5 Trende që nuk duhen injoruar në programimin Front-End në vitin 2023

Me zhvillimin e shpejtë të epokës digjitale dhe shfaqjen e shumë metodologjive, mjeteve dhe praktikave të reja në programimin Front End, programuesit duhet të ndjekin trendet e reja për të tejkaluar sfidat e ardhshme.

Megjithëse sfidat vazhdojnë edhe më tej, ajo në të cilën ne mund të mbështetemi janë trendet në programimin Front End që do të kenë një ndikim të madh në botën e IT-së.

 

Në vijim, zbuloni se cilat janë 5 trendet kryesore në fushën e Front End për vitin 2023.

 

  •   CSS First

CSS si një gjuhë skriptimi po zhvillohet me një ritëm shumë të shpejtë. Ajo që është karakteristike për këtë gjuhë është se shumë nga gjërat që bëheshin me JavaScript ose të animuara nga dizajnerët, tani mund të punohen vetëm në CSS. Të gjitha website-et dhe aplikacionet pritet të mbështeten gjithnjë e më pak në JavaScript për të krijuar efekte të ndryshme vizuale dhe arsyet kryesore për këtë janë pikërisht opsionet e reja të CSS për transformimet 3D, filtrat, layers dhe të ngjashme.

 

  •   Dark Mode

Dark Mode i website-ve dhe web aplikacioneve po kthehet gjithnjë e më shumë në modë. Deri para 2 vitesh, kjo paraqitje e faqeve dhe aplikacioneve ishte kryesisht një gjë “geeky” karakteristike kryesisht për programuesit dhe entuziastët e teknologjisë, por kjo po ndryshon ngadalë. Që nga viti i kaluar dhe fillimi i këtij viti, shumë website dhe aplikacione të njohura dhe të mëdha hasin dark mode. Disa madje,e preferojnë edhe më shumë dark mode, kështu që përdoruesit do të duhet ta ndërrojnë atë nga modaliteti i nditshëm po ta preferojnë në atë mënyrë, dhe kjo është e kundërta e asaj që praktikohej më parë. Është interesante të theksohet se edhe disa aplikacione të reja tani krijohen vetëm me dark mode, domethënë nuk kanë fare një version të ndritshëm.

 

  •   Website dhe aplikacione të bazuara në video

Shpejtësia e internetit sjell me vete mundësi të reja për dizenjimin e faqeve dhe aplikacioneve interesante. Nëse deri para disa viteve shmangej përdorimi i videove në website kryesisht për shkak se ngadalësonte ngarkimin e përmbajtjes, sot formatet dhe optimizimet e ndryshme të videos që ekzistojnë, kombinuar me internetin optik më të shpejtë në nivel global, lejojnë shfaqjen website-ve dhe aplikacioneve të bazuara në video, që është një trend i ri. ·   

 

  • Thjeshtësia

Edhe pse gjatë viteve të fundit përdoruesit janë tërhequr më shumë nga animacionet e zbukuruara dhe dizajnet e guximshme të interface, vitin e kaluar dhe fillimin e këtij viti, fokusi ka filluar të kthehet në website-et që janë më të thjeshta dhe më të lehta për t’u përdorur. Thjeshtësia ofron shumë përparësi për përdoruesit, ndër të cilat më e rëndësishmja është lehtësia e përdorimit dhe lundrimit nëpër website-et dhe aplikacionet. Sigurisht që, vetë programuesit i shijojnë avantazhet e thjeshtësisë.

Përdorimi i kodit të thjeshtë, shumë herë funksionon më shpejt dhe përdor më pak burime, që shkakton një performancë dhe shkallëzim më të mirë, dhe është më pak i prirur ndaj gabimeve dhe më i lehtë për t’u testuar, që po ashtu shkakton aplikacione me cilësi më të lartë. Sipas kësaj, është mjaftë e logjikshme që një nga tendencat e Front End për këtë vit të jetë thjeshtësia. Pavarësisht se çfarë lloj produkti po krijoni, përpiquni ta mbani atë të thjeshtë dhe intuitiv.

 

  • Progressive Web Apps (PWA)

Sipas studimeve të fundit, njerëzit shpenzojnë të paktën 1-3 orë në ditë duke përdorur pajisjet e tyre celular. Duke u përpjekur të plotësojnë nevojat e përdoruesve modernë, kompanitë kanë filluar të krijojnë aplikacione web-i që i ofrojnë përdoruesve një përvojë të jashtzakonshme. 

Progressive Web Apps (të njohura si PWA) janë web aplikacione që nuk dallohen nga aplikacionet vendase për përdoruesit. Për shkak se pjesa kryesore e të dhënave ruhet në cache, ato janë të shpejta, ngarkohen në vetëm disa sekonda dhe nuk kanë nevojë për lidhje interneti për të punuar, domethënë të gjitha funksionet mund të kryhen edhe nëse përdoruesi nuk ka qasje në internet në atë moment. Sigurisht, avantazhi kryesor i PWA-së është përmirësimi rrënjësor i përvojës së përdoruesit, i cili garantohet se do të çojë në një rritje të shkallës së konvertimit.

 

Nëse dëshironi të jeni pjesë e komunitetit Coding dhe të ndërtoni histori të reja suksesi me ne në vitin 2023, zbuloni më shumë rreth Akademisë.

Akademinë e Programimit Front-End, ne mësojmë duke punuar në projekte reale për klientë të vërtetë, nën mentorimin e instruktorëve me përvojë të dëshmuar.

Interesi është shumë i madh dhe numri i vendeve – i kufizuar, ndaj rezervoni në kohë!

 

 

Related Stories For You

Trending Stories që mund të ju interesojnë

A mund të të zëvendësojë AI? 🤔 Përgjigju këtyre 10 pyetjeve dhe zbuloje!