Nexhat Hoxha – studenti i muajit në Akademinë e programimit Front-End

Njihuni me Nexhat Hoxha – Studenti i muajit në Akademinë e Programimit Front-End për muajin dhjetor 2023.

 

Emri dhe mbiemri: Nexhat Hoxha

Profesioni: Inxhinier i Burimeve të Energjisë. (Programues i ardhshëm) 

 

Përshëndetje Nexhat! Edhe pse ne në Brainster ju njohim, a mund të prezantoni veten për lexuesit tanë?

Jam Nexhat Hoxha, banues në Tiranë. Kam mbaruar Master për Burime të Energjisë, por përgjatë viteve kam ushtruar profesione të ndryshme ndër të cilat asnjëra nuk lidhej me programimin. Duke parë që kërkesa në treg për programuesit është gjithmonë në rritje, e kam parë si një mënyrë shumë të mirë që të aftësohem në një fushë të re (Front End Developer) e cila do më jepte mundësinë që të nis një karrierë të re me perspektivë shumë të lartë, që mundëson edhe punën në distancë, të cilën e shikoj si një mënyrë jetese të përshtatshme për të ardhmen time.

 

Nexhat, fillimisht, urime për shpalljen tuaj si student i muajit për dhjetor 2023. A mund të ndani me ne se çfarë ju ka motivuar për të arritur këtë?

Dëshira për të realizuar projekte (të cilat i kam parë si të pamundura për mua deri para pak kohësh) si dhe dëshira për të ndryshuar karrierën time profesionale sa më shpejtë.

 

A jeni përballur me ndonjë sfidë në muajin e parë të akademisë sonë, dhe në qoftë se po, si keni arritur t’i tejkaloni?

Sfida ime personale ka qenë familjarizimi me diçka që për mua ka qenë komplet e panjohur, me një menyrë të re të të mësuarit, por që fatmirësisht kam gjetur disponueshmërinë maksimale për ndihmë nga pedagogët dhe studentët e tjerë.

 

Cilat janë mendimet e juaja përgjithësisht për kurrikulën e Akademisë deri tani?

Kurrikula më duket shumë e mirë strukturuar. Mendoj, që tematikat dhe shpërndarja e tyre në kohë, i japin mundësinë te gjithëve (edhe fillestarëve si unë) të përthithin informacionin dhe të mësojnë ta vënë atë në zbatim.

 

Nëse ju kërkojmë të përshkruani Akademinë tonë Front-End në një fjali, çfarë do të thuani?

Një Akademi miqësore, e mirë organizuar dhe cilësore në staf. 

 

Jashtë akademisë, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën tuaj të lirë? A keni ndonjë hobi?

Kush ka kohë të lirë në ditët e sotme… (natyra, hiking, dal për vrap nga liqeni artificial i Tiranës, futbolli, ku çdo javë luaj kalceto dhe thjesht të rri) 

 

Ku e shihni veten në të ardhmen?

Diku në botë duke punuar e udhëtuar njëkohësisht! 

 

Për shkak të interesit të madh, aplikimet për Bursat Brainster janë hapur sërish.

Vendet për regjistrim në Akademi janë të limituara dhe janë duke u plotësuar shumë shpejt.

Pra, mos hezitoni! Aplikoni tani dhe hidhni hapin e parë drejt një prej karrierave më të paguara në botë.

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë