mundur këtë. 

A jeni përballur me ndonjë sfidë gjatë akademisë, dhe në qoftë se po, si keni arritur t’i tejkaloni?

Akademia ka qenë shumë e qartë, profesorët kanë qenë gjithmonë të gatshëm për ndihmë kur kam patur pyetje. 

Cilat janë mendimet e juaja përgjithësisht për kurrikulën e Akademisë deri tani?

Përgjithësisht, kurrikula ka qenë e kuptueshme, e mirë organizuar dhe mbulon të gjithë modulet e nevojshme.

Nëse ju kërkojmë të përshkruani Akademinë tonë Front-End në një fjali, çfarë do të thuani?

Akademia Front-End e Brainster është e përshtatshme për fillestarët dhe për të gjithë ata që duan të zhvillojnë më tej njohuritë e tyre në këtë fushë.

Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?

Zakonisht kohën e lirë e kaloj duke shikuar shumë filma dhe dëgjuar muzikë të zgjedhur. 

Ku e shihni veten në të ardhmen?

Në të ardhmen, e shoh veten si një programues i aftë, në një punë që përmbush çdo kërkesë që kam.

 

Akademia jonë Front-End tani është pjesë e programit të qeverisë AKPA. Aplikoni tani dhe përfitoni bursa!

Vendet për regjistrim në Akademi janë të limituara dhe janë duke u plotësuar shumë shpejt.

Pra, mos hezitoni! Aplikoni tani dhe hidhni hapin e parë drejt një prej karrierave më të paguara në botë.

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!